Trafikuan drogë në Spanjë/ Konfiskohen 27 pasuri të Kreshnik Budllës dhe Erneo Farrukut
GJKKO ka konfiskuar pasuritë e dy personave Kreshnik Budll...

Goditet një grup i strukturuar kriminal në Durrës, të cilët rekrutonin vajza nga Kina dhe i shfrytëzonin për prostitucion.
Policia e Durrësit bëri të mundur arrestimin e një anëtari të grupit, në kërkim shpallen 2 organizatorët dhe u proceduan penalisht 7 shtetase nga Kina.
Njoftimi i Policisë:
"Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm”, pas një hetimi 4-javor me metoda proaktive.
Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.
Goditet një grup i strukturuar kriminal që rekrutonte shtetase nga Kina dhe i sillte në Shqipëri, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.
Vihet në pranga një anëtar i grupit, shpallen në kërkim 2 organizatorët dhe procedohen penalisht 7 shtetase nga Kina.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prostitucioni”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm”, i cili u zhvillua në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.
Në kuadër të këtij operacioni:
-u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 50 vjeç, lindur në Kinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-nisi procedimi penal për 7 shtetase nga Kina, për veprën penale “Prostitucioni”;
-u shpallën në kërkim shtetasi kinez G. L., 47 vjeç, njëri prej organizatorëve të grupit, dhe shtetasja kineze Y. Zh., 45 vjeçe, menaxhere e grupit, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset kineze rekrutoheshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë shtetasit kinezë G. L. dhe Y. Zh., lindur dhe banues në Kinë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në Vietnam, ende të paidentifikuar, pasi i rekrutonin shtetase kineze në Kinë, i dërgonin për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit në Shqipëri, ku siguronin apartamente dhe makina me qira për kryerjen e këtij aktiviteti.
Nga hetimet rezultoi se ky grup kriminal përfaqësohej në Shqipëri, nga shtetasi G. L., i cili bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të shtetaseve kineze që ushtronin aktivitetin kriminal në Shqipëri. Shumat e parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal, ky shtetas i dërgonte tek shtetasja Y. Zh., që jeton në Bahrein, e cila bënte ndarjen e parave, 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin kriminal nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë, në bankë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 13 celularë, 1 laptop, 1 fletore me shënime per vlerat monetare të përfituara dhe sende të tjera.
Maaterialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."/CNA
GJKKO ka konfiskuar pasuritë e dy personave Kreshnik Budll...
Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Durrësit...
Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ca...
Policia ka kryer një aksion antidrogë në disa qytete si Vl...
Në Tiranë janë arrestuar 3 persona dhe janë proceduar pena...
Para togave të zeza në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rret...
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzi...
Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur ...
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj shqiptarëve...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e së di...
Mëngjesin e kësaj të diele ka ndodhur një aksident në aksi...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Përmet në...
Një 40-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë dy persona m...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Ti...
Një makinë e blinduar e policisë së Kosovës është aksident...
Një person është gjetur i pajetë këtë të premte në fsh...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëp...
16-vjeçari nga Korça me iniciale A. A., pesë ditë më parë ...
Pas arrestimit të një 14-vjeçari nga Policia e Vlorës, i c...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...