web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në aksin Tepelenë-Përmet/ Plagoset pasagjerja, bllokohet qarkullimi i mjeteve

14 Dhjetor 2024, 17:12, Kronika CNA

Aksident në aksin Tepelenë-Përmet/ Plagoset pasagjerja, bllokohet

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Përmet në afërsi të Urës së Dragotit.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën për shkak të rrëshqitjes nga reshjet e shiut.

Burimet bëjnë me dije se ka mbetur e plagosur një pasagjere, e cila është transportua në spitalin e Gjirkostrës për ndihmë mjekësore.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor dhe si rrjedhojë radhët kilometrike të mjeteve janë në pritje për të lëvizur./CNA





Lajmet e fundit nga