Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...

SPAK zbuloi ditën e sotme detaje në lidhje me organizatën kriminale në Elbasan, të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët akuzohen se trafikonin kokainë në Evropë dhe më gjerë.
Sipas njoftimit të SPAK-ut, dy vëllezërit nisën të eliminonin kundërshtarët në vitin 2018, për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera.
Vrasjet e para ishin ato të Endrit Alibejt, Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk Erdal Duranay, në 29 dhjetor të 2018-ës, në Bradashesh të Elbasanit.
“Vrasja e trefishtë, ku u vra shtetasi Endrit Alibej, më 29.12.2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se është kryer nga kjo organizatë kriminale dhe se qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me konkurencën për zotërimin e tregut të kokainës. Vrasja e shtetasit Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm të shtetasit Endrit Alibej”, thuhet në njoftim.
Prokuroria e Posaçme deklaron se vëllezërit Çopja fshihen pas 6 vrasjeve dhe 14 tentativave për vrasje.
Ata janë porositësit e vrasjeve të Klevi Bahos, Andi Zylyfit dhe Klevis Kapllanit. Gjithashu, akuzohen se vëllezërit kanë porositur atentatet e mbetura në tentativë ndaj Erion Alibejt, Nuredin Dumanit, Aleksandër Bahos dhe një sërë personash të tjerë.
Gjithashtu, SPAK thekson se vjedhja me armë e 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të vitit 2019, ishte organizuar nga grupi kriminal i 2 vëllezërve.
Pjesë nga njoftimi i SPAK-ut:
Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e organizatës kriminale, si më poshtë:
1) Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese” në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj;
2) Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 01.07.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan;
3) Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin;
4) Fakti penal “vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.09.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë;
5) Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.01.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan;
6) Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 29.11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat.
7) Fakti Penal “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier;
8) Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.
Gjithashtu kjo organizatë kriminale ka kryer dhe veprime aktive duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale me qëllim kryerjen e vrasjes së disa shtetasve, konkretisht:
9) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;
10) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;
11) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;
12) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – nëntor 2020;
13) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – tetor 2020;
14) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore tetor – nëntor 2020;
15) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Q. A., ngjarje e planifikuar të kryhej në shtator të vitit 2020;
16) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A. S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore dhjetor 2019 – janar 2020;
17) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A. S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2020 – janar 2021;
18) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit R. S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore janar 2020 – janar 2021;
19) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit E. C., ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore janar 2020 – nëntor 2020;
20) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A. Ç., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – nëntor të vitit 2020;
21) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt maj – gusht të vitit 2020;
22) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A. B., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – gusht të vitit 2020.
23) Janë evidentuar dhe dokumentuar raste te përkrahjes së autorit të krimit, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe moskallëzim krimi.
24) Gjithashtu, është evidentuar dhe rekrutimi i dy punonjësve të policisë së shtetit, për të kryer veprime në kundërshtim me detyrën për llogari të organizatës kriminale.
25) Është evidentuar edhe fakti penal i “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ”, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe “Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
26) Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan./ CNA
Vëllezërit Franc Çopja dhe Hajdar Çopja janë vënë në s...
SPAK zbardhi këtë të enjte detaje nga operacioni “Plum...
SPAK goditi trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Mbretëri...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
SPAK-u, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe atë t...
Gjykata e Posaçme ka vendosur të rrëzojë kërkesën e të...
Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Pleshisht...
Marklen Haka është ndaluar në Dubai, pas shpalljes në ...
Këtë të mërkurë është ndaluar në Dubai Marklen Haka, ish-a...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj...
Në pyllin e Bodesë, në Maliq po vijon “lufta” me flakët. A...
Një sipërfaqe toke është përfshirë nga flakët këtë të ...
SPAK-u ka kryer një megaoperacion ku ka goditur eksponentë...
SPAK-u ka kryer operacion në disa qytete kundër krimit të ...
Gjatë operacionit që po zhvillohet me urdhër të SPAK-u...
Një 35-vjeçar është marrë peng në Tiranë nga disa persona,...
Policia ka vënë në pranga shtetasin Dh.M., 47 vjeç, për ve...
Një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës është përfsh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Liqeni...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...