web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndezi zjarr dhe i doli nga kontrolli/ I moshuari humb jetën nga asfiksia

31 Korrik 2024, 19:44, Kronika CNA
Ndezi zjarr dhe i doli nga kontrolli/ I moshuari humb jetën nga asfiksia
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkurë në fshatin Peshtan Bregas të Fierit.

90-vjeçari me iniciale N. C. ndezi zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, por situata i doli jashtë kontrollit.

Në tentativë për të shuar flakët, i moshuari është asfiksuar dhe ka humbur jetën.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.

Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", thuhet në njoftimin e policisë./ CNA





Lajmet e fundit nga