web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E mori rrjedha e lumit Mat/ Humb jetën 66-vjeçari

4 Janar 2026, 10:26, Kronika CNA

E mori rrjedha e lumit Mat/ Humb jetën 66-vjeçari

Një shtetas 66-vjeçar, Xh.Zh, ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në Klos, pasi është marrë nga rrjedha e fortë e lumit Mat, teksa tentonte ta kalonte atë.

Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës kanë nisur kërkimet.

Trupi i pajetë i 66-vjeçarit është gjetur disa kilometra më poshtë nga vendi i ngjarjes, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pa shenja jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./ CNA





Lajmet e fundit nga