Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...

Media britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një tjetër artikull portugezit, Ruben Saraiva, personit që ekzekutoi Ardian Nikulajn në mes të ditës në lokalin e tij në Shëngjin.
Prestigjiozja britanike e nis artikullin me vrasjen që tronditi Lezhën dhe jo vetëm, vrasje kjo e kryer në vazhdën e gjakmarrjes mes dy familjeve shqiptare, e cila ka zgjatur pothuajse tre dekada dhe ka marrë tashmë nëntë jetë.
“Në një drekë pranvere në vitin 2023, një burrë i veshur si shpërndarës picash hyri në një hotel me pesë yje në një vendpushim bregdetar shqiptar, i tha mirëmëngjes pronarit që ishte ulur duke pirë kafe dhe e qëlloi gjashtë herë nga afër me një pistoletë automatike të prodhimit sovjetik. Vrasja me gjakftohtësi, e cila u filmua nga kamerat e sigurisë, ishte vrasja e shtatë në një gjakmarrje tre-dekadëshe midis dy familjeve në shtetin ballkanik. Por për herë të parë, kjo vrasje për gjakmarrje ishte një operacion i udhëhequr nga britanikët. Personi i armatosur, Ruben Saraiva, u rrit në rrethinat e qeta të Londrës dhe dyshohet se u ndihmua nga një skuadër vrasësish britanike me katër anëtarë, të cilët vepronin si ekipi i tij i mbikëqyrjes “, thuhet në artikull.
Më tej, Daily Mail ka vijuar me përshkrimin e jetës së portugezit, ku shkruhet se Ruben Saraiva, u kthye nga një djalë i qetë në një vrasës me pagesë për një familje kriminale shqiptare në Angli. Dy prindërit e tij janë shprehur të habitur për atë që kishtë bërë djali i tyre.
“Saraiva është djali i prindërve portugezë, një baba ish-futbollist dhe nënë infermiere. Të dy përshkruhen si njerëz të sjellshëm dhe punëtorë, të cilët thuhet se janë të habitur nga ajo që i ndodhi djalit të tyre. Një nga burimet e afërta familjare tha për Dily Mail: “Ne jemi njerëz të mirë, ne nuk jemi kriminelë. Edhe Rubeni është i tillë. Ne mbetëm të shtangur.
Saraiva u zhvendos nga Portugalia në Mbretërinë e Bashkuar me të atin kur ishte katër vjeç. Kur nëna e tij erdhi në Mbretërinë e Bashkuar katër vjet më vonë, ai e ndau kohën midis babait të tij, i cili jetonte në periferi të Reading, Berkshire, dhe nënës së tij që u vendos në Lewisham, në juglindje të Londrës.
Fotografitë e Saraivës në rininë e tij e tregojnë të veshur me kostum dhe kravatë. Ai u rrit si Dëshmitar i Jehovait. Ai nuk dilte në rrugë kur ishte fëmijë i vogël, pasi nëna e tij nuk e lejonte. Saraiva i tha gazetës Mail se kishte një rritje normale dhe se ajo përbëhej kryesisht nga loja e futbollit dhe ndjekja e shkollës.
Foto e publikuar nga Daily Mail
Në adoleshencën e tij të vonë, ai e surprizoi nënën e tij duke shkuar të jetonte me të atin gjatë gjithë kohës dhe njerkën në Reading, ku ai ndoqi kolegjin dhe punoi në një depo Tesco. Ishte gjithashtu vendi ku jeta e tij mori një kthesë të errët.
Foto e publikuar nga Daily MailNë moshën 17 vjeç, ai dhe një tjetër u kapën duke shitur kokainë dhe heroinë me një vlerë prej më shumë se 600 paundësh në Wokingham aty pranë. Ai mori një dënim me kusht në Gjykatën e Reading në vitin 2013 dhe më pas u kthye për të jetuar me nënën e tij. Në fillim gjithçka shkoi mirë, dhe ai ndoqi kurse ndërtimi dhe elektricisti dhe filloi një praktikë pune.
Por ai u rikthye shumë shpejt në telashe pasi goditi me thikë një 17-vjeçar gjatë një sherri me thikë. Ai u burgos për disa vjet, pasi u dënua për plagosje me dashje, dhe ata besojnë se gjatë kohës që ishte pas hekurave ai pati kontaktin e parë me botën e krimit shqiptar”, thuhet ndër të tjera në artikullin e medias britanike.
Saraiva kishte fluturuar nga Londra për në Shqipëri dy muaj para sulmit të prillit 2023. Mes masave të rrepta sigurie në Gjykatën e Lezhës, gjyqtari vendosi ta dënojë Saraivën me burgim të përjetshëm. /CNA
Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në Lungomare të Vlor...
Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kavajë, pas...
Një banesë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në Ori...
Një 32-vjeçar është plagosur me thikë ditën e djeshme në V...
Një banesë është përfshirë nga zjarri afër zonës së Tregut...
Vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes së djeshme...
Kryeparlamentari dhe drejtuesi politik i Qarkut të Korçës ...
Një operacioni policor i koduar “Argjendaria”, ka përfundu...
Shërbimet e Policisë kanë zbuluar një magazinë, të marrë m...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin K...
Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur ditën e sot...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në pranë qyte...
Një operacion i gjerë antidrogë, i koduar “Night Clubs”, ë...
Në kuadër të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave ...
Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në ...
Një shtetas grek është dërguar pa shenja jete mbrëmjen e s...
Një konflikt ka ndodhur në një pikë servisi në lagjen 10 t...
"Daily Mail" i ka kushtuar një artikull dënimit me burgim ...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligj...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisari...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...