Vijon operacioni i AMP-së në Rinas për aktivitet kriminal të policëve/ Pritet vendimi i gjykatës
Vijon operacion i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në bash...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin maj.
Njoftimi i Policisë:
Angazhimi maksimal, 24/7, i të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, në zbatim të planeve operacionale kombëtare “Sundimi i ligjit”, “Tempulli” dhe “Territor i pastër”, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, sollën si rezultat goditje intensive të veprimtarive kriminale.
Megaoperacionet dhe operacionet patën prioritete goditjen e kultivimit, shpërndarjes dhe trafikimit të cannabisit dhe drogave të forta, posedimit dhe trafikimit të armëve të zjarrit, si dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për përfshirje në grupe dhe në organizata kriminale.
Gjithashtu, në bazë të planeve të posaçme policore dhe ndërstrukturore, ka nisur angazhimi intensiv për të garantuar një sezon turistik të sigurtë.
?Si rezultat i punës së Policisë, gjatë muajit maj, janë finalizuar 84 operacione policore, 11 prej tyre, me partnerët ndërkombëtarë;
-Janë vënë në pranga 635 autorë të dyshuar veprash penale, 67 prej tyre ishin në kërkim kombëtar;
-42 749 bimë dhe fidanë cannabisi janë asgjësuar si rezultat i 18 operacioneve kundër kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Territor i pastër”;
-Gjatë muajit maj janë sekuestruar 181 kg cannabis sativa, 11.3 kg kokainë, mijëra doza të këtyre lëndëve, 470 doza heroine dhe 5000 fara cannabisi;
-Janë sekuestruar 10.5 milionë euro (para dhe asete) të dyshuara me burim krimin;
-Falë operacioneve të bazuara në inteligjencën policore, janë sekuestruar 23 armë zjarri, 4 kallëpë lënde eksplozive, 2 kundragazë dhe sasi e madhe municioni luftarak;
-3 grupe kriminale që shitnin lëndë narkotike dhe trafikonin armë nga Kosova ose drejt Anglisë, janë goditur nga Policia e Tiranës dhe e Durrësit, gjatë operacioneve “Tempulli 3”, “Transportuesi 2” dhe “Pakot”;
-Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, janë parandaluar në Durrës, Fier, Mat dhe Lezhë, 6 ngjarje kriminale me përdorimin e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta.
-Janë zbardhur 133 vjedhje (disa prej tyre, me dhunë), 1 vrasje e dyfishtë e kryer në fshatin Bodrishtë dhe 1 plagosje me armë zjarri e kryer në Durrës;
-Në Rinas, Morinë, Tiranë, Durrës, Korçë janë goditur 10 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme;
-Nga kontrollet në terren dhe në bazë të denoncimeve të qytetarëve, janë konstatuar dhe goditur 143 raste të krimeve kundër mjedisit;
-Janë evidentuar dhe trajtuar ligjërisht 121 raste të dhunës në familje, të cilat më pas janë adresuar për t’u trajtuar nga institucionet e tjera kompetente;
Në kuadër të parandalimit dhe goditjes së organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, gjatë muajit maj, janë evidentuar dhe goditur 19 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Është intensifikuar bashkëpunimi i strukturave policore me FRONTEX. Në këtë kuadër janë finalizuar 4 operacione kundër transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve dhe janë bllokuar në kufi 168 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në territorin shqiptar, me qëllim përfundimtar një nga vendet e BE-së.
????Policia Rrugore gjatë muajit maj intensifikoi kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset e vendit, duke përdorur makinat inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës, në prag të sezonit turistik.
Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:
Janë vënë në pranga 183 drejtues mjetesh, nga të cilët 130 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 53 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
Janë pezulluar 293 leje drejtimi, nga të cilat 144 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 88 për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 61 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.
?Ndërkaq, Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.
Si rezultat i punës dhe angazhimit në përmbushje të prioriteteve, janë goditur:
41 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 9 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin, 10 tentativa për të futur/nxjerrë në pikat e kalimit kufitar, mallra të kontrabanduara dhe 4 raste të trafikimit të mjeteve motorike.
Në kuadër të masave për sigurinë detare, Njesia e Policisë Detare dhe Policia Kufitare kanë nisur kontrollet për dokumentacionin e mjeteve lundruese, për respektimin e rregullave të lundrimit dhe të perimetrit të sigurisë per pushuesit. Si rezultat i kontrolleve, janë bllokuar 5 mjete lundruese argetuese Jet Sky dhe janë ndeshkuar me masë adminsitratve, nga 10 000 lekë, pronarët e tyre.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë, për vijimin intensiv të megaoperacioneve kombëtare me qëllim sundimin e ligjit në territor, të operacioneve me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar, si dhe për të bashkëpunuar me qytetarët për të krijuar një ambient të sigurtë.
Njëkohësisht, Policia e Shtetit është e vendosur për të thelluar procesin e vetëpastrimit, duke larguar nga radhët e saj ata punonës që abuzojnë me detyrën dhe cenojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve apo shpërdorojnë detyrën duke u bërë palë me krimin, dhe në këtë kuadër fton qytetarët dhe mediat që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tillë dhe çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional dhe ligjor./CNA
Vijon operacion i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në bash...
Agjencia e Mbikqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë ...
Në minierën e Bulqizës ka ndodhur një tjetër aksident ...
Policia e Elbasanit u ka sekuestruar arsenal armësh dy vël...
Një 62-vjeçar është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një la...
Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 47 150 euro, 8...
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një bilanc të punës në t...
Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor P...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Poragdec-Drilo...
Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. 63-vjeçarja dy...
Komuniteti lokal i Arvit është tronditur nga tragjedia...
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 4 persona S. Ç...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës ...
Të shtunën, Policia e Tiranës ka vënë në pranga djalin e ‘...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës. Një pe...
Një i dënuar ka qëndruar në grevë urie prej 13 ditësh. Bëh...
Një shqiptar është vënë në pranga në Belgjikë pas një urdh...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi. Një shqipt...
Një shqiptar është arrestuar me qëllim ekstradimi, në sajë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...