web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO+VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti në aksin Pogradec-Drilon  

1 Qershor 2024, 20:42, Kronika CNA

FOTO+VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti në aksin Pogradec-Drilon  

Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Drilon. Automjeti me drejtuese shtetasen N. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. M.

Si pasjoë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

CNA ka siguruar pamjet nga vendngjarja ku shihen dhe dy automjetet të përfshira në aksident.

Siç mund të shihni nga video dhe fotot, bëhet fjalë vetëm për dëme materiale.

FOTO+VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti në aksin Pogradec-Drilon  

Policia ndodhet në terren për të siguruar qarkullimin e lëvizjeve të automjeteve dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.

“Më datë 01.06.2024, rreth orës 19:12, në aksin rrugor "Pogradec-Drilon", automjeti me drejtuese shtetasen N. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. M. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën.  Me drejtuesit e automjeteve do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhej në njoftimin e policisë./ CNA





Lajmet e fundit nga