Vjedhje e majme në filial/ Shkarkohet drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.4 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurit Nazif Ajroski, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, në mënyrën e transportimit, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, paragrafi i 1-ë, 22 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
I pandehuri Nazif Ajroski është akuzuar për faktin e tentativës për të trafikuar nga Porti i Durrësit për në Itali të sasisë prej 324 kilogram e 400 gram lëndë narkotike të llojit kokainë, të paketuar në 300 (treqind) pako të mbështjella me natriban, lëndë narkotike e cila ishte vendosur në një hapësirë të përshtatur mbi serbatorin e një kamioni me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili drejtohej nga i pandehuri (kokainë e sekuestruar në datën 18.06.2021).
I pandehuri u dërgua për gjykim dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka deklaruar fajtor për akuzat e mësipërme dhe e ka dënuar me 8 (tetë) vjet burgim.
Pas dërgimit për gjykim të të pandehurit Nazif Ajroski, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdoi hetimet në një procedim penal të ndarë, për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Me qëllim zbulimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal u krijua një Skuadër e Përbashkët Hetimore mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë Themelore Publike të Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pas një hetimi të përbashkët disamujor dhe kryerjes së shumë veprimeve hetimore, në datën 03.04.2023 autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut arrestuan katër shtetas si të dyshuar për veprat penale të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Nazif Ajroski në tentativën për të trafikuar përmes Portit të Durrësit të sasisë prej 324 kg e 400 gram kokainë, e sekuestruar në datën 18.06.2021.
Falenderojmë Prokurorinë Themelore Publike të Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore./CNA.al
Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrje...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë disa “parashiki...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar një botues...
Para Gjykatës së Elbasanit ka dalë shtetasja ruse, Svetlan...
Apeli i GJKKO ka vendosur që të rikthejë për gjykim As...
Ka dështuar për të disatën herë seanca për Arbër Paplekajn...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet në rrugën “K...
Pas atenatit të një dite më parë në Shkozet, është zbardhu...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin me inicialet ...
Tre persona janë plagosur në zonën e Laprakës, pas një she...
Një aksident ka ndodhur në aksin Bilisht-Kapshticë, ku aut...
Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar në v...
Bashkëjetuesja e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetajt...
CNA ka siguruar pamjet e atentatit me eksploziv në Shkozet...
Një atentat me eksploziv është shënuar këtë të hënë në Shk...
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet - Durrës, në...
Një automjet është hedhur në erë me eksploziv. Sipas ...
Ish-zyrtarja, Alda Klosi, ka kërkuar ndryshimin e masës së...
Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin e automjetit, i...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...