web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bandat e trafikut të drogës/ Gazetarja: Funksionojnë si aleancë me role të ndara

4 Nëntor 2025, 20:02, Kronika CNA

Bandat e trafikut të drogës/ Gazetarja: Funksionojnë si

Gazetarja Fatjona Mejdini ka folur për bandat shqiptare që trafikojnë drogë dhe që janë nën hetim nga drejtësia. E ftuar në emisionin Në Shënjestër, Mejdini është shprehur se grupet kriminale shqiptare tashmë funksionojnë si aleancë secili me role të ndara.

"Unë besoj se janë të hapur për të bashkëpunuar me këdo. Janë fleksibël dhe për anëtarët e rinj. Trafikimi i drogave të forta nuk është më ai klasiku, por të shikosh dhe në komunikime janë më shumë netëorke, janë individë që lidhin aleanca fluide të përqëndruara te fitimi te operacionet të ndryshme.

Është padyshim aleancë. Unë shoh se të gjithë janë me një rol të barabartë. Janë të ndarë me marrëveshje të sakta biznesi me njëri-tjetrin e dinë si do ta prokurojnë kokianën, kush do të ketë çfarë etj.  I kanë rolet e ndara.

Në rastin e Alibejt, ishte i vlefshëm për këtë organizatë në aksin Francë-Britani e Madhe. Ogrnaizonte logjistikën në këtë aks", tha gazetarja Mejdini./ CNA





Lajmet e fundit nga