web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transportoi 19 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës/ Kapet 26-vjeçari

3 Nëntor 2025, 13:14, Kronika CNA

Transportoi 19 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës/ Kapet

Një 26-vjeçar u kap nga forcat policore, pasi në vitin 2020 bashkëpunoi për transportimin e kundërligjshëm të 19 emigrantëve që synonin të shkonin në shtetet e BE-së.

Shtetasi K. M., u kap në rrugën “Atë Thanasi” në kryeqytet.

Ai është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi:

Si rezultat i adminstrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin “Location”.

Në kuadër të operacionit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, u kap në rrugën “Atë Thanasi”, shtetasi K. M., 26 vjeç.

Gjykata e Apelit e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në vitin 2020, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, transportoi drejt Tiranës, 19 emigrantë që synonin të lëviznin ilegalisht, në shtetet e BE-së.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga