Aksident në Lushnje/ Makina përplaset me kamionin, plagosen dy persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Stan-Karbunarë. ...

Gazetari Artan Hoxha ka folur për ekstradimin e të njohurit si baroni i drogës Gëzim Çela.
I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, me Ylli Rakipin Hoxha tha se, ai ka patur lidhje me politikanët më të rëndësishëm të vendit.
Ai shtoi se i ka takuar dhe personalisht dhe kjo e ka kthyer në njeriun e fuqishëm i cili për shumë kohë ka qenë në kërkim për krime dhe veprimtari të tjera kriminale.
"Ai nuk kishte bindje por ka patur miqësi me politikanët më të rëndësishëm të vendit, qoftë edhe duke i takuar personalisht. Nuk mund të bëhesh njeri i rëndësishëm në këto nivele të kësaj bote, pa patur lidhje politike dhe pa korruptuar njerëzit e zbatimit të ligjit.
Ditën e sotme u ekstradua nga Kosova, Gëzim Çela. Ai u arrestua në fshatin Dardani pranë Ferizajt, në shoqërinë e dy femrave nga Shqipëria dhe një shtetasi të Kosovës. Ka qenë në kërkim për një kohë të gjatë. Ajo që i krijoi një mit dhe aureolë, është fakti që edhe pse ishte në kërkim, ka qendruar në Shqipëri, ka bërë biznes, ka patur lidhje të forta, me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe me politikën.
Në fakt karriera e tij është shumë e gjatë, nga ata që mund të quhen edhe themelues të krimit të organizuar. Ka historik që pas viteve 90’. Ka qenë pjesëtar i forcave speciale, ka punuar edhe në policinë kriminale, ka qenë shoqërues edhe i titullarëve. Në fillim të viteve 2000 fillojnë historitë me policinë shqiptare. Në Itali është akuzuar në vitet 90’ edhe për vrasjen e dy karabinierëve, pas një përplasje. Në Shqipëri u arrestua për llogari të palës italiane. Pritej dënim i rëndë, u përpoq të pengojë ekstradimin.
Kujtoj emrin “baroni i drogës” ia kemi vënë, sepse na duhej titulli i faqes së parë, nuk kishte hapësirë mjaftueshëm dhe të gjithë akuzat e tij ishin të gjata, e vetmja akuzë që nuk kishte ishte trafiku i drogës, dukej sikur ia parashkruam atë që do ti ndodhte. Edhe pse u dënua, arriti të lirohet sepse siguroi një epikrizë, që provonte se rrezikonte jetën pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. U largua në Turqi për trafik heroine dhe bëri burg atje. U soll pastaj në Shqipëri, ka qendruar pak kohë dhe u shpall në kërkim.
Vijmë pastaj te ngjarjet e fundit. Fusha e veprimit ka qenë zona e Fushë Kuqes, Kurbini, Lezhë dhe Tiranë. Është njeri me lidhje shume të forta dhe reputacion shumë të fortë në zonën e vet. Ka patur shumë njohje policore, njeri me shume ndikim në zonë.
Gëzim Çela ka qenë faktor i rëndësishëm në fushatat elektorale. Kam nxjerrë imazhe që mjetet e Gëzim Çelës kanë qenë me flamuj. Përpiqej të krijonte lidhje me forcën ne pushtet, për të krijuar lehtësira dhe të vijonte aktivitetin. Kishte aftësi mbreslënëse korruptuese. Kishte shumë impakt te zyrtarët e shtetit dhe policisë, te prokurorët, gjyqtarët.
Ai nuk kishte bindje por ka patur miqësi me politikanët më të rëndësishëm të vendit, qoftë edhe duke i takuar personalisht. Nuk mund të bëhesh njeri i rëndësishëm në këto nivele të kësaj bote, pa patur lidhje politike dhe pa korruptuar njerëzit e zbatimit të ligjit.
Është interesante si do të shkojë procesi, SPAK do të tentojë të bëjë edhe identifikim të pasurive të tij. Do të jetë betejë e fortë, mbetet ta shohim. Në burgjet shqiptare besoj duhet të jetë te pesë persona më të rëndësishëm të arrestuar", tha Hoxha./ CNA
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Stan-Karbunarë. ...
Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Ermal Muça dha detaje...
Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Interpol Ti...
Gjykata ka lënë në burg sipërmarrësin e ndërtimeve në maga...
Policia e Tiranës njofton se prej 4 muajsh rezulton e zhdu...
Një punonjës i Doganave është pezulluar nga detyra. Bëhet...
Mëngjesin e sotëm është gjetur e mbytur një grua në liqeni...
Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në lag...
Për atentatin me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e së ...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar me iniciale G...
Policia e Durrësit ka vënë nën hetim 5 shtetase të huaja q...
Një vogëlushe vetëm 3 vjeçe, e cila një ditë më parë r...
Një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Korçë, duke u h...
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjar...
Ndërron jetë te spitali i Traumës i moshuari me iniciale H...
Pas arrestimit nga autoritetet turke, ka dalë fo...
Një banesë është përfshirë nga flakët pranë zonës së ish-K...
Për atentatin me armë zjarri që ndodhi para shkollës 9...
I moshuari me iniciale H.M., i cili u plagos me armë z...
Në Portin e Durrësit është arrestuar në flagrancë shte...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...