Skana gozhdon Gjonin: Deputeti part time që i qan zemra për Mirditën, po deformon realitetin
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord të takohen “në ditët në vijim”, tha një zyrtar i Kremlinit.
Kjo vjen pas deklaratës së Trump, e cila thotë se kishte “shanse të mira” që ai mund të takohej personalisht me udhëheqësit rusë dhe ukrainas “shumë shpejt” për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
Kur u pyet në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën në mbrëmje nëse Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Putin kishin rënë dakord për një samit trepalësh, Trump tha se kishte një “perspektivë shumë të mirë”, por nuk dha hollësi.
Një afat që Trump i ka vënë Rusisë për të rënë dakord për një armëpushim në Ukrainë ose për t'u përballur me sanksione më të gjera skadon të premten.
Komentet e Trump të mërkurën erdhën pas bisedimeve në Moskë midis të dërguarit të tij Steve Witkoff dhe presidentit rus Vladimir Putin, të cilat presidenti amerikan i përshkroi si "shumë produktive".
Kremlini lëshoi një deklaratë të paqartë të mërkurën në lidhje me vizitën e Witkoff në Moskë, duke i quajtur diskutimet "konstruktive" dhe duke vënë në dukje se të dyja palët kishin shkëmbyer "sinjale".
Witkoff ka udhëtuar në kryeqytetin rus katër herë këtë vit. Pas çdo udhëtimi, Trump shprehu optimizëm se një armëpushim ishte afër.
Megjithatë, muajin e kaluar, ai pranoi për "BBC"-në se në të katër rastet, Putini e kishte zhgënjyer.
Por Presidenti i SHBA-së tani po përdor një ton më të kujdesshëm, duke u thënë gazetarëve të mërkurën: "Nuk e quaj një përparim... ne kemi punuar për këtë për një kohë të gjatë. Ka mijëra të rinj që po vdesin... Unë jam këtu për ta përfunduar këtë gjë."
"New York Times" kishte raportuar më parë se Trump shpresonte të takohej personalisht me Putin-in javën e ardhshme, me një takim të mundshëm trepalësh me Zelensky-n që do të pasonte.
Ndërkohë, Zelensky tha se kishte folur me Trump-in rreth vizitës së Witkoff-it, me udhëheqës europianë që ishin gjithashtu në telefon.
Zelensky ka paralajmëruar se Rusia do të ndërmarrë hapa seriozë drejt paqes vetëm nëse fillon të mbarojë paratë.
Të enjten, udhëheqësi ukrainas tregoi mbështetjen e tij për një takim midis tre udhëheqësve.
“Ne në Ukrainë kemi thënë vazhdimisht se gjetja e zgjidhjeve të vërteta mund të jetë vërtet efektive në nivelin e udhëheqësve”, shkroi ai në X. Ai shtoi se është “e nevojshme të përcaktohet koha dhe gama e çështjeve që duhen trajtuar”.
Pritjet për një zgjidhje deri të premten janë të zbehta dhe Rusia ka vazhduar sulmet e saj ajrore në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës pavarësisht kërcënimeve të Trump për sanksione.
Ndërsa presioni rritet, Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv që vendoste një tarifë prej 25% mbi importet indiane për shkak të blerjes së vazhdueshme të naftës ruse.
Përpara se të merrte detyrën në janar, Trump tha se do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës brenda një dite. Konflikti ka vazhduar dhe retorika e tij ndaj Moskës është ashpërsuar që atëherë.
Tri raunde bisedimesh midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll nuk kanë arritur ta sjellin luftën më afër fundit, tri vjet e gjysmë pasi Moska nisi pushtimin e saj të plotë.
Parakushtet ushtarake dhe politike të Moskës për paqe mbeten të papranueshme për Kievin dhe partnerët e saj perëndimorë. Kremlini gjithashtu ka refuzuar vazhdimisht kërkesat e Kievit për një takim midis Zelensky-t dhe Putin.
Ndërkohë, SHBA-ja miratoi të martën 200 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën, duke përfshirë mbështetje për prodhimin e dronëve./ CNA
Zjarrfikësit francezë po luftojnë për të tretën ditë radha...
Të hënën e 4 gushtit, Enver Bajraktari u gjet i groposur n...
Në një kohë kur autoritetet iraniane po përballen me pasoj...
Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Presidentit të SHBA-së...
Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, ka njoftuar se kandidati i koa...
Gazeta prestigjoze amerikane New York Times, duke iu refer...
Një person është arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në ...
Udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Armenisë do të takohen me ...
Pesë ushtarë në Fort Stewart u qëlluan sot në një incident...
Zjarri më i madh i rënë në Francë këtë verë po përhapet në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se dëmi n...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka ndarë këtë të mërkurë një...
Një biznesmen turk që lundronte nga Yalova, Turqi, drejt G...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të m...
I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe ai i Rusisë, Vlad...
Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje dhe Hercegovinës, gjat...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të presë sot...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar të komento...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkof...
Një lutje e heshtur u mbajt në Japoni të mërkurën në mëngj...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...