Si Sokol Sadushi ka "kapur" sistemin e diplomacisë?
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...

Në një kohë kur autoritetet iraniane po përballen me pasojat e konfliktit të qershorit me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, rikthimi i politikanit veteran, Ali Larijani, si sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, përbën rikthim politik, i cili, megjithatë, nuk ishte i papritur.
Pas përfundimit të luftës, 67-vjeçari theksoi se në ditën e parë të sulmeve izraelite, aparati i sigurisë iraniane e kishte kontaktuar dhe i kishte kërkuar dorëheqjen. Vitin e kaluar, Larijanit iu ndalua garimi për president.
Megjithatë, tani ai do të luajë rol qendror në formësimin e politikave pas bombardimeve izraelite dhe amerikane që vunë në pah dobësitë ushtarake të Iranit.
“Larijani u la mënjanë dhe u përjashtua, por kurrë nuk u hoq plotësisht nga skena politike”, tha analisti politik iranian me bazë në Londër, Babak Dorbeigi, për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë (REL).
“Gjatë luftës 12-ditëshe ndodhën disa zhvillime të rëndësishme. Një çështje madhore, siç është theksuar nga zyrtarët dhe media, ishte llogaritja e gabuar e kapaciteteve mbrojtëse të Iranit”, shtoi ai.
"Nevoja urgjente për ndryshim"
Sulmet izraelite dhe amerikane goditën objekte të rëndësishme ushtarake dhe bërthamore, duke e turpëruar Teheranin, i cili u duk se nuk ishte në gjendje të mbrohej siç duhet.
Zyrtarët ofruan versione të ndryshme për shkallën e dëmit të pësuar, duke krijuar përshtypjen se në udhëheqjen iraniane mbretëron rrëmuja.
“Megjithatë, çështja më kritike - ajo që ka përparësi para të gjitha të tjerave – është të kuptuarit se, në kohë lufte, nuk mund të kërkosh mbështetje tek udhëheqësi suprem [ajatollah Ali Khamenei]”, tha Dorbeigi.
“Mungesa e tij dhe mungesa e udhëheqjes në Iran zbuluan një boshllëk të madh në krye. E gjithë kjo tregon për një nevojë urgjente për ndryshim”, shtoi ai.
Në këtë kontekst, Larijani shihet si një figurë e besueshme, i cili është i aftë për të marrë “vendime të arsyeshme”.
I cilësuar si pragmatist, ai do të punojë ngushtë me presidentin iranian, Masud Pezeshkian, i cili kryeson organin e sigurisë dhe shpesh shihet si proreformist.
Por, vendimet e këtij organi duhet të miratohen nga Khamenei, gjithsesi.
“Përderisa Khamenei mbetet në krye të sistemit, nuk duhet pritur ndonjë ndryshim strategjik në politikë, vetëm rregullime taktike”, tha analisti iranian me bazë në Paris, Reza Alijani, për REL.
“Roli i Larijanit duket se është menaxhimi i krizës, që përfshin edhe menaxhimin e kompromiseve, pasi Khamenei asnjëherë nuk lejon që kompromiset t’i atribuohen drejtpërdrejt atij”, shtoi ai.
Larijani e ka mbajtur më parë këtë post, nga viti 2005 deri në vitin 2007, dhe më pas ka shërbyer si kryetar i Parlamentit iranian deri në vitin 2020. Në këtë rol, ai fitoi rëndësi ndërkombëtare duke mbështetur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë (të njohura si E3).
Administrata e parë e Trump-it u tërhoq nga ajo marrëveshje dhe SHBA ishte në proces negociatash me Teheranin kur filluan sulmet ajrore izraelite në qershor.
Bisedimet u ndërprenë papritur dhe nuk kanë rinisur. Teherani thotë se nuk mund t’i besojë Uashingtonit, ndërsa Shtëpia e Bardhë dyshon nëse ka ndonjë vlerë në vazhdimin e bisedimeve, duke pasur parasysh dëmin e shkaktuar në objektet bërthamore iraniane.
Pas konfliktit, Irani vazhdoi bisedimet me E3 dhe Bashkimin Europian më 25 korrik.
Vendet e E3 paralajmëruan se, nëse nuk arrihet një marrëveshje bërthamore me Iranin deri në fund të gushtit, ato do t’i rikthejnë të gjitha sanksionet e OKB-së ndaj Iranit duke aktivizuar mekanizmin e marrëveshjes së vitit 2015.
Këshilltar i lartë për çështjet bërthamore
Para riemërimit të tij në Këshillin e Sigurisë, Larijani ishte tashmë këshilltari kryesor i Khameneit për çështjet bërthamore.
Më 20 korrik, ai u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Kremlin dhe “përcolli vlerësime për situatën e përshkallëzuar në Lindjen e Mesme dhe për programin bërthamor iranian”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Disa muaj para konfliktit me Izraelin dhe SHBA-në, Larijani kishte paralajmëruar në televizionin iranian se një sulm do ta bënte Iranin më të prirë për të zhvilluar armë bërthamore.
Por, që nga sulmet, zyrtarët iranianë kanë shmangur përmendjen e kësaj çështjeje, duke theksuar në vend të kësaj se Irani do ta vazhdojë pasurimin e uraniumit.
Është një dallim që fuqitë perëndimore nuk e pranojnë, pasi Irani ka pasuruar uraniumin në nivele shumë më të larta sesa kërkohen për një program bërthamor civil.
Emërimi i Larijanit ndodhi dy ditë pasi Irani njoftoi krijimin e një Këshilli të ri të Mbrojtjes, nën mbikëqyrjen e Këshillit të Sigurisë./REL
Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Presidentit të SHBA-së...
Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, ka njoftuar se kandidati i koa...
Gazeta prestigjoze amerikane New York Times, duke iu refer...
Një person është arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në ...
Udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Armenisë do të takohen me ...
Pesë ushtarë në Fort Stewart u qëlluan sot në një incident...
Zjarri më i madh i rënë në Francë këtë verë po përhapet në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se dëmi n...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka ndarë këtë të mërkurë një...
Një biznesmen turk që lundronte nga Yalova, Turqi, drejt G...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të m...
I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe ai i Rusisë, Vlad...
Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje dhe Hercegovinës, gjat...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të presë sot...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar të komento...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkof...
Një lutje e heshtur u mbajt në Japoni të mërkurën në mëngj...
Edhe në tokat bujqësore në Herson të Ukrainës, kërcënimi i...
Një rrëke balte nga një përmbytje e menjëhershme ka përfsh...
Një delegacion nga Muzetë e Vatikanit i dhuroi Papa Leo XI...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...