
Andrija Mandiq është kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi dhe, njëherësh, anëtar i Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, i cili komandon Ushtrinë e Malit të Zi.
Mandiqi e mori mbështetjen e 49 deputetëve të shumicës së re parlamentare - koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi (partia e ish-Frontit Demokratik), Lëvizja Evropa Tani, Demokratët, Partia Popullore Socialiste pro-Serbe dhe dy parti shqiptare, gjatë votimit në një seancë të Parlamentit malazez të hënën pasdite.
Parlamenti malazez i ka 81 deputetë.
Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve në opozitë u larguan nga salla para votimit. Ata lidhën një fjongo të zezë në mikrofon në emër të, siç thanë, ditës së zezë për demokracinë në Mal të Zi.
Mandiqi është udhëheqës i Demokracisë së Re Serbe - anëtare e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus (DF) - i cili së voni është riemëruar si koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi.
Prioritete të politikës së jashtme të partisë së Mandiqit janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ajo është, po ashtu, kundërshtare e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO.
Për shkak të zgjedhjes së Mandiqit, në orën 18:00 në para Kuvendit filloi protesta e organizuar nga Forumi i Qytetarëve të Lirë të Luçës dhe partitë opozitare.

Në politikën rajonale, Mandiq ka marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me presidentin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik.
Ai e mohon edhe gjenocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës së viteve ’90. Është, gjithashtu, i afërt me ideologjinë e lëvizjes çetnike, e cila ka bashkëpunuar me Gjermaninë hitleriane në Luftën e Dytë Botërore.
Titullin simbolik të dukës çetnik e ka që nga viti 2007. Tash e dy dekada është deputet në Parlamentin e Malit të Zi. Ai u zgjodh me krye të këtij institucioni me ... vota. Zgjedhja e Mandiqit është pjesë e një pakete më të gjerë të ndarjes së pushtetit.
Sipas marrëveshjes së mandatarit për kryeministër, Millojko Spaijiq, me shumicën e re, partitë e Frontit Demokratik do ta mbështesin Qeverinë e tij të pakicës në Parlament dhe, në fund të vitit të ardhshëm, do të bëhen zyrtarisht pjesë e saj.
Uashingtoni zyrtar ka paralajmëruar dhe shprehur disa herë shqetësim se Qeveria e re përbëhet nga parti dhe liderë që janë aktivisht kundër vlerave euroatlantike. Qëndrim i ngjashëm është shprehur në disa raste edhe nga institucionet evropiane.
Në vitin 2019, presidenti rus, Vladimir Putin, u takua në Beograd me Andrija Mandiqin dhe një udhëheqës tjetër të Frontit Demokratik, Millan Knezheviq, të cilët atëkohë kanë qenë në opozitë.
“Mandiq dhe Knezheviq ia kanë përcjellë presidentit të Rusisë përshëndetjet e popullit serb në Mal të Zi dhe kanë theksuar se shumica e Malit të Zi e percepton atë si president të vetin”, ka thënë atëkohë Fronti Demokratik.
Sipas atij njoftimi, Putin u ka thënë atyre se janë “heronj të vërtetë” dhe se duhet “të durojnë”.

Mandiq dhe Knezheviq janë akuzuar se kanë planifikuar një “grushtshtet” në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi, në vitin 2016, së bashku me anëtarët e shërbimit rus, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, si dhe me tetë shtetas të tjerë serbë.
Rasti është lidhur me përpjekjet për ta penguar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
Me aktgjykimin e shkallës së parë, në maj të atij viti, ata janë dënuar me nga pesë vjet burgim.
Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë vendimin dhe e ka çuar rastin në gjykim të ri.
Mandiq dhe Knezheviq i kanë mohuar akuzat, duke pretenduar se bëhet fjalë për një proces të inskenuar politikisht.
Një burim nga administrata amerikane ka konfirmuar në vitin 2022 se Fronti i tyre Demokratik është financuar nga Rusia gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2016./ REL
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur të hënën ...
Gratë rrallë kanë marrë role luftarake në vijën e parë bre...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi këtë të hë...
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, në konferencën ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje...
Trupat dhe automjetet e blinduara izraelite depërtuan më t...
Shani Louk, një grua gjermano-izraelite e rrëmbyer nga...
Mëngjesin e së hënës, me vendim të Gjykatës Speciale, ...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi...
Mëngjesin e së hënës, me vendim të Gjykatës Speciale j...
Qindra pacientë janë të bllokuar në spitalet në veri t...
Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe rreth 50 janë pla...
Numri i njerëzve të vrarë gjatë sulmeve izraelite në G...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Fëmijët po përballen me një situatë katastrofike në Gaza, ...
Gazetari dhe komentatori amerikan Bill O’Reilly gjatë ...
Qindra protestues anti-hebrenj sulmuan dhe mbyllën aer...
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të die...
Ish-drejtori i CIA-s, David Petreaus ka folur lidhur m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...