Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën në mbrëmje ka arritur në Shkup, duke filluar turneun e saj në Ballkanin Perënidmor, pasi ajo pas kryeqendrës maqedonase do të vizitojë Prishtinën, Podgoricën, Beogradin dhe Sarajevën.
Gjatë vizitës në Shkup dhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor, kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen do ta do të prezantojë Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor.
Korniza është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Paketa e investimeve e planifikuar nga blloku për avancimin e rajonit arrin në 6 miliardë euro – 2.1 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi. Megjithatë, ndihma për rajonin do të kushtëzohet nga shkalla e reformave të zbatuara në secilin prej vendeve veç e veç.
Përveç kësaj, gjatë takimeve me autoritetet maqedonase një vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet reformave dhe ndryshimeve kushtetuese që janë të domosdoshme për integrimin evropian.
“Kemi çështje të rëndësishme për të biseduar në lidhje me reformat dhe angazhimet tjera para përfundimit të procesit të shqyrtimit dhe përpara publikimit të Raportit Vjetor të Progresit 2023. Në takimet e ditës së hënë presim diskutime të dobishëm të fokusuar në hapat dhe planet e ardhshme për përparim të shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE”, tha zëvendëskryeministri maqedonas, Bojan Mariçiq, përmes një postimi në Facebook pas pritjes që i bëri zyrtares së BE-së në aeroportin e Shkupit.
Vizitën në Maqedoninë e Veriut, shefja e KE-së e nisi me një darkë pune me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, ndërsa të hënën do të pritet nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Ajo po ashtu do të vizitojë edhe një fabrikë për përpunimin e pemëve dhe perimeve të financuar nga programi evropian IPARD.
Në agjendës e zyrtares së lartë të BE-së, për momentin nuk janë paraparë takime me drejtuesit e opozitës maqedonase nga të cilët varet nëse do të miratohen apo jo ndryshimet kushtetuese deri në dhjetor, pas së cilës do të dihet nëse Këshilli Evropian do ta marrë vendimin që Shqipëria së bashku me Maqedoninë e Veriut të nisin fazën e dytë të negociatave të anëtarësimit.
Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka thënë se nga vizita e Ursula von der Leyen pret që ajo të njoftojë nisjen pa kushte të bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
“Unë pres që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dalë me qëndrimin se Maqedonia [e Veriut] pa kushte do të nisë bisedimet BE-në dhe se pa kushtet shtesë me të cilat po ballafaqohet vendi ynë, do t'i fillojmë negociatat”, ka deklaruar Mickovski duke komentuar vizitës e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Zyrtarja e BE-së, pritet të theksojë rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj si popull shtetformues, ashtu siç parashihen me atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e kontesteve me Bullgarinë.
Ndryshimet duhet të miratohen nga Kuvendi me dy të tretat, por shumica parlamentare nuk ka votat e nevojshme andaj kërkohet mbështetja e opozitës, e cila i kundërshton me arsyetimin se janë të “dëmshme për interesat shtetërore e kombëtare maqedonase”./ REL
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të die...
Ish-drejtori i CIA-s, David Petreaus ka folur lidhur m...
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, tha më 29 tetor se ...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë...
Rusia do të konfiskojë asetet që i përkasin shteteve t...
Avionët izraelitë mëngjesin e së dielës kanë kryer sulme a...
Linjat telefonike dhe lidhjet e internetit po kthehen ngad...
Tre palestinezë u vranë gjatë natës nga forcat izraelite n...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e ka cilësu...
Ish-zëvendëspresidenti i Donald Trump, Mike Pence ka p...
Analisti Neritan Alibali tha se kryeministri i Kosovës...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha para një t...
Këtë javë në Bruksel, pas takimit me udhëheqësit e Bashkim...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në bu...
Familjet e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi në Rr...
Banka Qendrore e Kosovës, Banka Botërore dhe Fondi Monetar...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje...
Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një përfaqësuesi t...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Iran, që ka tërhe...
Komandanti i paragliderit të HAMAS-it, i cili ndihmoi në p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...