web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përleshje në burgun e Idrizovës/ Plagosen disa persona, gjenden 82 thika, drogë dhe telefona

28 Tetor 2023, 17:02, Kosova & Bota CNA
Përleshje në burgun e Idrizovës/ Plagosen disa persona, gjenden
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në burgun e Idrizovës, në Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka ndodhur një përleshje ku janë lëndur dhjetë policisë dhe disa të burgosur.

Të burgosurit, sipas zëdhënësit të MPB-së, Toni Angellovski, kanë bërë rezistencë gjatë përpjekjes së policisë për të kontrolluar qelitë e tyre, pas informacioneve se po mbanin gjësende të ndaluara. Gjatë bastisjes që është kryer me urdhër që Gjykatës Penale të Shkupit, policia në qelitë e të burgosurve ka gjetur 63 telefona celularë, 82 thika, katër thumba, 71 mbushës telefoni dhe substance narkotike.

“Gjatë veprimeve të policisë është mbledhur një grup më i madh i të burgosurve dhe kanë bërë rezistencë aktive, por pas masave dhe veprimeve të ndërmarra ata janë mposhtur. Me këtë janë lënduar dhjetë policë, ndërsa janë lënduar edhe disa nga të burgosurit”, tha Angelovski në një video-regjistrim të publikuar në faqen e internetit të MPB-së./ CNA





Lajmet e fundit nga