OKB: Palestinezët hynë me forcë nëpër depo për t’u furnizuar me ushqime
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë...

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, tha më 29 tetor se bombardimet e vazhdueshme të Izraelit në Gazë “mund të detyrojë të gjithë” të veprojnë. Ky është paralajmërimi i fundit i lëshuar nga Republika Islamike që kur nisi lufta mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, tri javë më parë.
Izraeli ka bombarduar territorin e Rripit të Gazës që kur militantët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona, shumica prej tyre civilë.
Që atëherë, në Gazë janë vrarë mbi 7.700 persona, gjysma e tyre fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
“Krimet e regjimit zionist kanë kaluar vijat e kuqe dhe kjo mund të detyrojë të gjithë që të ndërmarrin veprime”, shkroi Raisi në X, që më herët njihej si Twitter.
“Uashingtoni na ka kërkuar ne që të mos bëjmë asgjë, por ata vazhdojnë t’i japin mbështetje të madhe Izraelit”, tha ai.
“SHBA-ja ka dërguar mesazh te Boshti i Rezistencës, por ka marrë një përgjigje të qartë në fushëbetejë”, tha Raisi, duke iu referuar rrjetit që ka Republika Islamike dhe aleatët e saj, sikurse Hezbollahu në Liban, rebelët huthi në Jemen dhe forca të tjera shiite në Irak dhe Siri.
Edhe pse nuk është ende e qartë se çfarë iu referua Raisi, megjithatë ka pasur një sërë sulmes ndaj forcave amerikane në Irak dhe Siri, por edhe shkëmbim të zjarrit midis Hezbollahut dhe forcave izraelite në kufi me Libanin që kur ka nisur lufta midis Izraelit dhe Hamasit.
Irani, që mbështet financiarisht dhe ushtarakisht Hamasin, e ka cilësuar sulmin e 7 tetorit të grupit militant palestinez si “sukses”.
Megjithatë, Teherani ka insistuar se nuk ka qenë i përfshirë në sulm.
“Irani e konsideron si detyrë për të mbështetur grupet e rezistencës, por grupet e rezistencës janë të pavarura sa i përket mendimeve të tyre, vendimeve dhe veprimeve”, tha një ditë më parë Raisi gjatë një interviste për Al-Jazeera./ REL
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë...
Rusia do të konfiskojë asetet që i përkasin shteteve t...
Avionët izraelitë mëngjesin e së dielës kanë kryer sulme a...
Linjat telefonike dhe lidhjet e internetit po kthehen ngad...
Tre palestinezë u vranë gjatë natës nga forcat izraelite n...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e ka cilësu...
Ish-zëvendëspresidenti i Donald Trump, Mike Pence ka p...
Analisti Neritan Alibali tha se kryeministri i Kosovës...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha para një t...
Këtë javë në Bruksel, pas takimit me udhëheqësit e Bashkim...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në bu...
Familjet e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi në Rr...
Banka Qendrore e Kosovës, Banka Botërore dhe Fondi Monetar...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje...
Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një përfaqësuesi t...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Iran, që ka tërhe...
Komandanti i paragliderit të HAMAS-it, i cili ndihmoi në p...
BE donte të tregonte se i menaxhon edhe dy konflikte të rë...
Një peshkatar i cili rezultonte i zhdukur për gati dy ...
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan të premten se ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...