Mali i Zi, lirohen të gjithë të akuzuarit për përfshirje në “grushtin e shtetit” të vitit 2016
Gjykata e Lartë në Podgoricë liroi të gjithë personat e ak...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e mirëpriti marrëveshjen e re për përkrahjen afatgjate të Ukrainës, e cila u finalizua në samitin e NATO-s në Uashington këtë javë, duke e cilësuar si “arritje të rëndësishme” për Kievin dhe të tjerët.
Ai e lavdëroi lidershipin amerikan për “veprimet e tyre vendimtare” për të garantuar siguri për Ukrainën.
Përmes marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe mbi 20 vende të tjera u zotuan se do të ndihmojnë për ta mbrojtur Ukrainën. Marrëveshja u prezantua nga presidenti amerikan, Joe Biden, në një konferencë për media përkrah liderëve të tjerë të NATO-s dhe Zelensky-t, në përfundim të samitit më 11 korrik.
“Kjo marrëveshje ukrainase, të cilën ne po e finalizojmë, i çon marrëdhëniet tona në një nivel të ri. Kjo është një arritje e madhe për Ukrainën dhe për të gjithë ne”, tha Zelensky.
“E falënderoj presidentin Biden për lidershipin e tij dhe përpjekjet për t’u siguruar që bashkëpunimi ynë për sigurinë të jetë plot veprime vendimtare”, theksoi Zelensky.
Ai tha se marrëveshja e ka ndihmuar Kievin të marrë sisteme tejet të rëndësishme të mbrojtjes ajrore, për ta ndihmuar ta luftojë pushtimin tashmë mbi dyvjeçar rus.
Njëzet e katër liderë të NATO-s dhe Ukraina e miratuan marrëveshjen në kuadër të përforcimit të mbrojtjes së Ukrainës dhe përkushtimeve të tjera.
Liderët u zotuan gjithashtu për t’u takuar “shpejt dhe bashkërisht” në nivel të lartë, në rast të ndonjë sulmi nga Rusia kundër Ukrainës në të ardhmen, pas përfundimit të konfliktit të tanishëm.
Bideni e ka quajtur marrëveshjen “pjesë qendrore” e një “ure” në rrugën e Ukrainës drejt NATO-s.
LEXONI EDHE KËTË: Biden e paraqet veten si mbrojtës të NATO-s dhe Ukrainës, pas gafës në samit:
“Sot këtu, me të gjithë këta njerëz të rëndësishëm mbrapa meje, ne po e ndërmarrim një hap tjetër të rëndësishëm në mbështetjen tonë të përbashkët për Ukrainën”, tha Biden.
“Vitin e kaluar, vendet e G7-ës... nënshkruan një deklaratë për ta mbrojtur Ukrainën për kohë të gjatë, jo vetëm gjatë kësaj luftës, por edhe më pas, pasi të ketë fituar ajo. Edhe 25 vende të tjera iu bashkuan atyre shpejt dhe u zotuan për të negociuar dhe për të nënshkruar marrëveshje dypalëshe të sigurisë me Ukrainën”, shtoi ai.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në samit se aleanca po “i vë gurthemelet për triumfin e Ukrainës” në përpjekjet e saj për ta mbrojtur veten kundër Rusisë dhe se aleanca “nuk mund dhe nuk do ta lejojë të ndodhë një gjë e tillë përsëri”./REL
Gjykata e Lartë në Podgoricë liroi të gjithë personat e ak...
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhë...
Presidenti Joe Biden përdori konferencën e tij të shum...
Gjermania është vend emigracioni. Siç njoftoi Zyra Fed...
Tufa e parë me avionët luftarakë F-16, prodhim amerika...
Me 59 vota për dhe dy abstenime Parlamenti i Kosovës m...
Këtë vit 55% e qytetarëve të Kosovës do të shkojnë në ...
Kina akuzoi NATO-n të enjten se kërkon siguri në kurri...
Liderja në mërgim e Lëvizjes Demokratike të Bjellorusi...
SHBA-ja do të rrisë arsenalin ushtarak për të mbrojtur par...
Anëtarët e NATO-s kanë premtuar mbështetjen e tyre për...
Shtetet e Bashkuara do të nisin dislokimin e raketave ...
Qeveria e Suedisë planifikon të caktojë hetues të posa...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës presidentja e K...
Takimi i nivelit të lartë i NATO-s vazhdon në Uashington d...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje ...
Në Francë kanë nisur bisedimet për të gjetur një zgjid...
Bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin...
Një kolonë motoçiklistësh, pjesëmarrës në maratonën “Të mo...
Të paktën 29 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra janë ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...