Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje ...

Takimi i nivelit të lartë i NATO-s vazhdon në Uashington dhe në qendër të tij mbetet mbështetja për Ukrainën përballë agresionit rus, e cila po karakterizohet nga udhëheqësit e aleancës dhe të vendeve anëtare si një mbështetje për demokracinë dhe paqen. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe krerët e vendeve të tjera anëtare të NATO-s pritet të shpallin ndihmë të re ushtarake për Ukrainën.
Të mërkurën në takim Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken konfirmoi se drejt Ukrainës janë nisur avionë të tjerë F-16 të dërguar nga Danimarka dhe Hollanda.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pret që të miratohet një paketë të konsiderueshme për Ukrainën në takimin e nivelit të lartë. Zoti Stoltenberg tha se paketa do të përfshijë një komandë të re të NATO-s për Ukrainën për të ofruar ndihmë dhe trajnim për sigurinë, dhe një zotim afatgjatë për të vazhduar mbështetjen për Kievin.
Zoti Stoltenberg tha gjithashtu se pret që aleatët të përsërisin angazhimin se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s.
Ambasadori Michael Carpenter, këshilltar i Posaçëm i Presidentit Joe Biden dhe Drejtor për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare konfirmoi për Zërin e Amerikë se në një komunikatë të aleancës thuhet se rruga e Ukrainës drejt NATO’s “është e pakthyeshme”.
Megjithatë në këtë takim nuk pritet që Ukraina të marrë një ftesë për anëtarësim.
“Ne kemi qenë gjithmonë avokatë të së ardhmes së Ukrainës në NATO. Pyetja është, si mund ta përcjellim mesazhin e vullnetit tonë të fortë për të parë sa më shpejt përparim drejt synimit përfundimtar për anëtarësimin e Ukrainës në Aleancë? Përmes samitit po përpiqemi të të sigurojmë këtë urë drejt anëtarësimit”, tha zoti Carpenter.
Ndërkohë sipas një varianti të komunikatës së cituar nga agjencia Reuters, NATO-ja i bën thirrje Kinës të ndërpresë mbështetjen për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, duke thënë se me ndihmën e saj ndaj Rusisë, Kina vazhdon të parqaqesë sfida për Evropën dhe sigurinë globale. Aleatët thonë gjithashtu se do të zgjerojnë partneritetet e tjera veçanërisht në rajonin Azi-Paqësor. Dje në një ceremoni për nder të 75 vjetorit të NATO-s, Presidenti Joe Biden mirëpriti udhëheqësit e vendeve anëtare duke argumentuar fuqishëm se forca e aleancës i shërben paqes. Ai i bëri komentet në një moment që përbën ndoshta sprovën më madhore në historinë e NATO-s.
“Është diçka pozitive që sot jemi më të fortë se kurrë. Sepse ky moment në histori ka nevojë për forcën tonë kolektive. Grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë komplote keqdashëse, për të shkaktuar kaos dhe vuajtje. Në Evropë, Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon agresionin kundër Ukrainës. Dhe Putini kërkon nënshtrimin e plotë të Ukrainës, synon t’i japë fund demokracisë së Ukrainës, të shkatërrojë kulturën e Ukrainës dhe zhdukjen e Ukrainës nga harta. Dhe ne e dimë se Putini nuk do të ndalet në Ukrainë. Por Ukraina mund dhe do ta ndalojë Putinin.”
Argumentat e tij u përforcuan nga anëtarë të tjerë të administratës së tij Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan duke folur me drejtuesit e industrisë së mbrojtjes përmendi shprehjen e Romës së lashtë: “Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”.
Vetë shefi i aleancës, Jens Stoltenberg kërkoi intensifikimin e angazhimit të industrisë së mbrojtjes.
“Nënshkruani një premtim të ri që do ta bënte industrinë tonë të mbrojtjes në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut më të fortë, më inovative dhe më të aftë."
Presidenti Biden e vlerësoi rolin e zotit Stoltenberg në aleancë duke e befasuar ish-kryeministrin norvegjez me Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderi më i lartë civil i Shteteve të Bashkuara.
Por analistët ngrenë pyetjen nëse kjo shfaqje e forcës presidenciale në takim, po mbetet në hije nga problemet e brendshme politike të zotit Biden, pas debatit ku paraqitja e tij ishte e dobët gjë që ka nxitur thirrjet edhe brenda partisë së tij për t’u tërhequr nga gara.
“Kjo duhet të na kujtojë se sa kritike është udhëheqja amerikane për këtë aleancë. Ajo u themelua nga Shtetet e Bashkuara. Ajo ekziston dhe përparon në sajë të udhëheqjes amerikane. Dhe kur lindin dyshime për udhëheqjen amerikane dhe udhëheqësit amerikanë, pasojat për NATO-n amplifikohen”, thotë për Zërin e Amerikës Giselle Dinnelly e Institutit “American Enterprise”.
Është një kujtesë kritike ndërsa NATO mblidhet nën mikpritjen e Presidentit Biden, se qoftë dobësia, qoftë forca e tij kanë ndikim përtej kufijve të Shteteve të Bashkuara./ Voa
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje ...
Në Francë kanë nisur bisedimet për të gjetur një zgjid...
Bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin...
Një kolonë motoçiklistësh, pjesëmarrës në maratonën “Të mo...
Të paktën 29 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra janë ...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovs...
Gjyqësori francez ka nisur hetimet paraprake ndaj ish-...
Presidenti Joe Biden iu drejtua udhëheqësve të vendeve...
Prokurori në gjyqin federal që po zhvillohet ndaj Sena...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se do...
Ish-presidenti socialist i Francës, Francois Hollande ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia ësh...
Joe Biden mirëpret për tre ditë me radhë në Uashington...
Rusia ka lëshuar një fletarrestim për Yulia Navalnayan...
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se është r...
Në orët e para të së martës janë djegur dy kamionë në ...
Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë dyshimet në lidhje me ...
Në Gjermani sapo ka hyrë në fuqi një ligj i ri, i cili...
Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane...
Justin Bieber është bërë këngëtari i fundit në një var...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...