Protestuesit nuk harrojnë Veliajn: I erdhi radha e burgut, të mos lirohet
Protestuesit që mbajnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë...
Protestuesit që mbajnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë...

Në Gjermani sapo ka hyrë në fuqi një ligj i ri, i cili thjeshton dhënien e shtetësisë gjermane dhe lejon shumështetësinë. Nizaqete Bislimi-Hoso, avokate për ligjin e emigracionit, flet për risitë e tij.
DW: Zonja Bislimi-Hoso ju jeni avokate për të drejtën e emigracionit dhe çështja e përfitimit të shtetësisë është pjesë e punës suaj të përditshme profesionale. Çfarë ndryshimesh do të sjellë ligji i ri për shtetësinë?
Bislimi-Hoso: Ligji për modernizimin e së drejtës së shtetësisë parashikon disa thjeshtëzime në marrjen e shtetësisë, por për disa grupe njerëzish pengesat ngrihen. Gjithashtu janë riformësuar kërkesat për mbështetjen e rendit kushtetues dhe të vlerave të lirisë dhe të demokracisë në Gjermani dhe për mundësinë e përjashtimit nga dhënia e shtetësisë në raste të caktuara. Nëse dikush do të marrë shtetësinë gjermane neni §10 i ligjit për shtetësinë StAG mundëson shtrimin e kërkesës pas 5 vitesh qëndrimi (deri tani ka qenë pas 8 vjetësh), nëse janë plotësuar edhe kushte të tjera.
Çfarë kushtesh të tjera duhen plotësuar konkretisht?
Këtu bëjnë pjesë në radhë të parë leja e përhershme e qëndrimit (Niederlassungserlaubnis), apo një leje tjetër qëndrimi e pakufizuar, ose një leje e caktuar qëndrimi e përcaktuar me ligj, dëshmia që personi siguron jetesën për vete dhe anëtarët e familjes në ngarkim, njohuritë e mjaftueshme të gjuhës gjermane si dhe certifikatat "Testi i natyralizimit”/”Jeta në Gjermani”.
Në Gjermani ka persona të sëmurë apo të moshuar, të cilët i kanë mbushur vitet e qëndrimit këtu, por jetojnë nga ndihma sociale. A parashikon ligji i ri përjashtime për këto raste?
Përjashtime nga kërkesa për sigurimin e jetesës ka vetëm në raste të caktuara. Sipas situatës së mëparshme ligjore dhënia e shtetësisë ka qenë e mundur edhe në raste shumë të jashtëzakoshme, kur njerëzit merrnin përfitime sociale (SGB XII) apo ndihmën Bürgergeld (SGB II), nëse personi i prekur „nuk ishte vetë fajtor" për nevojën e shfrytëzimit të kësaj ndihme financiare.
Kjo klauzolë përjashtimesh tani është hequr. Tani ka tri raste të përcaktuara nga ligjëvënësi, për të cilat mund të bëhet një përjashtim.
Për cilat raste bëhet fjalë?
Janë "gastarbeiterët” (punëtorët mysafirë) dhe në raste të caktuara dhe bashkëshortet e tyre. (shkronja a)). Kushdo që punon me kohë të plotë dhe ka qenë i punësuar për të paktën 20 muaj të 24 muajve të fundit (shkronja b)) ose që jeton si bashkëshort apo partner i regjistruar në një marrëdhënie familjare me një person të punësuar sipas shkronjës b dhe një fëmijë të mitur.
Për grupet e tjera të personave arsyetimi ligjor i referohet nenit § 8 të ligjit për shtetësinë StAG, sipas të cilit mund të hiqet dorë nga të kërkuarit e dëshmisë për sigurimin e jetesës për „të shmangur një ashpërsi të veçantë" në dhënien e shtetësisë. Mbetet të shihet, se si do të zhvillohet praktika ligjore në këtë drejtim.
Ligji i ri e ka reduktuar kohën e nevojshme për shtrimin e kërkesës nga tetë në pesë vjet. Po vetë procedura për dhënien e shtetësisë sa mund të zgjasë, duke pasur parasysh që kërkesat janë të shumta?
Procesi i marrjes së shtetësisë zgjat normalisht disa muaj. Ai mund të zgjasë edhe një deri dy vjet. Zyrat përkatëse janë shumë të mbingarkuara, sidomos në qytetet e mëdha. Përveç kësaj janë edhe pyetjet për sigurinë, të cilave u duhet përgjigjur. Se në ç'masë mund të ngrihet padi për mosveprim dhe vonesë nga autoritetet, duhet të shqyrtohet për secilin rast në veçanti. Si rregull pas tre muajsh mund të bëhet ankesë për vonesë nga zyrat përkatëse.

Afati për marrjen e pasaportës mund të ulet edhe më tej, në rast se rezultatet në integrim janë shumë të mira. Cilat arritje të veçanta shpërblehen me afat më të shkurtër për përfitimin e shtetësisë?
Ligji parashikon dhënien e përshpejtuar të shtetësisë pas 3 vjetësh. Në këtë rast afati i qëndrimit të detyrueshëm shkurtohet në 3 vjet, nëse premisave të tjera u shtohen edhe „rezultate veçanërisht të mira në integrim". Këtu bëjnë pjesë para së gjithash njohuritë e avancuara të gjuhës gjermane (niveli gjuhësor C1), rezultate shumë të mira në shkollë, në kualifikimin profesional apo rezultate të larta në punë, si dhe angazhimi vullnetar.
Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për fëmijët, që lindin në Gjermani?
Fëmijët e lindur në Gjermani përfitojnë shtetësinë gjermane nëse lindin në Gjermani, kur njëri nga prindërit është rezident në Gjermani prej 5 vitesh (deri tani 8 vjet) si dhe ka leje të rregullt qëndrimi. Por kjo vlen për fëmijët, që kanë lindur pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit, më 26.06.2024.
Shtetasve nga shumë vende, edhe nga Shqipëria dhe Kosova, deri tani u është dashur të lënë shtetësinë e vendit të origjinës për të marrë shtetësinë gjermane. Si do të jetë me ligjin e ri?
Nuk është më e nevojshme, që për të marrë shtetësinë gjermane të lihet shtetësia ekzistuese. Në këtë mënyrë është hequr dorë nga parimi i evitimit të shumështetësisë. Si pasojë e këtij ndryshimi, neni § 25 i ligjit për shtetësinë StAG, sipas së cilit humbisje shtetësinë gjermane, në rast se merrje një shtetësi tjetër, është shfuqizuar. Ata që kanë lënë shtetësinë e vendit të origjinës, mund ta rifitojnë atë pa e humbur në këtë rast shtetësinë gjermane. Neni § 25 i ligjit të shtetësisë StAG ishte në fuqi deri më 25.06.2024.
Ka zëra kritikë, që e shohin shtetësinë e dyfishtë si pengesë për integrimin dhe i druhen rënies së përkushtimit ndaj Gjermanisë dhe vlerave të saj.
Parakusht për marrjen e shtetësisë është premtimi për angazhimin ndaj rendit kushtetues, vlerave të lirisë dhe demokracisë në Gjermani. Kërkesa për respektimin e këtyre vlerave është forcuar dhe thelluar përmes këtij ligji. Premtimi duhet të jepet në kuadrin e një deklarate besnikërie. Në këtë mënyrë aplikuesi i shtetësisë pranon kushtetutën, rendin e lirë dhe demokratik dhe në veçanti përgjegjësinë historike të Gjermanisë.
A mund të ketë shtetësia e dyfishtë edhe disavantazhe?
Nuk mendoj që shtetësia e dyfishtë mund të sillte me vete ndonjë disavantazh./DW
Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane...
Justin Bieber është bërë këngëtari i fundit në një var...
Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen këtë javë në Uashi...
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, u zotua të hën...
Një drejtuese emisionesh në radio që intervistoi presi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një ...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron refuzoi dorëheqje...
Një tjetër protestë është regjistruar këtë të hënë në ...
Kjo pritet të jetë një javë e rëndësishme për Presiden...
Në fjalimin e tij të vitit 1949, gjatë nënshkrimit të ...
Një koalicion i së majtës franceze që u bë bashkë papr...
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë është regjistruar mbrëmj...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka premtuar se re...
Nga Ali Salaj VOA Analistët vlerësojnë se qeveria aktuale...
Pas rezultateve paraprake, Kryeministri i Francës Gabr...
Aleatët e NATO-s mblidhen në Uashington për një takim ...
Një koalicion i gjerë majtist është duke prirë në një ...
‘Fronti i Ri Poullor është gati të qeverisë’. Ne kemi ...
Publikimi i rezultateve të para nga sondazhet e mediav...
Mësohet se në orët e pasdites, Greqia është goditur ng...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...