Nga “ethet” e garës, te misioni politik/ Flasin 3 nënkryetarët e sapozgjedhur të PD-së
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...

Një drejtuese emisionesh në radio që intervistoi presidentin Joe Biden në 3 korrik dha dorëheqjen pasi i drejtoi atij pyetjet e dhëna nga ekipi elektoral i presidentit.
Andrea Lawful-Sanders, e cila drejtonte emisionin “The Source” në stacionin lokal të radios WURD, i drejtoi presidentit Biden katër pyetje gjatë intervistës së parë pas debatit presidencial të muajit të kaluar.
Kanali WURD, i vetmi kanal radiofonik në Pensilvani që është në pronësi afrikano-amerikane, tha se për intervistën ishte negociuar pa dijeninë e drejtuesve të kanalit dhe pa u konsultuar
me ta.
Nëpërmjet një deklarate, presidentja e kanalit WURD, Sara M. Lomax tha se dërgimi i pyetjeve nga ekipi elektoral “shkel praktikën tonë të ruajtjes së pavarësisë mediatike”.
Deklarata thotë se zonja Lawful-Sanders ka rënë dakord të largohet nga kanali WURD.
“Si i vetmi kanal i pavarur radiofonik në Pensilvani, në pronësi afrikano-amerikane, Radioja WURD ka punuar për të fituar besimin e audiencës gjatë historisë sonë 20-vjeçare. Kjo është diçka që e marrim shumë seriozisht”, u shpreh zonja Lomax në faqen e internetit. “Rënia dakord për disa pyetje të paracaktuara e rrezikon këtë besim dhe kjo nuk është një praktikë e Radios WURD”.
E pyetur nga mediat amerikane, zonja Lawful-Sanders tha se ekipi elektoral i presidentit i dërgoi asaj tetë pyetje, katër prej të cilave ajo i përdori gjatë intervistës.
Një tjetër drejtues emisionesh në radio, i cili gjithashtu intervistoi presidentin Biden në Miluoki, tha se edhe atij i ishin dhënë pyetje përpara intervistës dhe se për këtë arsye nuk mundi të pyeste rreth të gjitha gjërave që kishte dëshirë.
Një zëdhënës i fushatës elektorale u citua nga mediat të ketë thënë se nuk është “e pazakontë” ndarja e tematikave për të cilat do të dëshironin të flitej dhe se zonja Lawful-Sanders kishte qenë e lirë të bënte pyetje të tjera.
“Nuk i kushtëzojmë intervistat me pranimin e këtyre pyetjeve dhe drejtuesit e emisioneve janë gjithnjë të lirë të bëjnë pyetjet që ata mendojnë se do t’i informojnë më mirë dëgjuesit e tyre”, tha zëdhënësi i fushatës.
Agjencia e lajmeve Associated Press citoi një person me njohuri për mënyrën se si ekipi elektoral i presidentit Biden vepron për intervistat, të ketë thënë se ekipi po planifikon ta ndalë praktikën e ofrimit paraprakisht të pyetjeve për intervistuesit./ VOA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një ...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron refuzoi dorëheqje...
Një tjetër protestë është regjistruar këtë të hënë në ...
Kjo pritet të jetë një javë e rëndësishme për Presiden...
Në fjalimin e tij të vitit 1949, gjatë nënshkrimit të ...
Një koalicion i së majtës franceze që u bë bashkë papr...
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë është regjistruar mbrëmj...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka premtuar se re...
Nga Ali Salaj VOA Analistët vlerësojnë se qeveria aktuale...
Pas rezultateve paraprake, Kryeministri i Francës Gabr...
Aleatët e NATO-s mblidhen në Uashington për një takim ...
Një koalicion i gjerë majtist është duke prirë në një ...
‘Fronti i Ri Poullor është gati të qeverisë’. Ne kemi ...
Publikimi i rezultateve të para nga sondazhet e mediav...
Mësohet se në orët e pasdites, Greqia është goditur ng...
Pesë ditë pasi pranoi një pjesë të rëndësishme të plan...
Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë par...
Mbi 7 mijë qytetarë serbë nga katër komunat veriore ja...
Demokracia nuk është në gjendje të mirë, ka deklaruar ...
Thatësira ka goditur disa nga destinacionet më të njoh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...