Sot protesta e 47-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...

Joe Biden mirëpret për tre ditë me radhë në Uashington udhëheqësit e aleancës së NATO-s, e cila sapo u zgjerua me dy anëtarë të rinj, në një takim të nivelit të lartë që pritet të përcaktojë planet për mbrojtjen e Ukrainës si edhe, sikurse thonë disa analistë “për ta mbrojtur atë nga Donald Trumpi” nëse zoti Biden humbet zgjedhjet, mes pikëpyetjeve në rritje për të ardhmen e tij. Megjithatë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, Shtëpia e Bardhë thotë se aleatët e NATO-s nuk janë të shqetësuar mbi të ardhmen politike të Presidentit amerikan.
Pikepyetja e madhe për Aleancën është: Edhe sa kohë mund të rezistojë Ukraina?
Një tjetër pyetje me të cilën përballen në këtë takim të nivelit të lartë aleatët e NATO-s dhe amerikanët është e ardhmja e politike e Presidentit Joe Biden, i cili e rreshton veten ndër përkrahësit më të mëdhenj të Ukrainës.
Të hënën, presidenti 81 vjeçar tha se do të vazhdojë garën, ndërsa po shtohen thirrjet që ai të tërhiqet, pas paraqitjes së dobët në debatin presidencial të muajit të shkuar.
Një ditë më parë, Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë pikëpyetjet se aleatët e NATO-s janë të shqetësuar se këto krisje në udhëheqje mund të krijojnë pasiguri për aleancën 75-vjeçare, ndërsa krerët e saj mblidhen në Uashington.
“Nuk po marrim ndonjë sinjal për një gjë të tillë nga asnjë prej aleatëve tanë, përkundrazi. Nga komunikimet paraprake ata janë entuziastë për këtë takim. Për mundësitë që ofron dhe për çka po bëjmë të gjithë bashkë, veçanërisht për të ndihmuar Ukrainën”, tha John Kirby, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Analistët thonë se udhëheqësit e NATO-s janë në të vërtetë të shqetësuar, por ata po tregohen të kujdesshëm për të mos u përfshirë në çështjet e brendshme të politikës amerikane.
“Mendoj se ka një shqetësim në NATO. Udhëheqësit e vendeve të NATO-s mund të kenë mendime të ndryshme për Joe Bidenin, por nëse i kthehemi administratës së zotit Trump, ai (Donald Trumpi) mbajti një sërë qëndrimesh që ishin vërtet kundër NATO-s. Shumica e vendeve të NATO-s do të parapëlqenin Biden-in dhe kjo jo domosdoshmërisht sepse janë kaq shumë pro tij, por për shkak deklaratave dhe paralajamërimeve të zotit Trump në lidhje me NATO-n. Por, hezitojnë ta shprehin publikisht një gjë të tillë, sepse duket sikur po ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane, diçka që nuk duhet ta bëjnë”, shprehet Richard Stoll nga Universiteti “Rice”.
Por krisje ka edhe mes drejtuesve të tjerë ndër radhët e aleancës. Kryeministri hungarez i së djathtës së skajshme u takua së fundmi me presidentin rus Vladimir Putin dhe tha se do të shërbente si një “urë” komunikimi mes Kievit e Moskës. Në këtë takim të nivelit të lartë, organizata prej 32 anëtarësh pritet të marrë përsipër koordinimin e ndihmës për mbrojtjen e Ukrainës, rol që deri tani e ka luajtur Uashingtoni.
"Në këto dy vite e gjysmë, kanë mbetur gjithnjë e më pak aktorë politikë që janë në gjendje që të komunikojnë me të dy palët e përfshirë në konflikt”, u shpreh Viktor Orbán, kryeministër i Hungarisë .
Një gjë nuk ka gjasa të ndodhë gjatë këtij takimi të nivelit të lartë: një ndërprerje e luftimeve.
Presidenti Putin thotë se Ukraina nuk është “e gatshme” për të diskutuar kushtet, të cilat, sipas tij, përfshijnë tërheqjen e trupave ukrainase nga katër rajonet që Rusia i ka aneksuar. Ukraina kërkon një “paqe të drejtë” që përfshin të gjithë territorin e saj.
Presidenti Zelenskyy do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë për të nxitur këtë qëndrim, sikurse edhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO./ VOA
Rusia ka lëshuar një fletarrestim për Yulia Navalnayan...
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se është r...
Në orët e para të së martës janë djegur dy kamionë në ...
Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë dyshimet në lidhje me ...
Në Gjermani sapo ka hyrë në fuqi një ligj i ri, i cili...
Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane...
Justin Bieber është bërë këngëtari i fundit në një var...
Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen këtë javë në Uashi...
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, u zotua të hën...
Një drejtuese emisionesh në radio që intervistoi presi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një ...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron refuzoi dorëheqje...
Një tjetër protestë është regjistruar këtë të hënë në ...
Kjo pritet të jetë një javë e rëndësishme për Presiden...
Në fjalimin e tij të vitit 1949, gjatë nënshkrimit të ...
Një koalicion i së majtës franceze që u bë bashkë papr...
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë është regjistruar mbrëmj...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka premtuar se re...
Nga Ali Salaj VOA Analistët vlerësojnë se qeveria aktuale...
Pas rezultateve paraprake, Kryeministri i Francës Gabr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...