Ukraina vazhdon kundërsulmin
Rusia sulmoi të dielën me dronë Krivyi Rih-in, qytetin...

Presidenti i Ukrainës tha se forcat e tij kanë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Limanit, një qytet strategjik në Donbas, nga i cili forcat ruse u tërhoqën një ditë më parë.
Zelenski i bëri këto komente përmes një video-mesazhi të postuar në llogarinë e tij në "Telegram" më 2 tetor.
“Deri në orën 12:30, Limani është krejtësisht i pastruar”, tha ai. “Faleminderit ushtarëve tanë. Lavdi Ukrainës”, shtoi presidenti ukrainas.
Rimarrja e kontrollit të Limanit nga forcat ukrainase është fitorja më e madhe në fushëbetejë në javët e fundit, pas kundërofensivës që forcat e Kievit nisën në rajonin verior të Harkivit, duke dëbuar forcat ruse. Suksesi i kësaj kundërofensive befasoi shumë vëzhgues.
Limani është qytet strategjik, përmes së cilit kalojnë linjat hekurudhore dhe analistët thanë se ka të ngjarë që forcat ukrainase do ta përdorin qytetin si vend prej ku do të nisin ofensiva të reja në lindje.
Në Liman ka pasur luftime të ashpra në ditët e fundit, me forcat ukrainase që gradualisht arritën të rrethonin rreth 5.000 trupa ruse që po e mbronin qytetin.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha më 1 tetor se trupat ruse po tërhiqeshin për shkak të “rrezikut të rrethimit”.
Disa raportime të pakonfirmuara thanë se forcat ruse kishin pësuar humbje të mëdha të njerëzve dhe se një numër i paspecifikuar i ushtarëve ishin burgosur.
Kjo ishte humbja e fundit për presidentin rus, Vladimir Putin, që erdhi vetëm një ditë pasi ai tha se Rusia po anekson katër rajone ukrainase që kanë qenë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse për disa muaj.
Rajoni i Donjeckut, ku gjendet Limani, është një prej katër rajoneve që Putini tha se Moska i aneksoi.
Kievi dhe Perëndimi kanë dënuar aneksimin, duke thënë se është i paligjshëm dhe farsë.
“Çlirimi i këtij qyteti në rajonin e Donjeckut është një prej faktorëve kyç për çlirim të mëtejmë në rajonin e Luhanskut”, tha Serhiy Haida, kreu i administratës ushtarake ukrainase në Luhansk.
Putin ka deklaruar se Rusia ka aneksuar Donjeckun, Luhanskun, Hersonin dhe Zaporizhjën. Vëzhguesit kanë thënë se këto veprime të udhëheqjes ruse shuajnë edhe më shumë shpresat për arritjen e një marrëveshjeje të paqes.
Së bashku me Krimenë, që Moska aneksoi më 2014, katër rajonet ukrainase përbëjnë rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës, dhe në to gjenden disa prej pjesëve më të industrializuara të shtetit.
Kievi ka thënë se nuk do të negociojë me Moskën për aq kohë sa Putin është në pushtet./ VOA
Rusia sulmoi të dielën me dronë Krivyi Rih-in, qytetin...
Drejtori i Administratës së të Ardhurave dhe Doganës në M...
Agjencia për mbikëqyrje bërthamore e Kombeve të Bashkuara...
Në dy javët e fundit, forcat ukrainase thonë se kanë m...
Prej më shumë se 22 vitesh që nga themelimi i saj, Policia...
Stabilitet politika ka pasur pak në Bullgari pas rënies së...
Në një raport të mëparshëm për OKB, ish-ministri gjerman i...
Mbreti Charles ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën për ...
Kur parlamenti turk më 1 tetor mblidhet për herë të parë p...
Të premten, administrata e Presidentit Biden vëndosi saksi...
Bullgaria dhe Greqia nisën të shtunën shfrytëzimin e n...
Rusia njoftoi se ka tërhequr trupat nga qyteti i Limanit,...
Në Bosnjë e Hercegovinë 3.4 milionë qytetarë me të drejtë...
Greva në sektorin publik të Kosovës është pezulluar, bënë...
Zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase kanë mbërritur...
Kazakistani, vend në Azinë Qendrore, është mbushur me rusë...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha të premt...
Qeveria turke ka përgatitur një projektligj, që synon ...
Bazuar në një marrëveshje Kosovë-Serbi policia e Kosov...
Norma e TVSH-së për furnizimet e gazit përmes rrjetit ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...