Integrimi i komuniteteve në Policinë e Kosovës
Prej më shumë se 22 vitesh që nga themelimi i saj, Policia...

Në dy javët e fundit, forcat ukrainase thonë se kanë marrë përsëri 6,000 km katrorë (2,317 milje katrore) territor, duke çliruar komunitetet që kanë qenë nën kontrollin rus për më shumë se gjashtë muaj. Mësuesit e shkollave në këto zona i kanë thënë "BBC"-së se ka pasur një përpjekje sistematike për të eliminuar kurrikulën ukrainase dhe për ta zëvendësuar atë me një axhendë ruse.
Duke udhëtuar në lindje të Kharkiv, në qytetet e çliruara së fundmi, "BBC" foli me mësuesit dhe stafin vendas, të cilët përshkruanin një model të ngjashëm asimilimi të detyruar.
Së pari, shkatërrimi i pronës: tekstet shkollore, flamujt ukrainas, veprat e fëmijëve, duke përfshirë ekspozita murale mbi shkrimtarët e famshëm ukrainas ose ikona kulturore. Por më pas, një rrethim mbi vetë mësuesit.
Duke qëndruar me krenari mes një 'deti' me tekste ukrainase është kryemësuesja Liliya Sirous. Ajo thotë se iu dha një listë me më shumë se 2200 libra dhe i thanë t'i shkatërronte të gjithë. Por në vend të kësaj, ajo i fshehu ato. Këto libra u zëvendësuan me një kurrikul të re të historisë, letërsisë dhe gjuhës ruse, ndërsa për gjashtë muaj biblioteka sekrete e Liliya mbeti e paprekur.

Por tani, duke vështruar përsëri "thesarin" e saj të mijëra librave, të grumbulluar mjeshtërisht dhe të lidhur me shirita, ajo fillon të qajë.
“Fqinji im tha: “Pse po shkon në gjithë këtë telash? Rusia e ka kapur këtë tokë përgjithmonë”.
Por Liliya thotë se nuk i ka humbur kurrë shpresat.
"Në fillim të semestrit shkollor, na u tha se do të duhej t'u mësojmë nxënësve tanë se Ukraina ishte një territor i Rusisë, përkatësisht Malorusia 'Rusia e Vogël'," thotë Inna Mandryka, zëvendësdrejtore në shkollën Balakliya Five.
Inna ishte një nga mësueset që nuk pranoi të bashkëpunonte. Pasi u hoq nga posti i saj, ajo vazhdoi të punonte çdo natë nga bodrumi i saj nën dritën e qirinjve.
Ndërsa granatimet vazhduan lart, ajo krijoi një planprogram me mësime në internet. Kur kishte akses në internet, ajo ua shpërndante punën e saj mësuesve në të gjithë Ukrainën dhe Europën.
Së bashku, rrjeti i aleatëve të Inna-s ka arritur të mbështesë afërsisht 100 studentë në gjashtë muajt e fundit nga e gjithë Ukraina e pushtuar.
Në një shkollë tjetër, pak më shumë se 100 km (62 milje) në veri të Balakliya, në fshatin Ivanivka, mësuesja kryesore Lidiya Tina, një edukatore profesionale me më shumë se 40 vjet përvojë, thotë se ajo u ndalua për 19 ditë pasi refuzoi të ngrinte një shkollë ruse.
"Ndërsa po përpiqesha të ikja nga Kharkiv, më ndaluan. Një makinë u afrua me tre burra të maskuar e me armë. Më vunë një armë në fyt dhe ma grisën diplomën time të mësimdhënies para fytyrës," thotë Lidiya.
Ajo rrëfen se i vunë një çantë mbi kokë dhe më pas e vendosën në izolim për pesë ditë. “Më dhimbte shpirti”, thotë Lidiya. "Mendova: "Askush nuk e di se ku jam", vijon ajo.
Ajo tregon se u rrah dhe e detyruan të gjunjëzohej, dhe e bënë të besonte se do të ekzekutohej.
“Ata u përpoqën të më detyronin të mësoja tekstin e himnit rus, por unë refuzova”, shprehet Lidiya.
"BBC" u kërkoi autoriteteve ruse të komentojnë mbi kërcënimet e supozuara ndaj prindërve, por ata nuk u përgjigjën./ B.A. - CNA.al
Prej më shumë se 22 vitesh që nga themelimi i saj, Policia...
Stabilitet politika ka pasur pak në Bullgari pas rënies së...
Në një raport të mëparshëm për OKB, ish-ministri gjerman i...
Mbreti Charles ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën për ...
Kur parlamenti turk më 1 tetor mblidhet për herë të parë p...
Të premten, administrata e Presidentit Biden vëndosi saksi...
Bullgaria dhe Greqia nisën të shtunën shfrytëzimin e n...
Rusia njoftoi se ka tërhequr trupat nga qyteti i Limanit,...
Në Bosnjë e Hercegovinë 3.4 milionë qytetarë me të drejtë...
Greva në sektorin publik të Kosovës është pezulluar, bënë...
Zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase kanë mbërritur...
Kazakistani, vend në Azinë Qendrore, është mbushur me rusë...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha të premt...
Qeveria turke ka përgatitur një projektligj, që synon ...
Bazuar në një marrëveshje Kosovë-Serbi policia e Kosov...
Norma e TVSH-së për furnizimet e gazit përmes rrjetit ...
Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, çarj...
Australia ka kërkuar ndihmën e FBI-së për kapjen e hakerëv...
“Si astrologe, unë kam studiuar grafikun e lindjes së Mb...
Ai i shekullit të 20-të ishte paraqitur gjithmonë me disa ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...