Konferenca për ndryshimet klimatike në Egjipt/ Mbreti Charles i bindet Liz Truss
Mbreti Charles ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën për ...

Në një raport të mëparshëm për OKB, ish-ministri gjerman i Bujqësisë kishte paralajmëruar nga "kriza më e madhe ekzistenciale" për Bosnjen që nga fundi i luftës, në vitin 1995. Përgjegjës për këtë kërcënim për Bosnjen janë partitë nacionaliste të tre popujve konstitues sipas kushtetutës të shtetit multietnik - "Partia e Aksionit Demokratik", SDA, e boshnjakëve, "Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur", SNSD e serbëve boshnjakë dhe "Bashkësia Demokratike Kroate", HDZ e kroatëve. Këto parti në 27 vitet e fundit e kanë përçarë thellë Bosnjën.

Para një sfondi të tillë votuesit boshnjakë në këtë vend vendosin më 2 tetor për përfaqësuesit e tyre në strukturën e komplikuar të shtetit boshnjak. Kjo është struktura e Bosnjes si shtet pas Marrëveshjes së Paqes, që u nënshkrua në Dejton, SHBA në fund të vitit 1995, një marrëveshje, e cila i dha fund nga njëra anë luftës së Bosnjes, ku nga viti 1992 u vranë rreth 120.000 vetë, por krijoi nga ana tjetër një shtet, ku sundon parimi kombëtar. Ai fillon me "etnitetet" e dy pjesëve të vendit: Në Republikën Srpska jetojnë kryesisht serbët boshnjakë, në 10 kantonet e "Federatës të Bosnje dhe Hercegovinës" jetojnë boshnjakë dhe kroatë boshnjakë. Të dyja etnitetet kanë parlamentet e tyre dhe qeveritë. Më 2 tetor do të zgjidhet si parlamenti i Republikës Srpska edhe presidenti. Kësaj i shtohet votimi për parlamentin e përgjithshëm boshnjak, të tre anëtarët e "presidiumit shtetëror" të shtetit kolektiv boshnjak, si edhe parlamentet e etnitetit të Federatës së Bosnje-Hercegovinës dhe kantoneve.
Përtej kësaj rendi politik i pasluftës së Bosnjes është i bazuar tërësisht mbi parimin etnik. Kjo shkon kaq larg, saqë vetëm anëtarë përfaqësues të të dy popujve kanë të drejtën e plotë të votës në të gjitha nivelet e shtetit. Pjesëtarë të pakicave, romë, hebrenj apo të tjerë nuk mund të kandidojnë për presidiumin shtetëror.

Për partitë nacionaliste është pikërisht ky kontrukt etnik instrumenti kryesor i ngjitjes dhe i mbajtjes së pushtetit. Në punësimet në administratë, në aparatin shtetëror dhe në shumë vende të tjera shtetërore nuk shikohet vetëm etnia, por sidomos përkatësia partiake. Kushte ideae këto për nepotizmin dhe korrupsion. Pasojë tjetër është gati pamundësia e qeverisjes së vendit. Partitë nacionaliste, të fokusuara vetëm në forcimin e etnisë së tyre, nuk kanë interes për funksionimin e institucioneve të përbashkëta dhe qendrore. Gjykata Kushtetuese boshnjake prej muajsh nuk ka numrin e duhur të anëtarëve, qeveria e federatës prej vitesh punon vetëm provizorisht, ligje të caktuara nuk miratohen dot, sepse parlamentet përgjegjëse bllokojnë.
Kreu i SNSD, Milorad Dodik, përfaqësues edhe në presidiumin shtetëror të vendit kërcënon rregullisht me shkëputjen e Republikës Srpska. Me këtë Dodik e mban në gjendje alarmi opinionin publik boshnjak dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Dodik mbështetet nga HDZ. Nacionalistët kroatë e justifikojnë mungesën e bashkëpunimit në institucionet e përgjithshme të shtetit me pakënaqësinë me ligjin zgjedhor, që sipas tyre i kufizon ndjeshëm kroatët në Bosnje kundrejt boshnjakëve. SDA, partia e boshnjakëve, që nga jashtë përpiqet të paraqitet si garantuese e shtetit boshnjak, tregoi së fundmi, se edhe ajo di të luajë kartën nacionaliste. E pakënaqur me njoftimin e Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së, Christian Schmidt që do të ndryshojë ligjin zgjedhor në favor të kroatëve, SDA organizoi protesta masive para selisë së OKB në Bosnje. Kreu i partisë, Bakir Izebegovic bëri fjalë për "mundësinë e rezistencës së armatosur". Si pasojë Schmidt e ngriu këtë projekt dhe miratoi vetëm disa ndryshime të vogla.
Nacionaistë boshnjakë kanë mbështetësit e tyre jashtë vendit. Kështu Dodik shfaqet shpesh së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe demonstron hapur, se për të Beogradi është më i rëndësishëm se Sarajeva. Covic mbështetet nga politikanë drejtues në Zagreb, kurse Izetbegovic krenohet me afërsinë politike e ideologjike, por edhe me njohjen personale me presidentin turk, Erdogan. Politika bllokuese prej vitesh e partive nacionaliste dhe mentorëve të tyre në vendet fqinje me pasojë paralizën politike e ka keqësuar gjendjen në Bosnje-Hercegovinë. Në indeksin e Transparency International, Bosnja u rendit në vitin 2021 në vendin e 110 nga 180 vende. Ekonomia është një nga më të dobtat në Europë. Papunësia është e lartë, gjithnjë e më shumë boshnjakë largohen nga vendi. Nga viti 2013 janë larguar më shumë se një gjysmë milioni boshnjakë.-DW
Mbreti Charles ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën për ...
Kur parlamenti turk më 1 tetor mblidhet për herë të parë p...
Të premten, administrata e Presidentit Biden vëndosi saksi...
Bullgaria dhe Greqia nisën të shtunën shfrytëzimin e n...
Rusia njoftoi se ka tërhequr trupat nga qyteti i Limanit,...
Në Bosnjë e Hercegovinë 3.4 milionë qytetarë me të drejtë...
Greva në sektorin publik të Kosovës është pezulluar, bënë...
Zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase kanë mbërritur...
Kazakistani, vend në Azinë Qendrore, është mbushur me rusë...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha të premt...
Qeveria turke ka përgatitur një projektligj, që synon ...
Bazuar në një marrëveshje Kosovë-Serbi policia e Kosov...
Norma e TVSH-së për furnizimet e gazit përmes rrjetit ...
Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, çarj...
Australia ka kërkuar ndihmën e FBI-së për kapjen e hakerëv...
“Si astrologe, unë kam studiuar grafikun e lindjes së Mb...
Ai i shekullit të 20-të ishte paraqitur gjithmonë me disa ...
Një grua nga Kalifornia është akuzuar për vrasjen e nj...
Të paktën 23 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë...
Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nico...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...