Dialogu strategjike SHBA-Serbi/ Nënshkruhen dy memorandume
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 25 shtator se Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) vetëm edhe për katër ditë, kështu që, ato do të hyjnë në fuqi më 1 tetor.
SHBA e ka futur kompaninë më të madhe të naftës në Serbi në listën e sanksioneve më 10 janar, për shkak të të ashtuquajturit “rrezik sekondar”, pasi që shumica e pronësisë së saj është ruse.
Sanksionet amerikane janë vendosur për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Sanksionet ndaj NIS-it deri më tani janë shtyrë gjashtë herë, dhe hera e fundit ishte deri më 26 shtator.
Autoritetet në Serbi, ndërkohë kanë zhvilluar negociata me palën ruse dhe atë amerikane.
“Ne kemi qenë jashtëzakonisht korrektë ndaj partnerëve rusë dhe partnerëve amerikanë, dhe do të përpiqemi të vazhdojmë të jemi korrektë, por njerëzit duhet të dinë se do të duhet të paguajmë një çmim jashtëzakonisht të lartë”, tha Vuçiq gjatë një deklarimi për mediat serbe në Nju Jork, ku merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Udhëheqësi serb theksoi Serbia është “dëm kolateral i marrëdhënieve midis amerikanëve dhe rusëve”.
“Sigurisht na pret një kohë e vështirë dhe një dimër i ashpër”, tha ai.
Ndërkohë, struktura e pronësisë së NIS-it është ndryshuar disa herë. Kompania ruse Gazprom është larguar nga pronësia e NIS-it në shtator, dhe një nga pronarët e rëndësishëm u bë një tjetër kompani e menaxhuar nga Gazpromo, kompania Intelidzhens nga Shën Petersburgu.
Shoqëria aksionare Intelidzhens u bë pronare e 11.3% të aksioneve të kompanisë, sipas të dhënave të publikuara në faqen e Bursës së Beogradit më 21 shtator.
Pjesa më e madhe e pronësisë së NIS-it vazhdon të mbahet nga Gazprom Neft, filial i Gazpromit (44.9%), ndërsa shteti i Serbisë ka 29.9%. Pjesa tjetër i takon aksionarëve të vegjël.
Në janar, Vuçiq e hodhi poshtë mundësinë e nacionalizimit të NIS-it, duke shtuar se Serbia “nuk do të marrë pjesë në konfiskimin e pronës ruse”.
Përfaqësuesit e NIS-it njoftuan në gusht se kompania kishte përfunduar gjysmën e parë të vitit me humbje prej 30 milionë eurosh, ndër të tjera për shkak të sanksioneve të SHBA-së, por edhe për shkak të rënies së çmimit të naftës në tregun botëror.
NIS është, gjithashtu, e vetmja kompani në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës dhe prodhimin e gazit natyror. Deri në vitin 2008 ishte kryesisht në pronësi të shtetit, kur Serbia shiti 51% të aksioneve të NIS-it te Gazprom Neft për 400 milionë euro./REL
Duke folur përmes video-lidhjes pasi Shtetet e Bashkuara i...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Shtë...
Sipas deklaratës nga zyrtari i lartë hungarez : “Orban e v...
Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter trond...
Italia është afruar më shumë drejt rivendosjes së një fest...
Ekipet e kërkim-shpëtimit hoqën mijëra pemë të rrëzuara dh...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar...
Po, është e vërtetë që "Oktoberfest"-i zhvillohet në Gjerm...
Pasagjerët e linjave ajrore në Itali duhet të përgatiten p...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është shpallur fa...
Oligarku moldav Vladimir Plahotniuc është ekstraduar në Ki...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vijim të udhëtimit...
Donald Trump ka kërkuar një hetim për atë që ai e quajti n...
Nënpresidenti amerikan, JD Vance, dhe sekretari amerikan i...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ...
Serbia edhe një herë po përballet me akuza se operativë të...
Aeroporti i Aalborgut në veri të Danimarkës është mbyllur ...
Rreth 2 milionë njerëz në Kinën jugore u evakuuan ndërsa n...
Administrata Trump i paraqiti udhëheqësve arabë një plan p...
Autoritetet britanike kanë arrestuar një burrë rreth 40 vj...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Eri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...