Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses/ Vihet në pranga 28-vjeçari
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka kritikuar të dielën kapjen e aleatit të tij, udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara një ditë më parë, duke thënë se “është e qartë” se rendi juridik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së “nuk funksionojnë”.
Shtetet e Bashkuara e arrestuan Maduron dhe bashkëshorten e tij gjatë një operacioni të shpejtë të shtunën në mëngjes, teksa njëkohësisht sulmet ajrore amerikane goditën disa vende, duke e tronditur kryeqytetin Karakas.
“Në botë sot mbizotëron ligji i forcës, ligji i të fortit. Ky është i vetmi parim i politikës bashkëkohore që ekziston sot në botë”, tha Vuçiç për media të dielën në Beograd, pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë.
Maduro u dërgua në një qendër paraburgimi në Nju Jork të dielën, dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë javës për t'u përballur me akuza për vepra penale të drogës dhe armëve.
Vuçiç tha se Serbia “dëshiron miqësi me SHBA-në, por është detyra jonë të themi kur ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.
Zyrtarët e Serbisë mbajnë lidhje të ngushta me Maduron, pavarësisht se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja vazhdimisht kanë thënë se ai nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, për shkak të parregullsive zgjedhore.
Vuçiç foli me Maduron për herë të fundit ka më 21 gusht 2025, kur zhvilloi bisedë telefonike.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçia asokohe e quajti Maduron “mik të madh” të Serbisë dhe tha se kishin biseduar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
Një nga argumentet kryesore për forcimin e bashkëpunimit me Venezuelën, të cilat i kanë paraqitur zyrtarët serbë, është fakti se Venezuela nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Në inaugurimin e Maduros si president në janar të vitit të kaluar mori pjesë kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, duke nxitur kritika nga Brukseli.
Në vitin 2023, Serbia dhe Venezuela nënshkruan marrëveshje për heqjen e vizave dhe paralajmëruan hapjen e ambasadës serbe në këtë vend, i cili kufizohet me Kolumbinë, Brazilin dhe Guajanën.
Regjimi venezuelian ndodhet nën sanksione nga Bashkimi Evropian, anëtarësimit të të cilit Serbia i synon, si dhe nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja./ Rel
Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro është arrestua...
Pas kapjes së Presidentit Nicolás Maduro gjatë një operaci...
Presidenti Nicolás Maduro ndodhet në paraburgim në New Yor...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka reaguar ash...
Emigrantët venezuelianë në mbarë botën shpërthyen në festi...
Këshilltarët evropianë të sigurisë kombëtare mbërritën të ...
Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë fotografi nga rezidenca e pre...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se pasditen e s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se forcat...
Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio në konferencë e p...
Presidenti i SHBA, Donald Trump në konferencën për shtyp k...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se SHBA janë ...
Presidenti i SHBA Donald Trump gjatë konferencës për shtyp...
Presidenti i SHBA Donald Trump në një konferencë për shtyp...
Udhëheqësja e opozitës së Venezuelës dhe fituesja e Çmimit...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka publikuar foton e Nicola...
Kongresmeni amerikan Carlos Gimenez vlerësoi Presidenti Do...
The Economist Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë kapur ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë për ...
Marrëdhëniet midis Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara ka...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e dje...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...