Dita e 48 e protestës/ Thirrje për mobilizim përpara Kuvendit më 23 korrik
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar ditën e 48-të ...
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar ditën e 48-të ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë dhe shtylla kryesore e identitetit, kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore të Serbisë.
“Për ne, serbët, ajo nuk është thjesht një copë toke, por djep i shpirtit tonë dhe e ekzistencës sonë në këtë tokë”, tha Vuçiç.
Sipas tij, serbët në Kosovë po jetojnë në kushte dramatike.
“Atyre po u mohohen të drejtat themelore njerëzore: e drejta për jetë, për lëvizje, për arsim dhe për përkujdesje shëndetësore. Atyre u mohohet qasja në vendin e punës dhe në pronë”, pretendoi udhëheqësi serb.
Që nga viti fillimi i vitit, Kosova ka nisur mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, të cilat i konsideron paralele dhe të jashtëligjshme.
Këto veprime të autoriteteve kosovare kanë hasur në kundërshtim të komunitetit serb dhe janë përballur me kritika nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka cilësuar si veprime të pakoordinuara.
Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Vuçiq i bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të “marrë hapa konkretë dhe të vendosur” për të ndalur, siç tha ai, dhunën në Kosovë.
Gjithashtu, udhëheqësi serb deklaroi se Serbia beson në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008, të cilën Serbia refuzon që ta njohë. Mbi 100 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës përfshirë 22 nga 27 shtete të Bashkimit Evropian, ku Kosova dhe Serbia synojnë të anëtarësohen.
Dy shtetet zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve që nga viti 2011. Procesi, që lehtësohet nga BE-ja, ka prodhuar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur viteve të fundit dhe që nga shtatori i vitit 2023, palët nuk kanë zhvilluar asnjë rund të dialogut në nivel politik, por vetëm runde në nivele të kryenegociatorëve.
Rundi i fundit i dialogut në nivel politik u mbajt disa ditë para sulmit të armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Në përvjetorin e dytë të sulmit, për të cilin Prishtina e fajëson Beogradin, autoritetet në Kosovë kërkuan ekstradimin e Radoiçiqit dhe të përfshirëve të tjerë në Banjskë.
Vitin e kaluar, Kosova ngriti aktakuzë kundër 45 të dyshuarve për sulmin në Banjskë, ndërsa vetëm tre nga këta të akuzuar janë duke u gjykuar në Prishtinë, pasi të tjerët janë të paarritshëm për autoritetet kosovare. Që të tre i mohojnë akuzat./REL
Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka zhvilluar n...
Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që autorët për su...
Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pres...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në një qendër emigra...
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka publikuar...
Komisioni Europian po punon për një propozim të ri për të ...
Guvernatori i rajonit të Bashkortostanit, Radiy Khabirov r...
Forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban thotë se një dron mbi...
BE-ja ka hequr ndalimin e importit të shpendëve nga Brazil...
Udhëheqësit e Kosovës i kanë kërkuar bashkësisë ndërkombët...
Një avion ushtarak spanjoll me ministrin e Mbrojtjes në bo...
Një pjesë e një rruge u shemb sot në Bangkok, duke krijuar...
Një masë e re e vendosur për përdorimin e metrosë ka kriju...
Turqia i ka arrestuar të martën mbrëma një komedian dhe nj...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti një fjalim 55-m...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mori pjesë dje në Asam...
Bashkimi Europian është detyruar në të kaluarën të marrë v...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, diskutoi mbi ekon...
Gati dy milionë njerëz janë zhvendosur nga qytetet jugore ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Eri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R....
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...