Zelensky: SHBA-ja gati të ofrojë garanci sigurie pas luftës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, diskutoi mbi ekon...

Bashkimi Europian është detyruar në të kaluarën të marrë vendime pa Hungarinë, duke i lënë hapësirë kryeministrit konservator hungarez Viktor Orban për një "pushim për kafe", apo duke lëshuar deklarata përfundimtare pa praninë e tij.
Megjithatë, në politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të merren vendime të përbashkëta.
Sanksionet kundër Rusisë, paketa e 19-të është duke u negociuar aktualisht, duhet të miratohen nga të gjitha shtetet anëtare. E njëjta gjë vlen edhe për politikën tatimore ose pranimin e anëtarëve të rinj të BE-së, ku një vend mund të bllokojë çdo vendim me veton e tij.
Kjo "nuk është moralisht e gabuar", i thotë DW Nicolai von Ondarza i Fondacionit për Shkencë dhe Politikë (SWP). Këto janë "fusha kyçe të sovranitetit kombëtar".
Vendeve nuk u pëlqen të bëjnë kompromise kur bëhet fjalë për interesat e tyre, shpjegon politologu që kryeson grupin kërkimor të BE-së në SWP. Në Gjermani, ky është rasti, për shembull, me politikën e BE-së ndaj Izraelit.
Ondarza e konsideron problematike që Hungaria shpesh nuk interesohet për një çështje. E megjithatë, ajo përdor të drejtën e vetos për të "shantazhuar” shtetet e tjera anëtare për çështje të tjera.
Në zhargonin e BE-së, kjo quhet "veto taktike”. Orbán shpesh bllokon politikën e BE-së ndaj Ukrainës. Për shembull, rreth 6.6 miliardë euro ndihmë për Ukrainën nga Fondi Evropian i Paqes ende nuk janë lëvruar. Vendi është gjithashtu kundër anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në BE.
Hungaria, ndër të tjera, argumenton se kjo mund ta tërheqë BE-në në një luftë me Rusinë. Por qeveria hungareze në fund të fundit ka miratuar të gjitha 18 paketat e sanksioneve kundër Rusisë deri më tani./DW
Është e rrallë që shtetet e tjera anëtare ta përdorin këtë taktikë, thotë Ondarza. Në vitin 2021, Qiproja bllokoi sanksionet kundër Bjellorusisë për të arritur një qasje më të ashpër ndaj Turqisë.
BE-ja ka një problem kushtetues, tha Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen në një takim informal në Kopenhagen: "Anija më e ngadaltë në konvoj përcakton shpejtësinë. Ne duhet të gjejmë mënyra për të zbatuar qëndrimin e shumicës.” BE-ja, tha Rasmussen, duhet të kërkojë "zgjidhje inovative”.
Se si mund të duken zgjidhjet dhe metodat e reja të punës nuk u diskutua në takimin në fund të gushtit. Kjo duhet të ndodhë "patjetër" në muajt e ardhshëm, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas. Është një "çështje besueshmërie" për BE-në.
Që në vitin 2023, me iniciativën e Gjermanisë, u krijua një "Grup Miqsh për Përmirësimin e Vendimmarrjes në Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë”. Sipas Këshillit të BE-së, ai tashmë përfshin dymbëdhjetë vende. Përveç Gjermanisë, këto janë Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Luksemburgu, Holanda, Rumania, Sllovenia, Spanja dhe Suedia.
"Grupi i Miqve”, për shembull, ka propozuar që vendimet për sanksionet, deklaratat për çështjet e të drejtave të njeriut ose vendimet për pjesëmarrjen në misionet civile duhet të merren me shumicë të kualifikuar. Kjo do të thotë që të paktën 15 shtete anëtare, që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së BE-së, duhet të votojnë në favor të vendimit. Gjithashtu duhet të ketë një lloj rrjeti sigurie për interesat kryesore kombëtare të shteteve anëtare. Por propozime të tilla duhet të miratohen nga të gjithë 27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së.
Sipas një diplomati të BE-së, disa vende në këtë grup duan t'i zgjerojnë diskutimet në politikën tatimore, në mënyrë që të zbusin parimin e unanimitetit edhe këtu. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për një reformë të procesit të vendimmarrjes në fjalimin e saj për Gjendjen e Bashkimit në fillim të shtatorit për të shmangur bllokimet. Në disa fusha, BE duhet të çlirohet nga "prangat e vendimmarrjes unanime" nga 27 shtetet anëtare, tha ajo.
Një tjetër mundësi për të zbutur parimin e unanimitetit në BE do të ishte ndryshimi i traktateve të BE-së, për shembull në kontekstin e pranimit të anëtarëve të rinj, thotë von Ondarza. Edhe kjo do të kërkonte pëlqimin e të gjitha 27 shteteve anëtare. Politologu aktualisht e konsideron një pëlqim të tillë "politikisht të pamundur".
Nëse shtetet anëtare zgjerojnë grupin e tyre të miqve, ato mund të ushtrojnë më shumë presion mbi vendet e tjera për të zbatuar vendimmarrjen me shumicë në një moment. Megjithatë BE-ja ndoshta do të duhet të paguajë një çmim të lartë në të ardhmen që Hungaria të heqë dorë nga vetoja e saj e fuqishme, thotë von Ondarza.
Edhe në Bruksel, Grupi i Miqve shihet si një mjet për të ushtruar presion, tha diplomatja e BE-së për DW. Hungaria është gjithnjë e më e izoluar. Komisioni Evropian po punon aktualisht mbi një plan për të përdorur asetet e ngrira ruse për të rindërtuar Ukrainën. Sipas një raporti të Reuters, Komisioni tashmë po shqyrton mënyra për të anashkaluar veton hungareze.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, diskutoi mbi ekon...
Gati dy milionë njerëz janë zhvendosur nga qytetet jugore ...
Presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi ka dhë...
Kryeministrja Giorgia Meloni, duke folur me gazetarët në k...
Ryan Routh është shpallur fajtor pasi tentoi të vriste Pre...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka tërhequr vëmendjen...
Presidenti Donald Trump kritikoi ashpër Kombet e Bashkuara...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kritikoi ashpër vend...
Presidenti Donald Trump njoftoi në Asamblenë e OKB se admi...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët evropian...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij ...
Presidenti Donald Trump e hodhi poshtë kërcënimin e ndrysh...
NATO paralajmëroi Rusinë që të ndalojë sjelljen “përshkall...
Italia vazhdon të goditet nga një valë e fortë e motit të ...
Kjo është edhe java e fundit e Asamblesë së Kombeve të Bas...
Një total prej 145 emigrantësh u shpëtuan në 24 orët e fun...
Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, të martën bëri th...
Ministria e Shëndetësisë e Italisë nisi një fushatë vaksin...
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se nuk mund t...
Serbia do të nënshkruajë muajin e ardhshëm një marrëveshje...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...