Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e priti në një takim ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko, të cilin e njoftoi për “gjendjen e vështirë” të serbëve në Kosovë.
Vuçiç shkroi në Instagram pas takimit më 6 shtator se “i thashë gjithashtu se sa e vështirë është pozita e popullit serb [në Kosovë]", duke shtuar se "më duket se kemi gjetur mirëkuptim nga ana e palës ruse për këtë”.
Bocan Harchenko ka thënë se Rusia është “e vetëdijshme për gjendjen e vështirë në Kosovë”, sipas agjencisë së lajmeve Beta.
“Kosova do të jetë një nga çështjet më prioritet gjatë të ashtuquajturit sesion ministror në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në tetor pritet një seancë e Këshillit të Sigurimit dhe gjithashtu do të ofrojë mundësi që Rusia ta paraqesë qëndrimin e saj parimor, bazuar në Rezolutën 1244, për mbrojtjen e serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Bocan Harchenko.
Rusia është ndër aleatet më të mëdha të Serbisë dhe Beogradi gëzon mbështetjen e saj të fuqishme në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.
Takimi i Vuçiçit me ambasadorin rus në Beograd u mbajt në ditën kur shoqata serbe bllokuan pikat kalimtare në pjesën serbe të kufirit me Kosovën, në shenjë proteste kundër mbylljes së institucioneve paralele serbe në Kosovë.
Ndërkohë, Vuçiç dhe Bocan Harchenko biseduan edhe për ftesën që presidenti serb e mori nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin për të marrë pjesë në samitin e BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut), i cili mbahet nga 22 deri më 24 tetor në qytetin rus Kazan.
Vuçiç ka thënë se do ta marrë një vendim për ftesën në mbledhjen e BRICS më 10 ose 15 tetor.
Serbia është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk dëshiron t'i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Kremlinit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Pas takimit me Vuçiçin në Loznicë në perëndim të Serbisë, Bocan Harchenko u tha gazetarëve se Moska e "vlerëson shumë qëndrimin parimor dhe të palëkundur të presidentit të Serbisë për bashkëpunimin me Rusinë, si dhe në lidhje me sanksionet" që Bashkimi Evropian i kërkon Serbisë t’i vendosë kundër saj.
“Sigurisht, sanksionet nuk janë pranuar dhe nuk do të pranohen nga Serbia, gjë që na jep mundësinë të ecim përpara hap pas hapi, në kushte të vështira të deritanishme, në zhvillimin e marrëdhënieve tona”, tha Bocan Harchenko./REL
Pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak janë mbyllur ng...
Qeveria daneze po shqyrton heqjen e një rregulli që le...
Disa e bëjnë për para, të tjerët për atdheun. Ndërsa d...
Gjendja humanitare në Rripin e Gazës, sipas OKB-së, va...
Shpallja e aktgjykimit kundër ish-presidentit amerikan, Do...
Kur kanë ngelur edhe dy muaj para ditës së zgjedhjeve në S...
Rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kos...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ka ...
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-S...
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, tha se me h...
Të paktën 17 nxënës kanë vdekur pasi një shkollë në Ke...
Pas sulmit islamik me thikë në Solingen të një siriani që ...
Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza ndaj pesë...
Themeluesi dhe CEO i "Telegram", Pavel Durov, ka kriti...
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të përmbahet nga ...
Parlamenti i Ukrainës e miratoi të enjten Andriy Sybiha mi...
Grupi militant Hamas akuzoi të enjten Kryeministrin izrael...
Ukraina përballet me perspektiva jashtëzakonisht të ndrysh...
Gjykata do të dëgjojë argumentet të enjten në lidhje me ha...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjte...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...