Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Gjykata do të dëgjojë argumentet të enjten në lidhje me hapat e ardhshëm për padinë federale ndaj ish-Presidentit Donald Trump për përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve. Kjo do të jetë seanca e parë dëgjimore në gjykatë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë se ish-presidentët gëzojnë imunitet të gjerë nga akuzat penale.
Gjykatësja Tanya Chutkan mbikëqyr këtë çështje gjyqësore që bazohet tek akuzat se ish-Presidenti Trump komplotoi për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, përpara sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021.
Ish-Presidenti Trump nuk pritet të jetë i pranishëm dhe nuk ishte e qartë nëse gjykatësja Chutkan do të merrte një vendim të enjten.
Ekipi i prokurorit të posaçëm Jack Smith paraqiti një padi të re javën e kaluar, nga e cila ishin hequr disa nga akuzat që ishin ngritur më parë ndaj ish-Presidentit Trump, duke zbatuar kështu vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë në lidhje me imunitetin. Ekipi i prokurorëve ka thënë gjithashtu se janë të gatshëm të paraqesin një dokument me pikëpamjet e tyre ligjore se si mund të zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë te çështja në fjalë.
Avokatët mbrojtës kanë thënë se do të paraqesin disa kërkesa për pushimin e çështjes, ndër to edhe një kërkesë që mbështetet te vendimi i gjykatëses në Florida se emërimi i prokurorit Smith ishte antikushtetues.
Asnjë nga palët nuk pret që të arrihet deri në mbajtjen e gjyqit përpara zgjedhjeve të nëntorit, në veçanti për shkak të volumit të punës ligjore që duhet bërë. Gjykatëses Chutkan i duhet tashmë të vendosë se cilat prej neneve të akuzave mund të vazhdojnë të jenë pjesë e padisë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për imunitetin.
Gjykata e Lartë vendosi në korrik se ish-presidentët gëzojnë imunitet absolut për ushtrimin e funksioneve të tyre themelore kushtetuese dhe se konsiderohen me imunitet nga hetimet për veprimet zyrtare.
Ekipi i prokurorit Smith reagoi duke rishikuar padinë, nga e cila u hoqën referencat ndaj përpjekjeve të ish-Presidentit Trump për të përdorur kompetencat ligjzbatuese të Departamentit të Drejtësisë, për të qëndruar në pushtet – një aspekt për të cilin Gjykata e Lartë tha se ish-Presidenti Trump gëzon imunitet.
Kjo çështje gjyqësore bazohet te një nga dy paditë federale që u ngritën ndaj ish-Presidentit Trump. Padia e dytë e akuzonte ish-presidentin për marrjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago, Florida. Kjo padi u rrëzua në muajin korrik nga gjykatësja Aileen Cannon, e cila u shpreh se emërimi i prokurorit të posaçëm Smith ishte i paligjshëm.
Ekipi i prokurorit Smith e ka apeluar këtë vendim. Avokatët e ish-Presidentit Trump thonë se do t’i kërkojnë gjykatëses të rrëzojë edhe padinë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, bazuar në të njëjtin arsyetim./ Voa
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjte...
Kur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Michel Barnier, ish-kryenegociatori i BE-së për Brexit...
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun K...
Rusia tha se do të ndërmarrë masa hakmarrëse ndaj medi...
Të enjten, një burrë i armatosur është qëlluar për vdekje ...
Papa Françesku paralajmëroi kundër përdorimit të fesë ...
Një nxënës 14-vjeçar vrau me armë zjarri dy gjimnazistë dh...
Uashingtoni reagon me sanksione ndaj televizionit shte...
Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se sulmet ajro...
Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e n...
Shtetet e Bashkuara kanë ngritur aktakuzë kundër dy menaxh...
Një gjykatës federal refuzoi të martën kërkesën e paraqitu...
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ng...
Shtatë persona u shpëtuan dhe 21 të tjerë rezultojnë të hu...
Mbështetja ushtarake gjermane për Ukrainën dhe ndihmat për...
Ligjvënësit rumunë e kaluan të mërkurën një projektligj pë...
Lideri autoritar i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko...
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i tha të...
Rritja e temperaturave duhet të jetë alarm global, ka thën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...