Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Një nxënës 14-vjeçar vrau me armë zjarri dy gjimnazistë dhe dy mësues, ndërsa plagosi nëntë të tjerë në një shkollë të mesme në Xhorxhia të mërkurën, vetëm pak javë pas fillimit të vitit të ri shkollor, thanë autoritetet.
I dyshuari për sulmin, i identifikuar si Colt Grey, 14 vjeç, ishte nxënës i shkollës së mesme “Apalachee” në qytetin Winder rreth një orë nga Atlanta dhe ndodhet në paraburgim. Ai do të gjykohet si i rritur, tha Chris Hosey, drejtor i Byrosë së Hetimit të Xhorxhias.
I dyshuari po fliste me hetuesit, por ata nuk pranuan të thonë nëse e dinin se çfarë e motivoi atë për sulmin. Ata gjithashtu nuk thanë se çfarë lloj arme është përdorur.
Sherifi Jud Smith tha se organet e rendit reaguan me shpejtësi pas njoftimit për të shtëna rreth orës 10:20 të mëngjesit. Individi i armatosur u përball me një punonjës të rendit dhe u dorëzua menjëherë, tha zoti Smith.
Forcat e rendit e vunë situatën nën kontroll dhe nxënësit u lanë të lirë të largohen, tha një zëdhënës i shkollave të Qarkut Barrow.
Televizioni "ABC News" citoi një dëshmitar, nxënësin Sergio Caldera, teksa tha se ai ndodhej në orën e kimisë kur dëgjoi të shtëna armësh. Caldera, 17 vjeç, tha se mësuesja e tij kishte hapur derën, por një tjetër mësues që po vraponte i tha asaj ta mbyllte menjëherë pasi "një person me armë zjarri ndodhej në shkollë".
Ndërsa nxënësit e mësuesit ndodheshin në klasë, dikush kishte trokitur në derë dhe kishte bërtitur disa herë, duke kërkuar që ta hapnin. Në momentin që nuk po dëgjoheshin më të trokitura, Caldera tha se dëgjoi të shtëna dhe britma. Ai tha se klasa e tij ishte evakuuar më vonë.
Shtëpia e Bardhë tha përmes një deklarate se Presidenti Joe Biden ishte informuar rreth ngjarjes dhe shtoi se administrata “do të vazhdojë të koordinohet me zyrtarët federalë, shtetërorë e lokalë, ndërsa vazhdon të marrë më shumë të dhëna". Presidenti Biden u bëri thirrje republikanëve që të punojnë me demokratët për të miratuar ligje për kontrollin e armëve.
Nënpresidentja Kamala Harris, kandidate e Partisë Demokratike për presidente, e quajti rastin një "tragjedi të pakuptimtë".
"Duhet ta ndalojmë. Duhet t'i japim fund kësaj epidemie të dhunës me armë”, tha zonja Harris në fillim të një aktiviteti të fushatës presidenciale në New Hampshire.
Ish-Presidenti Donald Trump, kandidati republikan për president, shkroi në rrjetet sociale se "Zemrat tona janë me viktimat dhe të dashurit e atyre që u prekën nga ngjarja tragjike në Winder të Xhorxhias. Jetë të pafajshme u rrëmbyen nga një përbindësh i sëmurë dhe i çmendur”.
Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar qindra raste të sulmeve me armë zjarri nëpër shkolla dhe universitete gjatë dy dekadave të fundit. Rasti më i përgjakshëm u shënua në vitin 2007 në universitetin Virginia Tech, me mbi 30 të vdekur. Këto lloj vrasjesh kanë ndezur debate të ashpra mbi ligjet për armët dhe Amendamentin e Dytë të Kushtetutës, që garanton të drejtën "për të mbajtur armë"./VOA
Uashingtoni reagon me sanksione ndaj televizionit shte...
Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se sulmet ajro...
Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e n...
Shtetet e Bashkuara kanë ngritur aktakuzë kundër dy menaxh...
Një gjykatës federal refuzoi të martën kërkesën e paraqitu...
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ng...
Shtatë persona u shpëtuan dhe 21 të tjerë rezultojnë të hu...
Mbështetja ushtarake gjermane për Ukrainën dhe ndihmat për...
Ligjvënësit rumunë e kaluan të mërkurën një projektligj pë...
Lideri autoritar i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko...
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i tha të...
Rritja e temperaturave duhet të jetë alarm global, ka thën...
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është rapo...
Mungesa e vazhdueshme e vullnetit politik për të nxitur ba...
"Disa duan të më pajtojnë me Al-Sisin. Unë e refuzoj këtë....
Departamenti i Drejtësisë njoftoi të martën ngritjen e aku...
Arrestimi dhe ngritja e akuzave ndaj themeluesit të rr...
Një vendim për riklasifikimin e mundshëm të marijuanës si ...
Megjithëse mund të duket sikur zgjedhjet presidenciale në ...
Parlamaneti i Maqedonisë së Veriut e hapi sot debatin për ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...