Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kur kanë ngelur edhe dy muaj para ditës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, kandidatët për president Donald Trump dhe Kamala Harris po përgatiten për debatin e tyre të parë. Ndërkohë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, fushata e të dy kandidatëve është përqëndruar në çështjen e ekonomisë.
Në qendër të fushatës së republikanit Trump është ekonomia dhe sulmet ndaj rivales Harris. Donald Trump, Kandidat republikan për president “Asaj nuk do t’ia dijë për punëtorët ose amerikanët e klasës së mesme. Ajo nuk e çan kokën për ju”, thotë zoti Trump.
Ekipi i zonjës Harris thotë se republikani Trump është ai që do të dëmtojë fuqinë punëtore me shkurtimin e taksave për korporatat.
Kamala Harris, Kandidate demokrate për presidente
“Forcimi i klasës së mesme do të jetë përparësia kryesore e presidencës sime”, thotë zonja Harris.
Ekonomia është çështja më me rëndësi për votuesit në këto zgjedhje. Ky është një problem që zonja Harris duhet ta trajtojë shpejt, thotë analisti Hank Sheinkopf.
Hank Sheinkopf, Analist politik
“Ajo duhet të sqarojë se përse njerëzit po paguajnë më shumë për karburant, pse ushqimet e tyre kanë këto çmime dhe pse prodhuesit e këtyre produkteve po u japin më pak për të njëjtat para”, thotë ai.
Kandidati republikan për nënpresident, JD Vance thotë se vota për zonjën Harris nënkupton humbje të vendeve të punës.
JD Vance, Kandidat republikan për nënpresident
"Mendoni për të gjitha interesat e fuqishme, burokracinë në këtë vend, njerëzit që janë pasuruar duke i dërguar vendet tuaja të punës në Kinë. Ata e duan Kamala Harris-in. E vetmja mënyrë për t’i mposhtur dhe luftuar është në kutitë e votimit në nëntor”, thotë ai.
Nga ana tjetër, Tim Walz thotë se janë demokratët ata që përkushtohen ndaj punëtorëve amerikanë.
Tim Walz, Kandidat demokrat për nënpresident
"Donald Trump dhe JD Vance kanë diçka tjetër në mendje. E vetmja gjë që ata dinë për punëtorët është se si të përfitojnë prej tyre, se si të mos i paguajnë. Sa herë u është dhënë rasti, kanë zhvilluar luftë kundër punëtorëve dhe kushteve të tyre", thotë zoti Walz.
Dy muaj para zgjedhjeve, gara mbetet e ngushtë. Në shumicën e sondazheve të opinionit publik zonja Harris shfaqet me një epërsi të lehtë ndaj zotit Trump në shkallë kombëtare.
David Martinez, votues në Miçigan, mbështet zotin Trump.
"Ai është një patriot i vërtetë amerikan. Ai mendon më shumë për njerëzit sesa për veten e tij. Në çdo veprim ai përpiqet të ndihmojë dikë”, thotë ai.
Becca Rush, votuese në Xhorxhia, mbështet zonjën Harris.
“Është viti 2024, kemi nevojë për frymë të re dhe një të ardhme më të ndritur”, thotë ajo.
Ndërsa vazhdojnë fushatën, kandidatët Trump dhe Harris do të kalojnë pjesën më të madhe të ditëve të ardhshme duke u përgatitur për debatin e tyre të parë presidencial më 10 shtator./ Voa
Rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kos...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ka ...
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-S...
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, tha se me h...
Të paktën 17 nxënës kanë vdekur pasi një shkollë në Ke...
Pas sulmit islamik me thikë në Solingen të një siriani që ...
Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza ndaj pesë...
Themeluesi dhe CEO i "Telegram", Pavel Durov, ka kriti...
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të përmbahet nga ...
Parlamenti i Ukrainës e miratoi të enjten Andriy Sybiha mi...
Grupi militant Hamas akuzoi të enjten Kryeministrin izrael...
Ukraina përballet me perspektiva jashtëzakonisht të ndrysh...
Gjykata do të dëgjojë argumentet të enjten në lidhje me ha...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjte...
Kur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Michel Barnier, ish-kryenegociatori i BE-së për Brexit...
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun K...
Rusia tha se do të ndërmarrë masa hakmarrëse ndaj medi...
Të enjten, një burrë i armatosur është qëlluar për vdekje ...
Papa Françesku paralajmëroi kundër përdorimit të fesë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...