Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha të premten se ka një pajtim për të organizuar një raund të ri të negociatave për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve, por nuk e bëri të ditur datën e takimit të ri.
Ai i bëri këto komente në Prishtinë pas një takimi me kryenegociatorin e Kosovës për bisedimet me Serbinë Besnik Bislimi, në kuadër të përpjekjeve për ripërtëritjen e bisedimeve, mes mospajtimeve ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore rreth situatës në veriun e Kosovës.
Zoti Lajçak tha se marrëveshja e vitit të kaluar e arritur në Bruksel dhe në Ohër, është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe sipas tij, Serbia ka tërhequr një letër dërguar Bashkimit Evropian në dhjetor të vitit 2023 në të cilën thuhej se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës.
“Letra është tërhequr. Pra, dhe ka deklarata aty-këtu që nuk janë të dobishme, por marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj dhe më shumë se kaq, marrëveshja është bërë edhe pjesë e rrugës së Kosovës drejt Bashkimi Evropian dhe rrugës së Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, tha zoti Lajçak.
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla gjatë një konference për shtyp tha se nuk ka ndonjë informatë se Serbia e ka tërhequr dokumentin.
“Unë besoj se zoti Lajçak fjalën e ka për tërheqje të pjesshme të asaj letre të ish-kryeministres Ana Bërnabiç, e cila megjithatë nuk tërhiqet nga mosnjohja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, gjë që është një qasje tërësisht e papranueshme për ne”, tha ajo.
Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje palëve që të zgjedhin çëshjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel dhe të shmangin veprimet që mund të nxisin tensione.
Kosova është gjetur nën kritikat e diplomacisë perëndimore për ato që janë ciësuar veprime të njëanshme dhe të pabashkërenduara në veriun e banuar me shumicë serbe. Një javë më parë autoritetet e Kosovës mbyllën komunat paralele serbe në veri, të cilat sipas tyre, “kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”. Kosova i cilëson institucionet komunale të emëruara nga Beogradi të paligjshme.
Operacioni nxiti reagimin e Beogradit dhe përfaqësuesve politikë serb në veri ndërsa një grup qytetarësh në Serbi paralajmëroi për të premten në mbrëmje bllokimin e rrugëve që çojnë në vendkalimet kufitare me Kosovën me kërkesën për tërheqjen e forcave të policisë së Kosovës nga veriu dhe kthimin e institucioneve të Serbisë atje.
“Unë besoj se nuk duhet të ketë bllokim dhe shpresoj se nuk do të ketë bllokim sepse kjo është në ndikimin negativ në lirinë e lëvizjes në jetën e njerëzve”, tha zoti Lajçak.
Shuarja e institucioneve paralele serbe është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por zbatimi i saj ka ngecur.
Pjesë e marrëveshjeve të arritura nëpër vite ishte hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
“Qëndrimi i Bashkimit Evropian, mendoj se dihet mirë, por do ta përsëris. Ura duhet të hapet, por kjo hapje duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe ne po diskutonim hollësi të këtij procesi”, tha zoti Lajçak.
Qeveria e Kosovës përmes një komunikate citoi kryenegociatorin Besnik Bislimi të ketë thënë në takim me zotin Lajçak se “hapja e urës... është çështje e trajtuar dhe dakorduar në Bruksel dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese dhe përfundimeve të raportit të Komisionit Evropian të vitit 2020, që vlerëson se punimet në urë kanë përfunduar dhe ajo duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme”.
Qeveria e Kosovës është kritikuar edhe nga opozita në Kosovë për mungesë bashkërendimi me aleatët për shumë çështje. Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka përsëritur në disa raste se dallimet në qëndrime nuk kanë qenë asnjëherë në qëllime, vlera e parime, por vetëm në strategji, taktika dhe operacione./VOA
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, tha se me h...
Të paktën 17 nxënës kanë vdekur pasi një shkollë në Ke...
Pas sulmit islamik me thikë në Solingen të një siriani që ...
Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza ndaj pesë...
Themeluesi dhe CEO i "Telegram", Pavel Durov, ka kriti...
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të përmbahet nga ...
Parlamenti i Ukrainës e miratoi të enjten Andriy Sybiha mi...
Grupi militant Hamas akuzoi të enjten Kryeministrin izrael...
Ukraina përballet me perspektiva jashtëzakonisht të ndrysh...
Gjykata do të dëgjojë argumentet të enjten në lidhje me ha...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjte...
Kur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Michel Barnier, ish-kryenegociatori i BE-së për Brexit...
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun K...
Rusia tha se do të ndërmarrë masa hakmarrëse ndaj medi...
Të enjten, një burrë i armatosur është qëlluar për vdekje ...
Papa Françesku paralajmëroi kundër përdorimit të fesë ...
Një nxënës 14-vjeçar vrau me armë zjarri dy gjimnazistë dh...
Uashingtoni reagon me sanksione ndaj televizionit shte...
Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se sulmet ajro...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...