
Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit i janë drejtuar sot qendrave të votimit në ambasada dhe konsullatat përkatëse për të hedhur votën e tyre për zgjedhjet e parakohshme.
Në një dalje për mediat, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri më dije se ka filluar procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike. Ai njoftoi se nga 19 mijë e 187 votues, deri në orën 09:00 kanë votuar 1 659 prej tyre.
“Numri i përgjithshëm i shtetaseve të Kosovës për të votuar në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës është 19 mijë e 187 votues. Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë gjatë ditës së sotme pasi në listën votuese që janë dërguar në këto përfaqësi janë vetëm emrat e shtetase që kanë zgjedhur këtë mënyrë të votimit”, është shprehur ai.
Elezi ndau po ashtu detaje lidhur me kohën kur ka nisur procesi i votimit në përfaqësi diplomatike.
“Procesi i votimit në ora 05:00 sipas kohës lokale në Kosovë ka filluar në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll. Ndërsa në ora 07:00 po ashtu sipas kohës lokale në Kosovë votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike që ndodhen në Evropë”, tha Elezi.
Pak më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se qyetarët në përfaqësitë diplomatike mund të votojnë me letërnjoftim, pasaportë ose patentë të Republikës së Kosovës. Ndërkohë sipas vendimit të KQZ-së, do të lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar.
2,076,290 persona me të drejtë vote janë regjistruar për zgjedhje, ndërsa brenda territorit të Kosovës, do të jenë 948 qendra votimi me 2,614 vendvotime. Për këto zgjedhje janë certifikuar gjithsej 22 subjekte politike, ku përfshihen 18 parti, 3 koalicione parazgjedhore, 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat të pavarur. Komisioni gjithashtu ka akredituar rreth 860 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë për të monitoruar procesin. Kujtojmë se nesër në Kosovë procesi i votimi nis në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00. /CNA
Nëntë persona janë arrestuar nga policia italiane dhe Guar...
Sulmi i Shteteve të Bashkuara kundër militantëve të Shteti...
Një breshëri dronësh dhe raketash ruse mbi Kievin dhe peri...
Aeroportet e Rzeszow dhe Lublin në Poloninë juglindore jan...
Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të votojnë...
Bullgaria do të prezantojë euron më 1 janar 2026, duke e b...
Tajlanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord për një armëpushim...
Rusia mund të jetë duke zhvilluar raketa balistike hiperso...
Katër persona, tre burra dhe një grua, u gjetën të pajetë,...
Tre gra u plagosën me thikë në metronë e Parisit nga një b...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi pozitivish...
Izraeli u bë sot vendi i parë që njohu Republikën e Somali...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me Pr...
Ndër të gjitha ngjarjet e rëndësishme që lidhen me rajonin...
Pesëmbëdhjetë persona janë plagosur dhe shtruar në spital ...
Tajlanda ka kryer sulme ajrore në një zonë kufitare me Kam...
Kosova do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare këtë të diel...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Sllagjan Trajkovi...
Një gjykatë në Malajzi ka dënuar ish-kryeministrin Najib R...
Kosova voton për herë të dytë këtë vit. Ekspertja gjer...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...