Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

E humbëm "Twitter"-in dhe e fituam "X"-in. I provuam Bluesky-in dhe Mastodon-in (epo, disa nga ne e bëmë). U shqetësuam për ‘bot’-ët e inteligjencës artificiale (IA) dhe për shëndetin mendor të të rinjve. Kaluam kohë në biseda private "online" dhe u sorollatëm pafundësisht nëpër rrjete sociale siç bënim edhe në vitet e kaluara. Për përdoruesit e rrjeteve sociale, viti 2023 ishte një vend i fillimeve dhe i mbarimeve.
Më poshtë mund t’i lexoni disa prej ndodhive më të mëdha në rrjetet sociale më 2023 – si dhe çfarë të presim vitin e ardhshëm:
Lamtumirë "Twitter"!
Para pak më shumë se një viti, Elon Musk u fut në zyrat qendrore të "Twitter"-it në San Francisko, e shkarkoi shefin ekzekutiv të tij dhe shefat e tjerë të lartë, duke e nisur shndërrimin e platformës së rrjetit social në atë që sot njihet si "X".
Musk e zbuloi logon e "X"-it në korrik. Ai e ndryshoi shpejt emrin e "Twitter"-it dhe ikonën e kaltër të zogut, "online" dhe në zyrat qendrore të kompanisë në San Françisko.
“Dhe, së shpejti, ne do t’i themi lamtumirë markës së 'Twitter'-it dhe, dalëngadalë, të gjithë zogjve”, shkroi Musk. Për shkak të natyrës publike dhe për shkak se tërhiqte figura publike, gazetarë dhe përdorues të tjerë të profilit të lartë, Twitter-i gjithmonë ka pasur ndikim të madh në kulturën popullore – por ky ndikim duket se po shkon drejt shuarjes.
“Kishte shumë telashe edhe para se Musku ta merrte në dorë, ishte një markë e dashur me një rol të qartë në mjedisin e rrjeteve sociale”, tha Jasmine Enberg, analiste rrjeteve sociale në Insider Intelligence.
Prej se u ble nga Musk, X-i është bombarduar me akuza për keqinformim dhe racizëm, ka pësuar humbje të mëdha financiare dhe rënie në përdorim. Musku tha se reklamuesit të cilët u tërhoqën ishin të përfshirë në “shantazh” dhe u kërkoi atyre të “zhdukeshin”.
Duke i mirëpritur përdoruesit të cilët ishin pezulluar nga ish-Twitter për shkak të gjuhës së urrejtjes, apo përhapjes së keqinformimit, në dhjetor, Musku ia ktheu llogarinë teoricienit konspirativ Alex Jones, duke u bazuar në një sondazh joshkencor që e kishte bërë me ndjekësit e vet. Jones e kishte cilësuar vazhdimisht si të rremë sulmin me të shtëna në shkollën Sandy Hook më 2012.
Përshëndetje "X", "Threads" dhe "Bluesky"
Ndër ambiciet e Muskut për "X"-in është edhe shndërrimi i kësaj platforme në një “aplikacion për gjithçka” – sikurse WeChat në Kinë, për shembull. Puna është se nuk dihet nëse audiencat në SHBA dhe Perëndim janë të etura për një ide të tillë. Edhe vetë Musku është i paqartë për hollësitë.
Derisa "X"-i po vuan nga një krizë e identitetit, disa përdorues janë në kërkim të një zëvendësuesi. Mastodon ishte njëri nga kandidatët, bashkë me Bluesky, i cili doli nga "Twitter" në fakt.
Dhjetëra mijëra njerëz, shumica përdorues të ngopur me "Twitter"-in, filluan të regjistrohen në aplikacionin Bluesky në pranverë, i cili ende funksionon vetëm me ftesa. Ky aplikacion ka më pak se vetëm 10 punëtorë, thotë drejtoresha e tij ekzekutive, Jay Graber. Kjo nënkuptoi “përpjekjet për ta bërë çdo gjë të jetë funksionale, për t’i mbajtur njerëzit online, përpjeke për të shtuar veçori të cilat i kishim në udhëzues”, tha ajo, duke shtuar se “puna vetëm sa po rritej për t’u siguruar se sistemet mund ta përballonin fluksin e njerëzve”.
Duke e parë mundësinë për t’i joshur përdoruesit e pakënaqur të "Twitter"-it, pronarja e "Facebook"-ut, Meta, e lëshoi rivalin e tij, "Threads", në korrik. Kjo platformë u rrit shpejt, pasi dhjetëra miliona njerëz filluan të regjistroheshin në të, megjithëse për të ka qenë goxha sfidë t’i mbajë njerëzit brenda. Pastaj, në dhjetor, shefi ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, njoftoi befasisht se kompania po e testonte ndërveprueshmërinë – idenë e nisur nga Mastodon dhe Bluesky dhe rrjetet e tjera sociale të cilat ua mundësojnë njerëzve të jenë në gjendje t’i përdorin llogaritë e vet në platforma të ndryshme – pak a shumë sikur email adresat, apo numrat telefonikë. “Po e fillojmë një testim ku postimet nga llogaritë në "Threads" do të jenë në dispozicion në Mastodon dhe shërbimet e tjera që përdorin protokollin ActivityPub”, shkroi Zuckerberg.
Shqetësimet për shëndetin mendor
Ndikimi i rrjeteve sociale në shëndetin mendor të fëmijëve është rritur këtë vit, me kryemjekun amerikan që paralajmëroi në maj se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të treguar se rrjetet sociale janë vend i sigurt për fëmijët dhe adoleshentët.
Ai u bëri thirrje kompanive teknologjike, prindërve dhe kujdestarëve të ndërmarrin veprime të menjëhershme për t’i mbrojtur fëmijët.
“Ne u bëjmë thirrje prindërve ta menaxhojnë një teknologji e cila është duke u zhvilluar me shpejtësi të madhe, e cila thelbësisht e ndryshon mënyrën se si fëmijët e tyre mendojnë për veten, mënyrën se si ata ndërtojnë shoqëritë e tyre dhe mënyrën se si e përjetojnë botën”, tha Vivek Murthy për "Associated Press".
Në tetor, dhjetëra shtete amerikane e paditën Meta-n për dëmtimin e të rinjve dhe për ndikimin në krizën e shëndetit mendor tek të rinjtë, duke dizajnuar me vetëdije veçori në "Instagram" dhe "Facebook", të cilat i bëjnë fëmijët të varur nga platformat e tyre.
Gjërat për të cilat duhet të jemi të vëmendshëm në 2024
Miqtë tuaj të inteligjencës artificiale kanë mbërritur – por ‘chatbot’-ët janë vetëm fillimi. Duke qëndruar në oborrin e kompanisë së tij në Menlo Park, Kaliforni, Zuckerbergu tha në vjeshtë se Meta është “e përqendruar në ndërtimin e një të ardhme të lidhjes njerëzore” – dhe tregoi se si në të ardhmen e afërt njerëzit mund të ndërveprojnë me versionet prej hologrami të miqve të tyre apo kolegëve, dhe me ‘bot’-ët e inteligjencës artificiale, të ndërtuar për t’iu asistuar atyre. Kjo kompani shpalosi një ushtri të ‘bot’-ëve të inteligjencës artificiale – me të famshmit si Snoop Dogg dhe Paris Hilton i huazuan fytyrat e tyre për to – që përdoruesit e rrjeteve sociale të ndërveprojnë më ta. Vitin e ardhshëm, inteligjenca artificiale do të “integrohet në praktikisht çdo cep të platformave”, tha Enberg.
“Aplikacionet e rrjeteve sociale do ta përdorin inteligjencën artificiale për ta nxitur përdorimin, fitimin nga të hyrat dhe reklamat, rritjen e abonuesve dhe aktiviteteve komerciale. Inteligjenca artificiale do ta shtojë varësinë e përdoruesve dhe reklamuesve, si dhe marrëdhëniet me mediat sociale, por zbatimi i saj nuk do të jetë i lehtë, sepse do të ketë edhe rritje të rregullave dhe mbikëqyrjes”, shtoi ajo.
Duke qenë se do të ketë zgjedhje të rëndësishme presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Indi dhe vende të tjera, roli i inteligjencës artificiale dhe rrjeteve sociale në keqinformim do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes së vazhduesve të rrjeteve sociale./ Rel
Të gjithë ne i përdorim mediat sociale por se cilat aplika...
Njohësit e kafesë kanë mbajtur prej kohësh besimin se ...
Egjipti me gjasa ka gati një plan me disa faza për t'i...
Gjatë vitit 2023 ka pasur shumë lajme të rreme, veçanë...
Të shijosh përvojat, të mos kesh stres për paratë dhe ...
Edhe pse në vitin 2022 shteti Sunshine u emërua shteti...
Filmi, me protagonist kryesor Jason Momoan, nuk u prit...
Muzeu Metropolitan i Artit kohët e fundit njoftoi se k...
Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk dha pëlqim...
Nga njohuritë mbi prejardhjen tonë njerëzore dhe përpa...
“Tradhti” dhe “humbje” – kështu e komentojnë qytetarët...
Shkencëtarët kanë krijuar një makinë për zbulimin e Ba...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të...
Ndërsa trupat izraelite intensifikojnë luftën në Gazë ...
Policia franceze ka arrestuar një 33-vjeçar të dyshuar...
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (K...
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha të martën se d...
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) njoftoi të martën ...
Forcat izraelite kanë bombarduar kampet palestineze të ref...
Qeveria e Serbisë mori vendim që nga data 01.01.2024 t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...