
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka thënë të martën se vlera e faturës së muajit dhjetor është rritur si pasojë e “shpenzimit më të madh të rrymës” dhe mossubvencionimit të konsumatorëve kursimtarë nga Qeveria e Kosovës krahasuar me një vit më parë, pas ankesave të shumta nga konsumatorët.
Shumë kosovarë janë ankuar në rrjetet sociale ditëve të fundit se fatura e rrymës për muajin dhjetor u ka ardhur shumë më e lartë krahasuar me faturën e muajit të kaluar, apo të të njëjtit muaj vitin e kaluar, duke ngritur shqetësime se çmimi i rrymës mund të jetë rritur.
Por, KESCO tha në një njoftim se nuk ka pasur rritje të çmimit të rrymës prej rritjes së fundit prej 15 për qind më 1 prill të këtij viti.
“Rritja e vlerës së faturave në këtë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje. Konsumimi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kwh në muaj faturohet me tarifë më të lartë, ashtu siç paraqiten në çdo faturë të konsumatorëve”, tha KESCO.
Sipas KESCO-s, ndër arsyet e tjera të rritjes së faturës është edhe mossubvencionimi i konsumatorëve krueses sivjet nga Qeveria.
Vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës vendosi t’i subvenciononte konsumatorët të cilët kursenin rrymën duke shpenzuar më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak gjatë dimrit.
KESCO, po ashtu, e shpjegoi edhe çmimin e rrymës të vendosur nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) në prill.
Nëse një konsumator familjar konsumoni deri në 800 kwh, atëherë i nënshtroheni vetëm dy blloqeve, ditën dhe natën, të cilat në dimër fillojnë nga ora 22:00 deri në orën 7:00. Gjatë ditës çmimi është 7.79 cent për kwh, ndërsa natën rreth 57 për qind më i lirë, pasi llogaritet me 3.34 cent për kwh.
Megjithatë, çmimet ndryshojnë për konsum mbi 800 kwh. Nëse një konsumator konsumon 1600 kwh, atëherë pjesa deri në 800 kwh llogaritet me çmimet e lartpërmendura, ndërsa pjesa e mësipërme llogaritet me 2 tarifa të tjera: ajo e larta gjatë ditës që shkon në 14.45 cent për kwh ose 85.5 për qind më shtrenjtë, dhe ajo e natës 6.81 cent për kwh ose gati 104 për qind më e shtrenjtë se shpenzimi nën 800 kwh.
Të gjitha këto çmime janë të shënuara në çdo faturë për konsumatorët, tha KESCO./ REL
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha të martën se d...
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) njoftoi të martën ...
Forcat izraelite kanë bombarduar kampet palestineze të ref...
Qeveria e Serbisë mori vendim që nga data 01.01.2024 t...
Prokurorët në Francë kanë nisur një hetim për vrasje p...
Anëtarët e Parlamentit Evropian (PE) dhe qeveritë komb...
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë më 26 dhjetor se kanë shka...
Presidenti Joe Biden ka urdhëruar ushtrinë amerikane që të...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar ...
A e keni pyetur ndonjëherë veten se si festohej në Ame...
Besimtarët katolikë dhe ata ortodoksë mbushën në mesna...
Kryeqyteti i Kinës, Pekini, ka përjetuar dhjetorin e tij m...
Forcat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të Maryinka,...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) u bëri thirrje ...
Një festë për punonjësit e një filiali të Airbus në Fr...
Kryeministri, Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli do të...
Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive kanë prekur ...
Ëmbëlsirat kanë një efekt ngushëllues dhe plotësues pë...
Zëdhënësja e Alexei Navalny, Kira Yarmysh, tha të hënën se...
Në veri të Kosovës janë sekuestruar mjete të rrezikshme. ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...