Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Isha 33 vjeç kur më vdiq babai, por në pikëllimin që përjetova u ndjeva si një fëmijë i vogël, dhe jo si një i rritur që tashmë kishte fëmijë. M’u deshën shumë vite për ta kuptuar arsyen, madje edhe më shumë vite të tjera për ta kuptuar se do të jem përgjithmonë një fëmijë, sepse koha është një rrëfimtar i pasigurt dhe jo i besueshëm.
Në ditët dhe javët pas vdekjes së tim eti, sa herë që shihja një person në të 60-at, kisha këtë sekuencë mendimesh: Ai më sheh dhe kujton kur ishte në moshën time. Ai s’mund ta besojë se sa shpejt kaluan 30 vjet. Do të jem 65 vjeç para se të kuptoj se çfarë ndodhi. Dhe pastaj do të vdes. Unë nuk do të arrij asnjëherë të marr sa duhet nga kjo jetë, sepse koha nxiton si një tren me shpejtësi të lartë, të cilin unë nuk mund ta ndaloj.
Ky ishte cikli im i logjikës së shkurtër. Dhe unë u fiksova pas saj. Për pjesën më të madhe të vitit të ardhshëm, disa herë në ditë arrija ta prisha gjurmën e kohës drejt momentit të vdekjes sime të ardhshme. Megjithatë, koha iu përmbajt ritmit të saj normal, në të cilin çdo orë përbëhet nga 60 minuta dhe kalendari funksionon në mënyrë të përsosur.
Fëmijët e mi mësuan të lidhin vetë këpucët, të luanin me top dhe të ngisnin biçikletën.
Unë i shihja si një fantazmë nga shtrati im i vdekjes. Isha si Bill Marrej në filmin “Dita e Kastorit”, por në këtë rast kastori nuk do të dilte për disa vjet nga strofulla e tij. Çfarë duhej të bëja që të largohesha nga kjo e ardhme në të cilën do të vdisja?
Nuk e kisha idenë. Në një moment ishte mendja ajo që më liroi nga ajo gjendje. Dola nga treni. Isha 33 vjeç dhe mund të qaja pa frikë për babanë. Dhe ja ku jam tani, mbush 65 vjeç, pra në të njëjtën moshë që kishte im atë kur vdiq. Nuk kam frikë se do të vdes këtë vit.
Dhe as mendoj se po kaloj një moment historik. Prisja që do ta tejkaloja moshën e vdekjes së babait, por nuk prisja të ndihesha i pikëlluar. Këtë vit që jemi në të njëjtën moshë, më duket sikur po e humb sërish babanë. Edhe pse kam 32 vite pa të, babai ka qenë gjithmonë përpara meje, duke më treguar rrugën.
Ai ishte më i moshuar. Sepse baballarët janë gjithmonë më të mëdhenj se fëmijët e tyre. Po nëse jam më i moshuar, a është ai ende babai im? Mirë se vini në ciklin tim të ri logjik. Unë shoh tim atë në stacionin e trenit, platforma 65, duke ma bërë me dorë teksa kaloj me shpejtësi.
Pjesën tjetër të rrugës unë jam duke udhëtuar vetëm. Koha është e pamëshirshme. Sërish. Dhe tani e kuptoj se sa i ri ishte babai im kur vdiq. Se ai dëshironte të gjitha gëzimet dhe tundimet që kishte pasur gjithmonë. Se pasiguritë e tij nuk i kishin mbaruar vetëm sepse kishte kremtuar një ditëlindje të caktuar.
Tani e di që zëri brenda kokës së tij ishte ende rinor dhe rebel. Ishte koha, që me gjithë dredhitë e saj, i lejon të moshuarit të mbeten përgjithmonë të rinj nga brenda, thelbi i tyre i imunizuar nga kronologjia e jetës edhe kur trupat e tyre kërrusen dhe duart e tyre rreshken me kalimin e moshës. Tani e di që ne të gjithë jemi ende fëmijë, të veshur me kostumet tona të moshës, dhe me “grimin” e kohës të aplikuar në mënyrë perfekte mbi fytyrat tona.
Shënim:Jim Sollisch është partner në “Marcus Thomas”, një agjenci reklamash në Kleveland, SHBA./CNA
Duke nisur kundërsulmin e saj të planifikuar prej kohësh, ...
Tensionet në Kosovë shpërthyen sërish muajin e kaluar, tek...
Një nga debatet më të rëndësishme të kohës që po jetojmë ë...
9576 bomba bërthamore të gatshme për përdorim të menjëhers...
Chris Hill, ambasadori i SHBA-së në Serbi, dha një intervi...
Detaje të rënda janë bërë me dije nga tragjedia në brigjet...
Më shumë se 1000 njerëz kanë kaluar Kanalin Anglez me vark...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën...
Një ditë pasi rusët votuan në një referendum kombëtar që s...
Sipas autoriteteve britanike, Rusia dhe Ukraina, po përbal...
Nga sulmi ndaj digës në Ukrainë janë regjistruar të paktën...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka nisur viz...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se sot se ja...
Njësitë speciale të policisë maqedonase dhe të drejtorisë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot gjatë fjal...
NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski nuk ka asnjë d...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisur dr...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dënuar fu...
Sulmet ajrore dhe granatimet ruse kanë vrarë të paktën gja...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...