“Historitë e mesazheve i di ajo”/ Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq: Mos u merr me llafe grash
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit mes kreut...
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit mes kreut...

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën të enjten, në një takim të nivelit të lartë për të diskutuar rreth rëndësisë që duhet kushtuar mbrojtjes së krahut lindor nga agresioni rus, si dhe forcimit të aftësive mbrojtëse të Ukrainës. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të jenë në qendër të vëmendjes në këtë takim.
Presidenti Zelensky do t'i drejtohet udhëheqësve evropiane përmes një telekonference. Ndonëse nuk është zyrtarisht në axhendë, një hapësirë të madhe diskutimi pritet të marrë rebelimi i grupit Wagner, gjatë fundjavës në Rusi si dhe ndikimi që ai mund të ketë në qeverisjen e Presidentit Vladimir Putin.
“Rebelimi që pamë në fundjavë tregon se ka çarje dhe ndasi brenda sistemit rus. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të theksohet se këto janë çështje të brendshme ruse”, tha zoti Stoltenberg pas mbërritjes në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Udhëheqësit e BE-së janë dakord me këtë vlerësim. “Kjo tregoi çarje të thella në sistemin e Putinit. Kjo kryengritje e fundjavës së kaluar do të pasohet nga veprime të tjera”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
Gitanas Nauseda, President i Lituanisë, njëri nga disa vendet e BE-së që kufizohen me Rusinë, këmbënguli se kryengritja e fundjavës është një arsye tjetër për të marrë një qëndrim të fortë ndaj Presidentit rus Vladimir Putin.
“Disa kolegë ndonjëherë thonë se një Putin i fortë është më pak i rrezikshëm se një Putin i dobët. Unë nuk jam dakord me këtë. Ne duhet të ecim përpara dhe të jemi vendimtarë, sepse tani është një moment vendimtar i historisë”, tha ai.
Krisjanis Karins, Kryeministri i Letonisë, një vend tjetër në kufi me Rusinë, tha se "nuk mund të kontrollojmë atë që po ndodh brenda Rusisë, por ne mund të kontrollojmë atë që bëjmë nga jashtë".
Zyrtarë nga disa shtete anëtare dhe institucione të BE-së thanë se kaosi dhe paqëndrueshmëria e krijuar nga rebelimi jo vetëm që do ta detyronte BE-në të dyfishojë mbështetjen e saj për Ukrainën me angazhime për më shumë municione, por gjithashtu të sigurojë që luftimet dhe dhuna të mos përhapen në vetë vendet anëtare të bllokut.
"Nuk ka vend për hezitim", tha Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas. "Ne duhet të vazhdojmë të rrisim koston e agresionit rus."
Disa udhëheqës të BE-së thanë se efektet e rebelimit kanë arritur deri tek Kremlini.
“Gjithsesi, ato (kryengritjet) sigurisht që do të kenë një ndikim afatgjatë në Rusi”, tha kancelari gjerman Olof Scholz për kanalin ARD. "Unë besoj se (presidenti rus Vladimir Putin) është dobësuar."
Kancelari Scholz e tha atë që shumë udhëheqës të BE-së shpresonin se do të ndodhte. Ata tani po shohin ndikimin në rritje të 11 raundeve të sanksioneve që BE-ja ka vendosur ndaj Rusisë, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.
Megjithëse BE-ja mund të mos ofrojë ndonjë garanci ushtarake, ekziston një frymë mbizotëruese se udhëheqësit e saj do të ashpërsojnë gjuhën në deklaratën përfundimtare të takimit të tyre. Në draftin e fundit, të siguruar nga agjencia e lajmeve Associated Press, udhëheqësit thonë se "janë të gatshëm të kontribuojnë, së bashku me partnerët, në angazhimet e ardhshme të sigurisë ndaj Ukrainës, që do ta ndihmojnë Ukrainën të mbrohet në aspektin afatgjatë, të frenojë aktet e agresionit dhe t'u rezistojë përpjekjeve të destabilizimit.”
Shumica e vendeve të BE-së janë gjithashtu anëtarë të NATO-s dhe në takimin e aleancës më 11-12 korrik ata do të shqyrtojnë ofrimin e më shumë garancive në fushën e sigurisë për Ukrainën, megjithëse nuk pritet t’i ofrojnë asaj anëtarësim të plotë në NATO.
Vendet e BE-së kanë ofruar gjithashtu ndihma prej miliarda eurosh për të rritur rezervat ushtarake të Ukrainës dhe për të mbështetur ekonominë e dëmtuar të vendit. Udhëheqësit e BE-së do të shqyrtojnë edhe mundësinë e përdorimit të pasurive të ngrira të Rusisë, që kapin shifrën e rreth 200 miliardë eurove, për të ndihmuar Kievin./ VOA
Gjeneralët më të lartë të Rusisë nuk janë parë në publik q...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të en...
Një protestë me tensione e përplasje u zhvillua ditën e so...
Një profesor dhe dy studentë u goditën me thikë në një lig...
Dhjetëra persona janë ngritur në protestë para ambasadës s...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një ...
Djegia e Kuranit nga dy burra në Suedi pas aprovimit të gj...
Disa vende me shumicë myslimane kanë dënuar djegien e një ...
UASHINGTON - Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të leh...
Dy burra qëndruan jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit të...
Alexis Tsipras, kreu i SYRIZA-s, u ka dorëzuar anëtarëve t...
Qeveria e Kosovës ka shpallur organizata terroriste “Mbroj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhj...
Mbrëmë është djegur pika statike e Policisë së Kosovës te ...
Administrata amerikane ndan të njëjtat shqetësime sikurse ...
Parlamenti i Hungarisë nuk do të ratifikojë anëtarësimin e...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë Konsullatës së...
Të paktën 150 persona janë arrestuar në të gjithë Francën ...
Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare do të mblidhen sot në Bru...
Zyrtari për të drejtat themelore të agjencisë ka rekomandu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...