Hungaria do të shtyjë ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO
Parlamenti i Hungarisë nuk do të ratifikojë anëtarësimin e...

Administrata amerikane ndan të njëjtat shqetësime sikurse Kongresi lidhur me tensionet në veri të Kosovës, tha për "Zërin e Amerikës" një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
“Zyrtarët e Qeverisë amerikane, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, kanë punuar ngushtë me partnerët e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje diplomatike për ngjarjet e fundit. Ata janë angazhuar me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës për të nxitur çtensionimin dhe përqendrimin e ripërtërirë në zbatimin e marrëveshjeve të normalizimit të nënshkruara në fillim të këtij viti”, tha zëdhënësi duke nënvizuar se “normalizimi i marrëdhënieve, pjesëmarrja në proceset demokratike dhe respektimi i sundimit të ligjit do të kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe sigurinë në veri të Kosovës”.
Ai i bëri këto komente duke iu përgjigjur "Zërit të Amerikës" rreth një letre që një grup senatorësh demokratë dhe republikanë i drejtuan presidentit amerikan, Joe Biden, duke kërkuar që ta trajtojë me përparësi përkeqësimin e situatës së sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Senatorja Jeanne Shaheen bashkë me senatorët Chris Murphy, Chris Van Hollen, Ben Cardin, Pete Ricketts, Thom Tillis, Peter Welch dhe Dick Durbin, shprehën në letër shqetësimin me situatën në veri “ku dhuna e fundit serbe kundër forcave të NATO-s në Kosovë plagosi rreth 40 paqeruajtës të NATO-s. Që nga ato sulme, ne jemi të alarmuar nga vendimet Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, të cilat vazhdojnë të përshkallëzojnë dhe jo ulin tensionet”.
Në letër theksohet shqetësimi për sigurinë dhe mirëqenien e rreth 600 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
“Ne vlerësojmë përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të ulur tensionet, por këto përpjekje nuk kanë marrë përgjigje të ndërsjellë nga Kosova në veçanti. Si rrjedhojë, ne jemi të përgatitur të shqyrtojmë ndryshimin e mbështetjes së Kongresit”, thuhet në letrën e senatorëve.
Senatorët kanë përmendur rolin e Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës, por edhe hapat për ndërtuar një marrëdhënie me Serbinë.
Ata shprehen të “tronditur” nga veprimet e fundit të qeverive të Serbisë dhe Kosovës duke i cilësuar “vendime provokuese që kërcënojnë të dëmtojnë mundësitë e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe”. Tensionet në veri u rritën pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – të zgjedhur më 23 prill, në votimet e bojkotuara nga serbët – hynë në ndërtesat komunale me asistimin e policisë, përkundër kundërshtimit të serbëve lokalë.
Ne letrën e senatorëve shprehet mbështetja për propozimin e Bashkimit Evropian për uljen e tensioneve që përfshin: tërheqjen e kryetarëve nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës; pezullimin e operacioneve policore në afërsi të ndërtesave komunale me përfundimin e njëkohshëm të protestave, shpalljen e zgjedhjeve të reja komunale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës; dhe rikthimin në dialog për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Senatorët thanë se pa një përkushtim të vendosur për të ndërmarrë këto hapa, administrata amerikane duhet të shtyjë “çdo thellim të marrëdhënieve dypalëshe të në fushën e sigurisë me të dyja vendet”.
Duke theksuar se marrëdhëniet duhet të ndërtohen mbi vullnetin e mirë, bashkëpunimin kuptimplotë dhe vlerat e përbashkëta, senatorët thanë se “nuk e shohim këtë episod të fundit tensionesh si një shmangie të përkohshme në marrëdhëniet dypalëshe, por si një moment përcaktues në trajektoren e marrëdhënieve tona me të dyja vendet”.
Gjatë kësaj jave, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar shpalljen e masave të reja ndëshkuese për Kosovën./ Rel
Parlamenti i Hungarisë nuk do të ratifikojë anëtarësimin e...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë Konsullatës së...
Të paktën 150 persona janë arrestuar në të gjithë Francën ...
Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare do të mblidhen sot në Bru...
Zyrtari për të drejtat themelore të agjencisë ka rekomandu...
Kur tanket e mercenarëve të Wagnerit lëviznin drejt Moskës...
Byroja federale e Hetimit (FBI) si dhe Departamenti amerik...
Për herë të parë kanë janë nxjerrë pjesë të nëndetëses “Ti...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pasi Po...
Policia e Kosovës ka ndaluar ditën e sotme djalin e presid...
Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit thotë se zbuloi të martë...
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka bërë një tjetër gaf...
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i cili po kandid...
Më shumë se 200 miliardë dollarë mund të jenë vjedhur nga ...
Largimi i udhëheqësit të grupit Wanger, Yevgeny Prigoz...
Autoritetet ukrainase arrestuan të mërkurën një person i c...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar në l...
Një ngjarje e pazakontë që reflekton anën e mirë njerë...
Ish-presidenti Donald Trump po bën fushatë për t'u rik...
Parlamenti i Kroacisë votoi të mërkurën për njohjen e Holo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...