Polonia mohon se ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë
Polonia mohoi se një helikopter ushtarak i saj ka shke...

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka thënë të premten se sulmi i fundit me dronë në veriperëndim të Rusisë, i cili i ka dëmtuar disa aeroplanë transportues, është planifikuar brenda territorit rus.
Ky pretendim i 1 shtatorit është bërë teksa presidenti rus, Vladimir Putin, u ka thënë nxënësve në ditën e parë të shkollës, se shteti i tyre është i “pathyeshëm”.
Sulmi i kësaj jave në aeroportin Pskov, rreth 700 kilometra larg Ukrainës, shënon ndër sulmet e fundit në territorin rus, prej kur Kievi është zotuar në korrik se do ta “kthejë” konfliktin në Moskë.
“Dronët e përdorur për ta sulmuar bazën ajrore ‘Kresty’ në Pskov janë nisur nga Rusia”, ka thënë shefi ukrainas i inteligjencës, Kyrylo Budanov të premten.
“Katër aeroplanë transportues IL-76 janë goditur si rezultat i sulmit. Dy janë shkatërruar dhe dy janë dëmtuar rëndë”, ka shtuar ai.
Budanov ka thënë se këto pajisje janë përdorur nga Ministria ruse e Mbrojtjes për të transportuar trupa ushtarake dhe mallra.
Kremlini ka thënë këtë javë se ekspertët ushtarakë janë duke punuar për ta gjetur drejtimin e fluturimit të dronëve, në mënyrë që t’i “parandalojnë situatat e tilla në të ardhmen”.
I pyetur për pretendimet e Ukrainës, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka refuzuar të përgjigjet duke kërkuar që pyetjet t’i bëhen Ministrisë së Mbrojtjes.
Rajoni Pskov, i cili është shënjestruar nga dronët edhe në maj, është i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s në perëndim, Estoninë dhe Letoninë, si dhe Bjellorusinë në jug.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./Rel
Polonia mohoi se një helikopter ushtarak i saj ka shke...
Danimarka ka vendosur të kufizojë në pesë numrin e diploma...
Forcat e Ukrainës në ditët e fundit kanë bërë “përpari...
Një gjykatës federal amerikan më 1 shtator shqiptoi dë...
Gjithçka filloi si një hobi, por vëzhgimi i anijeve ruse t...
Presidenti rus Vladimir Putin do të presë homologun turk R...
Pikërisht 75 vjet pas hapjes së Këshillit Parlamentar, për...
Zëvendësministri rus i financave, Alexei Moiseev, tha ...
Fondacioni Nobel që administron çmimet prestigjioze, ka nd...
Nxënësit rusë kanë nisur vitin e ri shkollor me fjalë inku...
Qindra persona u mblodhën në jug të Sirisë më 1 shtator du...
Mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore, kriz...
Kryetari i Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaq...
Ministrat e jashtëm të BE-së bënë thirrje të enjten për nj...
Si pasojë e shpërthimit në një pikë karburanti pranë Bukur...
Sipas një sondazhi, cilësia e arsimit në shkollat gjerma...
Një tjetër natë makthi nga zjarret në Evros, pasi flakët n...
Shtetasit e Gjeorgjisë dhe Moldavisë tani do të duhet të p...
Përdoruesit iranianë të rrjeteve sociale po postojnë dhe s...
Njësitë e Doganës së Kosovës kanë gjetur mbi 350 lloje të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...