Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Udhëheqësit evropianë paralajmëruan të hënën se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump, për të zgjeruar tarifat ndaj BE-së, rrezikon të çojë në një luftë tregtare që do të shkaktonte dëme ekonomike në të dyja anët e Atlantikut.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se nëse SHBA-ja dhe Evropa fillojnë një luftë tregtare "atëherë ajo që do të qeshet anash është Kina".
"Ne jemi shumë të ndërlidhur. Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu", tha ajo, duke folur para një takimi joformal të udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Udhëheqësit e BE-së u mblodhën të hënën për të diskutuar se si të forcohet mbrojtja e kontinentit kundër Rusisë dhe si të trajtohet qasja e Presidentit Trump, i cili ka paralajmëruar 27 vendet e Bashkimit Evropian se janë në radhë pas vendimit të tij për të vendosur tarifa gjithëpërfshirëse ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës.
“Kjo do të ndodhë patjetër me Bashkimin Evropian. Mund t'ju them se ata kanë përfituar vërtet nga ne", u tha Presidenti Trump gazetarëve të dielën, duke përsëritur ankesat për një deficit tregtar.
"Ata nuk na i blejnë makinat tona, nuk i blejnë prodhimet tona bujqësore. Ata nuk blejnë pothuajse asgjë dhe ne blejmë gjithçka prej tyre”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, foli me një ton më të kujdesshëm, duke u kërkuar BE-së dhe SHBA-së të punojnë së bashku.
"Është e qartë se si një zonë e fortë ekonomike ne mund të formojmë të ardhmen tonë dhe të reagojmë ndaj politikave tarifore... Por, perspektiva dhe qëllimi duhet të jenë që gjërat të çojnë në bashkëpunim", tha ai.
Aksionet e prodhuesve evropianë të makinave ranë të hënën për shkak të shqetësimeve për ndikimin e tarifave.
Në ankesat e tij për bilancin tregtar me BE-në, Presidenti Trump është përqendruar vetëm në tregtinë e mallrave.
BE-ja ka eksportuar vazhdimisht më shumë mallra në Shtetet e Bashkuara sesa ka importuar dhe deficiti tregtar i mallrave në vitin 2023, ishte 155.8 miliardë euro, sipas të dhënave të Eurostatit.
Megjithatë, në shërbime, SHBA-ja kishte një tepricë të eksporteve mbi importet me Bashkimin Evropian prej 104 miliardë eurosh në vitin 2023./ Voa
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë janë të një...
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpall...
Numri i tërmeteve të regjistruara këtë fundjavë në ishulli...
Donald Trump thotë se SHBA-ja do të vendosë definitivisht ...
Aksionet aziatike kanë rënë pasi Presidenti i SHBA-së, Don...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi me takimet elekt...
Skena paniku në aeroportin “George Bush” në Amerikë teksa ...
Në rrjetin e tij social, “Truth”, presidenti i Amerikës, D...
Një person humbi jetën dhe mijëra të tjerë janë në pitje t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi fushatën elektor...
Një tërmet i ri u regjistrua në Greqi ditën e sotme në San...
Qindra studentë në Serbi, të përkrahur edhe nga qytetarë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Pan...
Tre fëmijë kanë humbur jetën të shtunën në fshatin Jabllan...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa prej...
Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka arrestuar...
Ushtria ukrainase ka raportuar një sulm nga ushtria ruse n...
Një kompani e vogël kineze trazoi këtë javë mbarë sektorin...
Presidenti Donald Trump tha të shtunën se kishte dhënë urd...
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Ukraina t'i mbajë zgjedh...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...