200 tërmete në Santorini/ Emergjenca mbyll shkollat në gjithë ishullin
Numri i tërmeteve të regjistruara këtë fundjavë në ishulli...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.
Në një konferencë për media sot, ai ka thënë se kompania rajonale publike "Pastrimi", e cila aktualisht është kompania e vetme e angazhuar për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, nuk është treguar efikase në këtë detyrë.
“Do të vazhdojmë që gjendjen emergjente që e kemi shpallur, ta përdorim për angazhimin e kompanive private për të ndihmuar për pastrimin e mirëfilltë të kryeqytetit”, ka thënë Rama.
Gjatë vitit 2024, komuna po ashtu kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe përkohësisht kishte angazhuar operatorë privatë shtesë për të bërë grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.
Por, sipas Ramës, një angazhim më afatgjatë ishte pamundësuar nga asamblistët opozitarë në komunë me miratimin e një rregulloreje, e cila "i dha ndërmarrjes 'Pastrimi' të drejtën ekskluzive për këtë shërbim".
*Fotogaleri nga gjendja e krijuar në kryeqytet marsin e vitit 2023 si pasojë e grevës së punëtorëve të kompanisë "Pastrimi" Gjithashtu, gjatë vitit 2024, punëtorë të kompanisë "Pastrimi" ishin ankuar dhe kishin protestuar para komunës, kundër angazhimit të kompanive private që, sipas tyre, paraqet rrezik për falimentimin e tyre.
Kompania "Pastrimi" është ndërmarrje publike lokale me rreth 900 punëtorë, e cila kryen shërbime për grumbullimin e mbeturinave për disa qytete të Kosovës, përfshirë Prishtinën.
Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në email-in e kësaj kompanie në lidhje me deklarimin e fundit të kryetarit të Prishtinës dhe është në pritje të përgjigjeve.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci, po ashtu, ka thënë se situata aktuale ”e tejkeqësuar” i ka detyruar të shpallin sërish gjendje të jashtëzakonshme.
“Kompania 'Pastrimi' me logjistikën që ka pasur, nuk ka pasur mundësi t’u ofrojë qytetarëve as kontejnerët, as mekanizmin e duhur për bartjen e mbeturinave”, ka theksuar ai.
Sipas komunës, një ekip i krijuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike ka inspektuar terrenin dhe “ka konstatuar situatë alarmante, me rrezik të madh përhapjeje epidemish”.
Ndërmarrjet publike të angazhuara për menaxhimin e mbeturinave nëpër Kosovë shpesh përballen me mungesë kapacitetesh si pasojë edhe e vështirësisë për inkasimin e borxheve nga qytetarët.
Punëtorë të këtyre ndërmarrjeve shpesh kanë protestuar, madje kanë mbajtur edhe greva në lidhje me kushtet e punës dhe pagat e ulëta./ Rel
Numri i tërmeteve të regjistruara këtë fundjavë në ishulli...
Donald Trump thotë se SHBA-ja do të vendosë definitivisht ...
Aksionet aziatike kanë rënë pasi Presidenti i SHBA-së, Don...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi me takimet elekt...
Skena paniku në aeroportin “George Bush” në Amerikë teksa ...
Në rrjetin e tij social, “Truth”, presidenti i Amerikës, D...
Një person humbi jetën dhe mijëra të tjerë janë në pitje t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi fushatën elektor...
Një tërmet i ri u regjistrua në Greqi ditën e sotme në San...
Qindra studentë në Serbi, të përkrahur edhe nga qytetarë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Pan...
Tre fëmijë kanë humbur jetën të shtunën në fshatin Jabllan...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa prej...
Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka arrestuar...
Ushtria ukrainase ka raportuar një sulm nga ushtria ruse n...
Një kompani e vogël kineze trazoi këtë javë mbarë sektorin...
Presidenti Donald Trump tha të shtunën se kishte dhënë urd...
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Ukraina t'i mbajë zgjedh...
Presidenti Donald Trump njoftoi se do të vendosë tarifa pë...
Mediat italiane raportojnë se anija me 43 emigrantët e tra...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...