“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Udhëheqësi opozitar hungarez, Peter Magyar, tha se nuk do të ketë largim të shpejtë nga importet e lëndëve fosile ruse, nëse ai fiton zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në pranverë.
Kjo çështje është thelbësore në përpjekjet për të ngufatur të ardhurat që Rusia përdor për të financuar pushtimin e Ukrainës, teksa Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje shteteve që të ulin importet e tyre.
“Ne nuk duam t’i heqim [burimet energjetike ruse] nesër, por deri më 2035”, tha Magyar në një intervistë për Shërbimin hungarez të Radios Evropa e Lirë.
“Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të blejmë [nga Rusia], por do të thotë se ne do të gjejmë burimet më të lira dhe më të sigurta. Nëse do të ketë një krizë energjetike, duhet të kemi mënyra të shumta të prokurimit” për të plotësuar nevojat energjetike të Hungarisë.
Qëndrimi i Magyar-it është i rëndësishëm, pasi partia e tij, Tisza, sipas sondazheve ka epërsi ndaj partisë Fidesz të kryeministrit Viktor Orban. Sipas disa sondazheve, Tisza thuhet se ka një epërsi prej 20 pikë të përqindjes. Orban ka paralajmëruar se Hungaria do të përballet me “kaos dhe varfëri” nëse Magyar fiton zgjedhjet.
Hungaria aktualisht importon rreth 95 për qind të furnizimeve me gaz natyror nga Rusia, ndërkaq gjatë pjesës së parë të vitit 2025, rreth 92 për qind të importeve të naftës së vendit erdhën nga Rusia.
Orban, që ka mbajtur raporte të ngushta me Moskën, ka mbrojtur fuqishëm këto marrëveshje, duke argumentuar se ato janë në interesin kombëtar të Hungarisë.
BE-ja e ka vendosur si objektiv që deri më 2027 të heqë dorë nga importet e energjisë ruse – shumë më shpejt sesa parashikoi Magyar-i.
Plani i BE-së parashikohet që të realizohet përmes rregullave të tregut të brendshëm të BE-së, që do të thotë se vendimi nuk mund të bllokohet nga Hungaria ose Sllovakia, e cila po ashtu është e varur nga furnizimet ruse.
Presidenti amerikan, Donald Trump, që mbështet Orban-in, ka kërcënuar me vendosjen e tarifave dytësore ndaj shteteve që importojnë naftë ruse dhe ka thënë se tarifa prej 25 për qind që Uashingtoni i vendosi Indisë është shembull që duhet të aplikohet gjithandej.
Udhëheqësi amerikan po ashtu u ka bërë thirrje shteteve europiane që të veprojnë njësojë dhe të ndalin blerjen e naftës ruse./ Rel
Kontrolli i Kinës mbi mineralet e rralla - të domosdoshme ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ende...
“Synimi që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Europian...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se p...
Alkooli është një shkak kryesor i kancerit në të gjithë Eu...
Kosova ka zhvilluar më 12 tetor zgjedhjet lokale për kryet...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një dalj...
Përmbytjet masive në Meksikën qendrore dhe lindore kanë bë...
Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshat në Castel ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, pas shembjes ...
Tarifat e reja për anijet amerikane që mbërrijnë në portet...
Ministrat e BE-së u zotuan të rrisin përpjekjet e tyre për...
Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi dekoron homolog...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy do të fillojë të v...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ndërmjetësit nënshk...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të takohet m...
NATO filloi stërvitjen e saj vjetore bërthamore në Steadfa...
Shefi i inteligjencës të Gjermanisë paralajmëroi se Rusia ...
Asambleja Parlamentare e NATO-s i ka akorduar Presidentes ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...