“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ende nuk i ka nisur diskutimet me partitë tjera lidhur me formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Më 10 tetor, Kurti, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, është mandatuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për formimin e ekzekutivit të ri.
“Tepër shumë punë këto ditë, analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet t'i shohim kontributet që i kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por, po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se dhjetë ditë”, tha Kurti për mediat më 14 tetor kur u pyet nëse ka nisur diskutime me subjektet politike për qeverisjen qendrore.
Një ditë më parë Kurti paralajmëroi se diskutimet për qeverinë e re të Kosovës do t’i nisë këtë javë.
Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por jo mjaftueshëm për ta formuar vetë udhëheqjen e re.
Kurti ka afat që deri më 26 tetor të prezantojë para Kuvendit ekzekutivin e ri. Për zgjedhin e tij kërkohen 61 vota në Kuvendin prej 120 ulësesh.
“Kosovës i duhet edhe një mandat i qeverisë sonë, i duhet një mandat i ri i qeverisë sonë. Neve na duhet një mandat i ri në përputhje me rezultatin e 9 shkurtit sivjet”, deklaroi Kurti gjatë një konference për media më 13 tetor.
Ai nuk deshi të japë hollësi se me cilat parti mund të diskutojë për ndonjë koalicion të mundshëm.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar ditë më parë se LVV-ja mund të diskutojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës për ndonjë koalicion të mundshëm, pasi Nisma Socialdemokrate nuk ka qenë e interesuar të përfshihet në qeverisje.
Ajo e ka përjashtuar ndonjë koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Njohësit e zhvillimeve politike i thanë Radios Evropa e Lirë se gara e partive politike për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale – që do të mbahet më 9 nëntor – mund t’i ndikojë negociatat për formimin e ekzekutivit të ri.
Nëse LVV-ja nuk arrin të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve për kabinetin e ri deri më 26 tetor, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar qeverinë.
Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.
Nëse qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen dyzet ditë që prej shpalljes së vendimit./REL
“Synimi që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Europian...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se p...
Alkooli është një shkak kryesor i kancerit në të gjithë Eu...
Kosova ka zhvilluar më 12 tetor zgjedhjet lokale për kryet...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një dalj...
Përmbytjet masive në Meksikën qendrore dhe lindore kanë bë...
Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshat në Castel ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, pas shembjes ...
Tarifat e reja për anijet amerikane që mbërrijnë në portet...
Ministrat e BE-së u zotuan të rrisin përpjekjet e tyre për...
Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi dekoron homolog...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy do të fillojë të v...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ndërmjetësit nënshk...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të takohet m...
NATO filloi stërvitjen e saj vjetore bërthamore në Steadfa...
Shefi i inteligjencës të Gjermanisë paralajmëroi se Rusia ...
Asambleja Parlamentare e NATO-s i ka akorduar Presidentes ...
Paralajmërime për mot të keq janë njoftuar në të gjithë Sp...
Presidenti Donald Trump mbërriti para pak minutash në Egji...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...