MPJD: Serbia refuzoi kërkesën për vizitën e Sveçlës në Luginën e Preshevës
Serbia ia ka refuzuar kërkesën ministrit të Punëve të Bren...

Ndërsa përgatitet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka bërë thirrje për rivendosjen e Kanalit të Panamasë nën kontrollin amerikan, ndërsa ripërsëriti thirrjet për t’i blerë Danimarkës, Groenlandën.
Groenlanda, territori gjysme-autonom danez i mbuluar me akull, është sërish në objektivin e presidentit të ardhshëm amerikan. Të dielën, zoti Trump emëroi ambasadorin e ri amerikan në Danimarkë.
Në një postim në median sociale ai shkruante se: “Për arsye të Sigurisë Kombëtare dhe Lirisë në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute”.
Republikani Trump sugjeroi gjithashtu marrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë. Ai i quajti “krejtësisht zhvatëse” tarifat e vëna nga Panamaja për të përdorur rrugën jetike të transportit detar.
“Nëse nuk respektohen parimet morale dhe ligjore, të këtij gjesti madhështor të dhurimit, atëherë ne do të kërkojmë që Kanali i Panamasë t’i kthehet plotësisht Shteteve të Bashkuara, shpejt dhe pa asnjë diskutim”, tha zoti Trump.
Duke hedhur poshtë akuzat e zotit Trump për tarifa të larta, Presidenti Jose Raul Mulino, tha se çdo metër katror i kanalit do të vazhdojë t’i përkasë Panamasë.
“Tarifat nuk janë trillime. Janë përcaktuar publikisht në një seancë të hapur, duke marrë parasysh kushtet e tregut, konkurrencën ndërkombëtare, kostot operacionale dhe nevojat për remont dhe modernizim të kanalit”, tha presidenti i Panamasë.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se Groenlanda nuk është për shitje. Thirrjet e Presidentit Trump në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë, për të blerë Groenlandën nuk u materializuan.
Sidoqoftë, deklaratat e tij para marrjes së presidencës më 20 janar kanë tërhequr vëmendjen e disa partnerëve dhe aleatëve.
Këtu përfshihet edhe Kanadaja. Zoti Trump e quajti Kryeministrin Justin Trudeau “guvernator”, duke sugjeruar se Shtetet e Bashkuara mund ta përvetësojnë fqinjin e saj verior, ndërsa e kërcënoi atë vend me 25% tarifa.
Ndërsa mbetet i paqartë qëllimi përfundimtar i zotit Trump, të hënën, djali i tij, Eric Trump, postoi në rrjetet sociale një foto të manipuluar të presidentit të zgjedhur duke blerë Kanadanë, Groenlandën dhe Kanalin e Panamasë në dyqanin e kompanisë Amazon./ VOA
Serbia ia ka refuzuar kërkesën ministrit të Punëve të Bren...
Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës ...
Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ka miratuar një r...
Ndërsa miliona ukrainas festojnë ditën e Krishtlindjes, Ru...
Një aeroplan pasagjerësh me 67 persona në bord është rrëzu...
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgim...
Miliona amerikanë në të gjithë SHBA po përgatiten për kush...
Irani i ka hequr kufizimet për platformën online të aplika...
Papa Françesku nisi zyrtarisht Vitin e Shenjtë 2025 në pra...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson se Lista ...
Një nga Krishtlindjet më të paharrueshme të Sumire Sek...
Në Nju Jork, një 33 vjeçar po përballet me akuzat për vras...
Presidenti dhe kryeministri i Francës arritën të formojnë ...
Lista Serbe subjekti kryesor i serbëve të Kosovës, tha të ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martë...
Rreth 1,200 turistë u evakuuan të martën nga monumenti iko...
Dy fonde spitalore të NHS në Londër po përdorin teknologji...
Një anije kozmike e NASA-s po përpiqet të bëjë histori me ...
Një anije ruse ngarkesash e quajtur Ursa Major u mbyt ...
Kompania amerikane e automjeteve “Ford Motor” i dhuroi 1 m...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...