Shëndetësia në rajon, sa janë shpenzimet për frymë
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se Millan Radoiçiq ka dhënë urdhrin për kryerje të sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor, ndërsa shteti i Serbisë ka përgjegjësi për financim, planifikim dhe logjistikën e sulmit.
Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se këto deklarata i bazon në të dhënat e inteligjencës dhe autoriteteve të sigurisë.
Sipas tij, përkrahja që i ofron Beogradi zyrtar, atij që e ka quajtur grup terrorist të Millan Radoiçiqit, nuk mund të quhet ndryshe, pos koordinim i shtetit serb me këtë grup për të intensifikuar luftën hibride kundër Kosovës.
“Sulmi i 29 nëntorit në kanalin Ibër-Lepenc është vazhdimësi e akteve dhe sulmeve terroriste, dhe aktiviteteve tjera destabilizuese të kryera nga mekanizmat e ndikimit të Serbisë në Kosovë, përfshirë organizatat terroriste serbe. Duke marrë parasysh se akte të tilla terroriste kërkojnë përgatitje profesionale në diversion, dhe faktin se Millan Radoiçiq përkrahet edhe nga strukturat shtetërore të Serbisë, vlerësohet se edhe shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit është përkrahur me planifikim dhe logjistikë nga shteti i Serbisë”.
Sipas tij, sulmi ka qenë e pamundur të kryhet nga grupi i Radoçiqit, pa e pasur mbrapa shtetin serb.
"Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Kosovë, të cilat për pasojë kanë, jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike, të cilat Serbia i nxit fort, pastaj shkaktimin e panikut në mesin e qytetarëve, e krejt në fund edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil, pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt, dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri”, ka thënë Kurti, duke u zotuar se autoritetet janë të përkushtuara për, siç ka thënë, neutralizim të kësaj metode të mbetur serbe.
Kurti e ka prezantuar një kronologji të 15 sulmeve, që sipas tij, e kanë pasur synim për të dëmtuar Kosovën “në mënyrë terroriste” nga 30 qershori deri më 29 nëntor të këtij viti, dhe që kanë kulmuar me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.
Kanali i Ibër-Lepencit është sulmuar më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.
Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Kurti ka thënë se Radoiçiq – që aktualisht besohet se është në Serbi i lirë – ka autorizuar persona për të kryer sulme në Kosovë disa herë gjatë vitit.
Millan Radoiçiq është në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi e ka pranuar organizimin dhe kryerjen e sulmit në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.
Si pasojë e këtij sulmi, që Kosova e konsideron terrorist dhe e fajëson Serbinë, është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Serbia, në anën, tjetër, hedh poshtë këto akuza. Mes tjerash, Kurti ka thënë se refuzimi i Beogradit për ta dorëzuar Radoiçiqin, ka qenë inkurajim për grupin i prin Radoiçiqi, për të vazhduar me akte tjera "kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës"./ Rel
Rreth 1,200 turistë u evakuuan të martën nga monumenti iko...
Dy fonde spitalore të NHS në Londër po përdorin teknologji...
Një anije kozmike e NASA-s po përpiqet të bëjë histori me ...
Një anije ruse ngarkesash e quajtur Ursa Major u mbyt ...
Kompania amerikane e automjeteve “Ford Motor” i dhuroi 1 m...
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Ha...
Organizata e Kombeve të Bashkuara që ndihmon në hetimin e ...
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, u shtrua të hën...
Rivaliteti ekonomik dhe teknologjik mes Shteteve të Bashku...
Më shumë se 1.000 koreanoveriorë janë vrarë apo plagosur n...
Shtetet e Bashkuara janë shprehur thellësisht të shqetësua...
Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri g...
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Da...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha të hënë...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thën...
Dy ish agjentë izraelitë tregojnë për herë të parë detaje ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk ka certifikua...
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet...
Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin t...
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...