Seuli: Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
Më shumë se 1.000 koreanoveriorë janë vrarë apo plagosur n...

Rivaliteti ekonomik dhe teknologjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë është shfaqur edhe tek tregu i dronëve, ku markat kineze janë dominuese.
Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të tregtisë së mëtejshme të dronëve nga dy kompani kineze, me argumentet se pajisjet mund të përdoren për të spiunuar amerikanët dhe se modelet me kosto të ulët po dëmtojnë industrinë e amerikane të dronëve.
Një projektligj për mbrojtjen, i miratuar nga Kongresi javën e kaluar, synon ndalimin e tregtisë së dronëve të prodhuar nga firmat “DJI Technology” dhe “Autel Robotics”, nëse përfundimet e një hulumtimi tregojnë se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare amerikane.
Por përdoruesit amerikanë, që nga punonjësit e rendit, fermerët, topografët, industria e filmit, varen nga dronët e prodhuar në Kinë, kryesisht të firmës DJI.
Ligjvënësja republikane, Elise Stefanik e cila përfaqëson Nju Jorkun dhe është përzgjedhur nga Presidenti i ardhshëm Donald Trump për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në OKB, ka drejtuar përpjekjet në Dhomën e Përfaqësuesve për të ndaluar tregtinë e mëtejshme të dronëve kinez, duke thënë se amerikanët janë bërë shumë të varur prej tyre.
“Është strategjikisht e papërgjegjshme që të lejojmë Kinën komuniste të jetë fabrika jonë e dronëve”, argumentoi ajo.
Përdorimi i dronëve në jetën e përditshme e shtyu Senatorin republikan Rick Scott, i cili përfaqëson Floridën, që ta detyronte Kongresin të kufizonte blerjen e dronëve kinezë për agjencitë federale. Këto kufizime u përfshinë në një projektligj të nënshkruar nga Presidenti Joe Biden vitin e kaluar.
Senatori Scott i ka krahasuar dronët kinezë me balonat spiune që mund të "mbledhin të dhëna ose të transportojnë ngarkesa të dëmshme" në të gjithë Amerikën, duke paraqitur rreziqe për bazat ushtarake, infrastrukturën kritike dhe burimet natyrore.
Firma DJI, e përmendur në projektligj, është marka më e njohur kineze e dronëve. Kjo kompani ‘ka pjesën e luanit’ në tregun global të dronëve dhe është lojtar dominues në tregun amerikan.
Dronët e kësaj kompanie përdoren nga ekipet e emergjencave për të zbuluar viktimat në raste fatkeqësie, topografët, zyra e kontrollit të insekteve dhe industria e filmit.
E themeluar në vitin 2006 dhe me qendër në qytetin jugor kinez të Shenzhen-it, firma DJI prodhon pajisje që janë të njohura për çmimet e përballueshme dhe cilësinë e tyre të lartë. Dronët e saj përdoren edhe në fushën e betejës në Ukrainë nga të dyja palët, edhe pse DJI nuk prodhon dronë ushtarak.
Me përkeqsimin e marrëdhënieve mes Shtete të Bashkuara dhe Kinës çështje e dronëve të firmës ‘DJI’ ka qenë nën shqyrtim. Qeveria amerikane e ka vendosur kompaninë në disa lista të zeza, duke përmendur shqetësimet për të drejtat e njeriut, si dhe lidhjet e dyshuara me ushtrinë kineze. ‘DJI’ ka mohuar të ketë kryer veprime të paligjshme dhe ka paditur Pentagonin për përcaktimin e saj si një kompani ushtarake kineze.
Zyrtarët amerikanë të doganave kanë bllokuar disa dërgesa të ‘DJI-së’ për shkak të shqetësimeve se produktet mund të ishin bërë me punë të detyruar. ‘DJI’ e ka quajtur rastin “një keqkuptim që ka të bëjë me procedura doganore”.
‘DJI-ja’ gjithashtu ka shprehur shqetësimin për përfshirjen e çështjes së dronëve në projektligjin e mbrojtjes, duke thënë se kjo gjë nuk i jep mundësi kompanisë të mbrohet. Firma bëri thirrje që të gëzojë “të drejtën për t’i kthyer përgjigje çdo gjetjeje”, që do të ofrohet nga Kongresi.
Përdoruesit thonë se dronët kinezë nuk mund të zëvendësohen lehtë
Fermeri nga Karolina e Veriut Russell Hedrick, përdor dronë për të hedhur plehra në fushat e tij me misër, fasule dhe grurë. Kjo i kushton atij shumë më pak se sa do t’i kushtonte nëse do përdorte një mjet në tokë. Një dron shpërndarës kushton 35,000 dollarë, ndërsa një mjet tokësor për hedhjen e plehrave kimikë, kushton 250,000 dollarë, tha ai.
Si vullnetar për operacione shpëtimi, zoti Hedrick përdor dronët për të gjetur njerëz që janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut e të tjera tipe dronësh për të dërguar ujë dhe ushqime për ata që janë bllokuar, gjë që ai e bëri pas uraganit Helene.
“Nuk është se nuk do të më pëlqejnë dronët amerikanë, por nuk mund t’i krahasoj me dronët e DJI-së për sa i përket besueshmërisë dhe lehtësisë së përdorimit”, tha zoti Hedrick. “Dronët amerikanë nuk janë aq të mirë sa ato të DJI-së, dhe kushtojnë dy herë më shumë”.
Në Departamentin e Brendshëm, ndalimi i dronëve të prodhuar nga jashtë ka rezultuar në një “humbje të mundësive për të mbledhur të dhëna mbi peizazhin, burimet natyrore dhe kulturore, kafshët e egra dhe infrastrukturën”, sipas një raporti zyrtar të publikuar në muajin shtator.
Michael Robbins, president dhe drejtues i AUVSI-së, një organizatë që mbron të drejtën e përdorimit të mjeteve pa pilot si dronët, shprehet kundër ndalimit të menjëhershëm të tyre. Organizata i ka kërkuar qeverisë të mbështesë industrinë vendase të prodhimit të dronëve përmes investimeve, në mënyrë që t’i bëj konkurrencë prodhimeve kineze si në kapacitet ashtu edhe në kosto./ VOA
Më shumë se 1.000 koreanoveriorë janë vrarë apo plagosur n...
Shtetet e Bashkuara janë shprehur thellësisht të shqetësua...
Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri g...
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Da...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha të hënë...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thën...
Dy ish agjentë izraelitë tregojnë për herë të parë detaje ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk ka certifikua...
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet...
Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin t...
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur...
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qen...
Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të dielën se Rus...
Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe ...
Të paktën 20 njerëz, përfshirë pesë fëmijë, janë vrarë si ...
Qeveria e Kinës e ka kundërshtuar të dielën vendimin e Sht...
Miliarderi amerikan, Elon Musk, njoftoi të shtunën vonë se...
Pesë persona të vdekur, 200 të plagosur: Pas goditjes fata...
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...