Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thën...

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha të hënën se nuk sheh prova që Beogradi është përfshirë në sulmin e 29 nëntorit në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës, për të cilin autoritetet në Kosovë akuzuan Serbinë.
Ai i bëri këto komente në një intervistë me televizionin shtetëror serb, duke theksuar se ka parë dëshirë nga të gjitha palët që të ndriçohet e vërteta për autorët e sulmit.
"Ne sigurisht nuk shohim prova që do të çonin në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të kryhet një hetim i plotë. Mendoj se është mirë që ne po i ofrojmë mbështetje atij hetimi përmes FBI-së (Byroja Federale e Hetimeve) dhe mendoj se është e rëndësishme. Por, e tëra flet për faktin se ka mungesë besimi dhe tendencë për të akuzuar njëri-tjetrin”, tha ai sipas një përkthimi të televizionit shtetëror serb.
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier ka njoftuar se FBI-ja po ndihmon autoritetet në Kosovë për të ndriçuar rastin 29 nëntorit, që ngjalli reagime të shumta.
Kosova akuzoi Serbinë për sulmin të cilin e cilësoi si terrorist, një cilësim që u përdor edhe nga Bashkimi Evropian. Autoritetet në Kosovë dyshojnë se prapa sulmit mund të jenë pjesëtarë të organizatës “Mbrojtja Civile”, e cila vitin e kaluar së bashku grupin “Brigada e Veriut” u shpallën si organizata terroriste nga qeveria e Kosovës. Zyrtarët në Kosovë thonë se këto organizata mbështeten dhe financohen nga Beogradi zyrtar.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka mohuar përfshirjen e shtetit të tij në sulm ndërsa ka theksuar gatishmërinë për bashkëpunim të plotë për kryerjen e hetimeve.
Sulmi i një muaji më parë vetëm sa shtoi tensionet edhe ashtu të larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me gjithë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ripërtërirë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Ambasadori amerikan në Serbi, Christofer Hill i tha televizionit shtetëror serb se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që Serbia e mbështet procesin e dialogut.
“Është shumë e vështirë, por duhet të them se Serbia vjen e përgatitur në këto bisedime. Në to ndonjëherë nuk arrihet përparim, por nuk mendoj se dikush fajëson Serbinë për faktin se procesi nuk çon në një mirëkuptim më të mirë”, tha ai duke theksuar se një nga shtyllat qendrore të procesit të dialogut është Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
"Ne e kemi mbështetur atë që kur është rënë dakord për herë të parë rreth 12 vjet më parë dhe duhet të zbatohet. Edhe pse njerëzit e kanë dëgjuar një mijë herë dhe janë të zhgënjyer që nuk është zbatuar, kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të flasim për të. Mendoj se duhet të jemi shumë të përqendruar në jetësimin e tij”, tha ambasadori Hill.
Ai tha se me gjithë faktin që Serbia dhe Shtetet e Bashkuara kanë qëndrime të ndryshme për Kosovën, kjo nuk duhet lejuar të pengojë proceset tjera të bashkëpunimit.
Ambasadori amerikan tha se nuk ka njohuri se do të vendosen sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), një paralajmërim ky i bërë dhjetë ditë më parë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Mund t'ju them se që kur rusët blenë NIS-in, ka pasur shumë shqetësime për të, sepse është e vetmja rafineri në Serbi dhe meqenëse është në pronësi të rusëve, ka shqetësuar shumë njerëz prej vitesh. Ky shqetësim shtohet nga fakti se Rusia vazhdon të zhvillojë një luftë barbare kundër Ukrainës”, tha ambasadori Hill duke nënvizuar se ka shqetësime nëse Industria e Naftës e Serbisë në duart ruse po ndihmon disi në financimin e luftës dhe se këto janë pyetje legjitime që duhet të shqyrtohen me kujdes.
"Do të shohim se cili do të jetë rezultati. Unë dua t'ju siguroj se vendimi përfundimtar nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në ekonominë serbe. Ne jemi shumë të interesuar që Serbia të vazhdojë të ketë një ekonomi shumë të suksesshme...”, tha ambasadori Hill.
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç paralajmëroi siç tha sanksione “brenda pak ditësh” Industrisë së Naftës së Serbisë, për shkak se kompanitë ruse janë pronare të shumicës së aksioneve. Ai tha se “ky është ndoshta një nga lajmet më të rënda dhe pjesë e trysnisë më të gjere gjeopolitike ndaj Rusisë".
Serbia e cila zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ruan marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Serbia është duke negociuar një marrëveshje të re me Rusinë për furnizim me gaz, meqë marrëveshja aktuale skadon në mars të vitit 2025.
Industria e Naftës e Serbisë (NIS), shumica e aksioneve të së cilës u takojnë kompanive ruse Gazprom Neft dhe Gazprom, është furnizuesja e vetme e Serbisë me gaz dhe pronarja e të dy tubacioneve që transportojnë gaz nga Rusia për në Serbi./ VOA
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thën...
Dy ish agjentë izraelitë tregojnë për herë të parë detaje ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk ka certifikua...
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet...
Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin t...
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur...
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qen...
Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të dielën se Rus...
Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe ...
Të paktën 20 njerëz, përfshirë pesë fëmijë, janë vrarë si ...
Qeveria e Kinës e ka kundërshtuar të dielën vendimin e Sht...
Miliarderi amerikan, Elon Musk, njoftoi të shtunën vonë se...
Pesë persona të vdekur, 200 të plagosur: Pas goditjes fata...
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink...
Papa Françesku i ka dërguar mesazh mbështetjeje presid...
Italia ka “ndezur” këmbanat e alarmit pas sulmit terrorist...
Banorët janë frikësuar pas tërmetit që u rregjistrua në or...
Presidenti Joe Biden nënshkroi ligjin që shmangu mbyll...
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...